Religjionet dhe njerëzimi!

Opinione

Religjionet dhe njerëzimi!

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 korrik 2021 Në ora: 15:50
Adem Bytyçi

Historia e paraqitjes së njeriut të parë mbi tokë dhe rrethanat në të cilat ky njeri fillojë të vazhdojë dhe ndërtojë jetën, është shumë e largët, sa që vitet dhe shekujt thuhen vetëm në bazë të llogaritjeve të supozuara.

Si mund të thuhet ndryshe kjo, përderisa njëriu në këtë periudhë të zhvillimit të tij nuk ka ditur as të shkruaj, se sa për të lexuar as që bëhej fjalë, ndonëse nuk ka pasur kush të shkruaj libra nga fushat e ndryshme para se njeriu të paraqitet për herë të parë mbi tokë dhe të fillojë ta ndërtojë jetën e tij me të gjitha vështirësit e mundshme.

Njerëzimi gjatë historisë ka pësuar shumë metamorfoza në përvetësimin e të mirave të natyrës për plotësimin e nevojave të tij ekzistenciale, por edhe është ballafaquar me fenomene natyrore për të cilat nuk ka ditur se nga cilat shkaqe shkencore janë paraqitur, siq ishte psh: Rrufeja, vërshimi i lumenjve dhe rrënimi i shtëpive nga katastrofat natyrore klimatike dhe të tjera, paraqitia e vullkaneve në vendbanimet e ndryshme dhe mbulimi i atyre vendbanimeve me llavë vullkanike, e tjera fenomene natyrore me të cilat në këtë fazë historike të zhvillimit të tij, njëriu e kishte të pamundur për t'u ballafaquar me to, prandaj duke menduar se këto fenomene natyrore do të tregoheshin më miqësore me njeriun, njeriu fillojë të lutej dhe besonte në këto fenomene .

Kështu, filloj religjioni për herë të parë filliesen e tij.

Në fillim bëhej fjalë për politeizëm, besim në shumë zotna, sepse zot njerëzt në këtë periudhë historike e konsideronin: Rrufen, lumin, termetin, erëratë e fuqishme të cilat ua rrënonin kasollat dhe shpeshherë i lenin pa kulm mbi kokë.

E gjithë kjo ishte pasojë e nivelit të ultë të vetëdijes së njeriut për të kuptuar raportin në mes veprimit dhe pasojes së fenomeneve natyrore.

Dalë nga dale, njeriu në fillim më shumë nga eksperienca se sa ngritja e vetëdijës shkencore fillojë ta kuptojë se, të gjitha këto fenomene nuk mund të jenë zotër të tij, dhe besimin e reduktar nga ai politeist në shumë zotna në besimin monoteist në një zot, i cili nuk dukej, por sipas nivelit të vetëdijës së njeriut në këtë fazë historike të zhvillimit të tij, ky perëndi është mbi të gjitha fenomenet natyrore dhe i dirigjon të gjitha ato, se si, kur duhet të veprojnë dhe kundër kujt.

Pra, kështu erdhi deri të besimi në një zot të vetëm i cili edhe tani dominon logjikën njerëzore, por përsëri me disa dallime nga konfisione të ndryshme fetare, sipërshëmbyllë religjoni, ortodoks, katolik, evangjelist , musliman etj, nuk i luten përendisë në të njëjten mënyrë, ka religione të cilat mënyrën e besimit ndaj perëndisë e kanë rregulluar në formë fabullash dhe rrëfime tjera,të cilat po të studiohen sipas logjikës shkencore vërtetë nuk kanë asgjë të përbashkët as me realitetin njërëzore, as me realitetin kombëtar dhe as me realitetin fetar të cilin do të duhej ta kishin.

Meqë e drejta e besimit është e drejtë plebishtare individuale e secilit individ, pa dasht për ta mohuar me qëllim dhe pa argumente cilindo besim tjetër, sot në gjithë botën ekziston vetëm një besim i cili i plotëson të gjithë parametrat logjik dhe shkencor për ta përfillur pa pasur dro se mund të gabojmë, ai besim për shqiptarët është besimi në komb dhe në dy profetët tonë të kombit pejgamberi Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe melaqen Shën Terezë.

Shqiptarët definitivisht duhet ta kuptojnë se vendi i shenjtë për shqipëtarët nuk është as Meka dhe as Medina, por është Lezha në Shqipëri, aty ky pushojnë eshnat e pejgamberit tonë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Shqiptarët çdo vit me rastin e kremtimit të përvjetorëve të lindja se Skënderbeut duhet të vizitojnë Lezhën e jo Qaben, sepse Qabja për shqipëtarë është Lezha , aty ku pushon Pejgameri jonë, profeti i kombit tonë Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Shqipëtarë pa e bërë këtë jo vetëm që e kanë të pamundur ta realizojnë bashkimit kombëtarë shqiptarë, por do të vazhdojnë t'i ndjekin padrejtësitë historike të së kaluarës .

Shqipëtarët mjaftë kanë kontribuar për të tjerët, mjaftë u kanë dhënë burrështetas dhe herojnë të kombeve tjera, nga njëherë edhe kundër interesave imediate të kombit tyre, tani është koha e fundit që shqipëtarët t'i kthehen vetvetes, të angazhohen dhe të kontribuojnë për interesa të ligjshme dhe shumë të rëndësishme për kombin e tyre, këtë mund të arrijm vetëm të bashkuar, e jo të ndarë siq u ka ndodhur disa herë në disa faza historike, prandej edhe i ka zënë vonë në realizimin e disa qëllimeve në komperacion me kombet tjera ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat