Shteti ligjor nuk ka alternativë

Opinione

Shteti ligjor nuk ka alternativë

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 15 korrik 2021 Në ora: 18:12
Muhamet Kelmendi

Në kuadër të veprimtarisë për ndërtimin e sistemit të drejtësisë në baza ligjore ka vështirësi të nduarduarshme dhe shumë të ashpera. Në këtë anë janë disa faktor që po vështirësojnë spastrimin e sistemit.

Natyrisht se baza kryesore është kuadri i punësuar në këtë sistem dhe politika e sistemi ekonomik privat, që po e vështirësojnë nxerrjen e ligjeve dhe të fillimit të zbatimit të masave juridike në system, vështirësitë e tilla po vërehen shumë. Nxerrja e ligjeve konkrete me Ligjin mbi VETTING po ka ngadalësim.

KGJK dhe KPK me lidhjet e forta që i kanë me politikën dhe me ekonominë private po ndikojnë dukshëm që VETTING-u të ngadalësohet. Ende nuk e kemi një projekt të VETTING-të. KPK dhe KGJK nuk po e dëshirojnë VETTING-në. Shkaqet janë shumë të qarta. Ata kanë frikë se ligji i tillë i kapë ata dhe pas tyre edhe të tjerët në sistem. Dhe, natyrisht se VETTING do të përfshijë tërë sistemin. Me siguri se ai do të kalon edhe në polici edhe në administratë. Por, fillimisht ka nevoj drejtësia për VETTING. E këtu duhet thënë qartë.

VETTING-u duhet t’i këtë disa baza mbi të cilat ndërtohet. Konkretisht: 1. Profesionalizmin në sistem, 2. Gjendjen morale dhe ekonomike e të punësuarve, 3. Azhuriteti në aktivitete të punës, 4. E kaluara e tyre profesionale dhe 5. Pavarësia e të punësuarve në sistem nga politika dhe nga grupet e ndryshme ekonomike private. VETTING-u me futjen në zbatim të këtyre kushteve ndikon dukshëm në ndërtimin de-jure të sistemit të drejtësisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat