Kryeministri Albin Kurti dhe opozita mjerane e Kosovës

Opinione

Kryeministri Albin Kurti dhe opozita mjerane e Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 17 korrik 2021 Në ora: 13:30
Rexhep Torte

Opozita mjerane në Kosovë duhet ta kuptojë se dielli që Albin Kurti dhe Qeveria e tij ia sollën Kosovës, nuk mund të mbulohet me shoshë dhe se diamanti nuk mund të thyhet me dhëmbë.

Protestat e mbajtura, ose protestat që paralajmërohen të organizohen nga opozita e sotme mjerane e Kosovës kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, janë vetëm përpjekje për t’i mbuluar vllavrasjet për pushtet, hajninë, korrupsionin dhe pasurimin e paligjshëm, që kjo opozitë e sotme mjerane i kreu në Kosovë në 21 vitet e kaluara.

Opozita e sotme mjerane në Kosovë këtë do ta kuptojë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, kur nga votuesit në Kosovë nuk do të merr asnjë votë.

Nuk dëgjuam që opozita ne Gjermani ta kritikojë dhe të kërkojë që kancelarja Angela Merkel, ta nderpret vizitën në SHBA dhe të kthehet në Gjermani për shkak të përmbytjeve katastrofike ditë më parë, edhe pse Gjermania humbi shumë jetë njerëzish dhe pati shkatërrime e dëme të mëdha materiale.

Por, dëgjuam kritikat e pabaza të opozitës të sotme mjerane në Kosovë ndaj kryeminitrit Albin Kurti.

Opozita e sotme mjerane në Kosovë, në vend që ta fut veten në lavatriçe e të pastrohet nga dëmet dhe mëkatet që ia shkaktoi Kosovës kur e udhëhoqi Kosovën në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Opozita e sotme mjerane eKosovës, në vend që të distancohet publikisht nga udhëheqësit e partive të tyre dhe nga udhëheqësit qeveritarë dhe shtetërorë nga radhët e tyre, që në 21 vitet e kaluara me keqqeverisjen e tyre e vodhën, e varfëruan dhe e katandisën Kosovën brenda dhe jashtë saj.

Opozita e sotme mjerrane në Kosovë, në vend që ta pastrojë veten nga të gjithë anëtarët e saj, të cilët partitë e tyre dhe Kosovën e futën në greminë.

Opozit e sotme mjerane në Kosovë, ka zgjedhur rrugën e gabuar, duke e kritikuar padrejtësisht Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij që është duke punuar mu si bletët punëtore.

Ajo që e dallon si natën me ditën Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij nga opozita e sotme mjerane në Kosovë , është fakti i pamohueshëm se, Albin Kurti ia solli shpresën Kosovës dhe po punon në të mirë të Kosovës.

Se Albin Kurti nuk është vllavrasës për pushtet, nuk është as hajn, as i korruptuar dhe as milioner i pasluftës.

Këtyre ditëve patëm rastin që pas helmimit të banorëve të në Deçanit nga uji apo diçka tjetër që pritet të konfirmohet, u lëshuan breshëri kritikash të pa baza ndaj kryeministrit Albin Kurti që u ndodh për një vizitë pune në Greqi, ku shpenzimet i përballonte organizuesi i këtyre aktiviteteve.

Me këtë rast opozita e sotme mjerane në Kosovë, e kritikoi kryeministrin Albin Kurti pse nuk u kthye mënjëherë në Kosovë.

Opozita e sotme mjerane në Kosovë , e kritikoi Albin Kurtin, pse nga Greqia nuk u kthye në Kosovë, por udhëtoi për në Francë për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër në Kanë, ku merrte pjesë edhe Kosova me filmin e saj “ Pa vend”.

Opozita e sotme mjerane e Kosovës, shkoi aqë larg sa që u morr edhe me çmimin e fustanit që e kishte veshur voglushja e kryeministrit Albin Kurti.

Xhavit Haliti, ish anëtar i Klanit “Rogner” dhe Klanit “Pan”, ish deputet i PDK-së, milioner i pasluftës në Kosovë, siç kanë informuar mediat, mbi shpinën e të cilit rëndojnë shumnë akuza, nuk nguroi ta kritikojë kryeministrin Albin Kurti se gjoja ka shkuar për pushime në Greqi dhe nuk interesohet për të helmuarit në Deçan.

Xhavit Haliti nuk nguroi ta kritikojë Albin Kurtin, pse nga Greqia udhëtoi për në Francë në Festivalin e filmit atje.

Këtyre kritikave iu bashkangjit edhe Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, gjithashtu milioner i pasluftës, ish kryeministër, i cili bleu 200 hektarë me vishnje dhe lajthi për vetëm 70 mijë euro.

I cili gjersa ishte kryeministër i kosovës ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë tokë të Kosovës, dhe i cili në Agjensionin kundër korrupsionit dha deklaratën e tij mashtruese për vlerën e shtëpisë së tij në Prishtinë.

Albin Kurti nuk ka aspak nevojë për kritikat e këtyre dështakëve e dashakeqësve të Kosovës, të cilët e dëmtuan aqë shumë Kosovën dhe popullin e Kosovës.

Albin Kurti në çdo hap të lëvizjes së tij punon në të mirë të Kosovës, duke përfshirë edhe vizitën e tij në Greqi, ku u takua me shumë autoritete të Greqisë, e cila kaparalajmëruar njohjen e Kosovës shtet të pavarur e sovran.

Ndërkaq në Festivalin ndërkombtar të Filmit me Metrazhit të Shkurtë në Kanë, Albin Kurti shkoi për ta përfaqësuar Kosovën dhe në mbështetje të ekipit nga Kosova që merrte pjesë më filmin “Pa vend” të regjisorit Sami Karahoda , film i cili u përzgjodh në mesin e dhjetë filmave më të mirë të këtij festivali nga 3.730 filma pjesëmarrës nga e tërë bota.

Natyra Kuçi , zëdhënëse e PSD-së, e kritikoi kyemnistrin Albin Kurti pse, sipas saj, Albin Kurti, i paska ble vajzës së tij fustan që kushtuaka 490 dollarë, gjë që u demantua nga kreatorja e njohur Lirika Matoshi dhe nga zëdhënësja e Qeverisë Rozafa Kelmendi se, fustani që e kishte veshur Lea e vogël, ishte punuar nga gratë e Kosovës dhe se ishte huazuar për ta kthyer.

Kritikuesit e Albin Kurtit harrojnë se kryeministri Albin Kurti i ka obligimet dhe agjendën e tij, të cilat duhet t’i realizojë në të mirë të Kosovës.

Nuk është aspak e vërtetë se, Albin Kurti nuk është shqetësuar dhe nuk është interesuar për personat e helmuar në Deçan, sepse Albin Kurti rregullisht ka komunikuar me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë.

Sa të turpshme, dashakeqe dhe të pabaza janë kritikat e opozitës së sotme mjerane në Kosovë kundër kryeministrit Albin Kurti, tregon më së miri edhe shembulli i Gjermanisë.

Angela Merrkel, kancelarja e Gjermanisë këto ditë qëndoi për vizitë në SHBA. Për fat të keq këtyre ditëve në Gjermani ndodhën përmbytjet karastrofike që morrën shumë jetë njerëzish dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Por ne, nuk dëgjuam që opozita në Gjermani ta kritikojë dhe të kërkojë që Angela Merkel ta ndërpret vizitën e saj, dhe të bkthehet menjëherë në Gjermani.

Angela Merkel kishte komunikim të vazhdueshëm me udhëheqësit e Gjermanisë lidhur me këtë fatkeqesi natyrore.

Dallimi midis opozitës së sotme mjerane në Kosovë dhe opozitës në Gjermani, konsiston në faktin se opozita e Kosovës është e tëra e mbuluar me vllavrasje për pushtet, me hajni, korrupsion dhe pasurim të paligjshëm, dhe se duke e kritikuar padrejtësisht kryeministrin Albin Kurtin, mendon se do të shpëtojë nga përgjegjësia para ligjeve të Kosovës për dëmet që ia shkaktoi Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi, gjersa e qeveriste Kosovën.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij objektiv të parë të qeverisjes e kanë të kursyerit e parave të popullit, rritjen ekonomike dhe punësimin, që rinia e mrekullueshme e Kosovës të mos largohet nga vendlindja.

Të gjitha masat që i ndërrmarrin Albin Kurti dhe Qeveri e tij janë të menduara mirë dhe në dobi të popullit të shumëvuajtur të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat