Të mundur a fitimtarë...?!

Opinione

Të mundur a fitimtarë...?!

Nga: Agron Shabani Më: 18 korrik 2021 Në ora: 17:01
Agron Shabani

Ata që sadopok i njohin dhe kuptojnë kodin (kodeksin) e njohur pedagogjik ose akademik se bashku me 'etosin' dhe 'erosin' e njohur intelektual dhe profesional, e kanë të qartë faktin se nëse prindi, mësuesi, arsimtari ose pedagogu i përdorin përdite metodat  ose instrumentet e dhunës, represionit ose presionit ndaj femijëve ose nxënësve të tyre, dhe një ditë vëndosin për të mos i rrahur ose dhunuar më femijët ose nxënësit e tyre: I detyrojnë ata t'i pyesin: " Të dashur dhe nderuar prindër, mësues, arsimtare ose pedagog, ju lutem pse (përse) nuk po na rrahni ose maltretoni sot si dje ose pardje?!

Sepse, janë mësuar dhe adaptuar si të thuash me kushtët ose rrethanat e njohura të rrahjes, maltretimit, dhunës, represionit dhe terrorit fizik dhe sociopsikologjik.

Kështu është edhe me njerëzit ose popujt e ndryshëm që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj. Nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve.

Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër. (Stefan Zweig)

Shqiptarët e Kosovës dhe lidershipi i tyre shtetror, nacional, institucional ose politik, si duket ende (akoma) nuk ia kanë idenë dhe s'ia dijnë vlerën lirisë së tyre individuale dhe kolektive?! E sidomos asaj që ua sollën djemt dhe vashat më të mira të kombit-nën flamurin e Kastriotit dhe emblemën e lavdishme të UÇK-s.

Sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom dhe integral, merr hua (huazon) nga mendja (logjika ose intelekti), qenia dhe materia e tij përceptimet dhe anticipimët e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e levizjëve ose manifestimëve të larta, me të cilat i ka  lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij. 

Se këndejmi, profesori dhe intelektuali i njohur shqiptar, z. Frashër Demaj, me të drejtë konstaton se : "Në një vend ku ngulfatet liria dhe mendimi i njohur shkencor, intelektual dhe profesional, lëshon rrënjë injoranca e paketuar si "e drejtë demokratike" e bazuar në "gjithollogji".

Sipas Arthur Schoppenhauerit: Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit më njeri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten e tyre në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i jashtëm, i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim ose shtegtim jashtë saj, thotë me tej Schoppenhaueri, për të shtuar në vazhdim se shpirti i tyre nuk e ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, ndërkaq edhe stimujt dhe motivet tjera shpeshherë janë të detyruar t´i kërkojnë dikund tjetër, për shembull në vërë ose alkohol...Kështu që shumë njerëz duke ecur në këtë rrugë, mbërrijnë tek alkolizmi, depresioni etj.

Ndryshe nga kjo, në kuptimin e jetës si art dhe artit si filozofi, gjithënjë sipas 

mendimtarit ose filozofit të madh gjerman (Schoppenhauer): filozofi, shkrimtari, krijuesi, artisti, kulturologu, intelektuali politik ose politikani intektual, nuk duhet harruar kurrë se vetëm arti, talenti, fati dhe pushteti, janë pronë e tyre e përkohëshme dhe jo e tërë politika, shoqèria, shkenca ose filozofia. 

P. S. Njerëzit e mençur ose të ditur, shkruajnë dhe flasin për çështje, aspekte dhe vlera të larta shkencore, morale, fetare, kulturore, historike, ushtarake, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera, sepse kanë diçka për të thënë. 

Edhe të paditurit ose mediokritët, shkruajnë dhe flasin (duke bërtitur ose uluruar), sepse, edhe ata duhet të thonë diçka. 

U mor vesh se ...
Fjala është çelësi dhe kryqi i jetës . Formula e pagëzimit, e miqësisë, dashurisë, bukurisë dhe profecisë së brendshme dhe të jashtme të njeriut që e prekin ose arrijnë të lartë, sublimen ose madhështoren. 

Me fjalë nënkuptojmë luftën dhe paqën, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjën, fillimin dhe fundin, të vërtetën dhe gënjeshtrën...

U mor vesh se... të diturit dhe të urtit gjithèmonë flasin ose shkruajnë me forcën e argumentit dhe jo me argumentin e forcës.

Apo...!?

Nëse, jam i gabuar ose lajthitur nga "respekti dhe dashuria e marrëzishme ekzilore" ndaj shtetit dhe pushtetit kosovar, kërkojë ndjesë publike!

Mendja (truri), sytë dhe fytyra e njeriut janë të dashur dhe të bukur, sepse përmes tyre shihen zemra dhe shpirti i tij. Edhe zemra dhe shpirti i njeriut, janë të bukur dhe tepër të ngrohtë, sepse përmes tyre shihen dhe prekën intelekti, primatologjia, holistika ose profecia e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat