Veprimi për Shqipëri Etnike

Opinione

Veprimi për Shqipëri Etnike

Nga: Hyzri Salihu Më: 18 korrik 2021 Në ora: 15:59
Hyzri Salihu

Do të bënim përpjekje secili nga ne që mendimeve, projekteve e strategjive për të paraqitur ide krijuese në planin e idesë për çështjen e pazgjidhur shiptare në Ballkan, t’iu shërbenim së pari alternativës tonë dhe seriozitetit për ta shtruar së pari si përpjekje.

Ky mendim sa i vjetër aq edhe sfidues në gjithë hapsirën etnike është përcjellur nga shumë patriotë, organizata, shoqata e kongrese mërgatash e deri tek parcializimi i partive politike të cilat kanë ndryshuar duke menduar në përshtatjen e agjendave të ndryshme ,të cilat vetëm se e kanë larguar më tej këtë çështje, në vend se ta nxisin për një Rilindje mendimi që shërben si orientues për të ardhmen.

Neve gjithmonë kudo e kurdo, nga domosdoshmëria për të reaguar jemi përpjekur që çështjen shqiptare ta vendosim në prizmin e zgjidhjes, pra, aty ku nuk ka qenë prezente idea ta fusim, aty ku vazhdimisht ka egzistuar debate të jemi argumentues dhe aty ku dallimet kanë mbizotëruar , gradualisht të nxisim unifikimin/njësimin dhe në fund me një fjalë tema e çështjes së pazgjidhur të jetë e shtruar si këndej po ashtu edhe andej kufirit. Në qoftë se këtë problematik qarqe të caktuar janë munduar ta paraqesin të shkëputur ne vazhdimisht kemi bërë përpjekje të mbledhim fijet e këputura.

Esetë, dialogjet dhe prezentimet kanë pasur dhe kanë karakter vetëdijesues për çdo të ri e të re, për secilin që mendon e fletë Shqip, kujdesi ynë është të kalohet në veprimin Shqip. Veprimi shqip konsiston në rilindjen e shqiptarëve për problemet e tyre, ato që i rrethojnë dhe e përcjellin këtë problematicë të vjetër , për të mbajtur një gjeneratë që sfidon, që është active dhe premtuese për të ardhmën e kombit shqiptar.

Çdo hallkë në historinë e mendimit politik e ka mbajtur dhe vazhdon t’a mbajë akoma këtë process, dhe rilindja e këtij veprimi si akt përbën hapin që duhet nxitur e ruajtur edhe për gjendjen e sotme nëpër të cilën po kalon populli shqiptar në ; gjeografinë , politikën dhe historinë e tij më të re.

Në qoftë se ne veprojmë çdo ditë, jemi të bindur se nuk do të mbesin edhe shumë ditë të tjera për t’iu bindur sepse po nuk vepruam me ditë, do të presim me vite. Çdo ditë për shqipërinë, vetëm veprimi e dëshmon këtë. Veprimi si mënyre e vetëdijesimit për ta kuptuar vetë ekzistencën tonë si qenie si komb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat