Kritikat e opozitës kundër Kryeministrit Kurti

Opinione

Kritikat e opozitës kundër Kryeministrit Kurti

Nga: Adem Bytyqi Më: 15 korrik 2021 Në ora: 10:56
Adem Bytyqi

Opozita duke e kritikuar Kryeministrin Kurti në mungesë të argumenteve, po e tregon të vërtetën dhe saktësisht po i bënë me dije qytetarët se ku e ka katandisur Kosovën kur e qeveriste.

Kurti nuk rrëzohet me protesta, por me ide dhe vizion se si qeveriset vendi më mirë se Kurti, e kjo i mungon edhe për shumë dekada OPOZITËS.

Opozita më mirë është të mësohet nga Qeveria Kurti, se si qeveriset vendi, se sa të organizojë PROTESTA për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

Opozita duhet ta pranojë se Qeverisë Kurti i duhen më se paku edhe dy mandate të rregullta për ta qeverisur vendin për t'i evituar aq shumë anomali dhe të këqija të cilat ia kanë shkaktuar vendit qeveritë paraardhëse.

Qeveria Kurti nëse vazhdon ta qeverisë vendin siç ka filluar dhe t'i përmbush premtimet të cilat ua ka dhënë qytetarëve para se ta fillonte qeverisjen e vendit edhe për më shumë mandate ka për t'i fituar zgjedhjet parlamentare për ta qeverisur vendin, ani pse opozita as një herë nuk do të pajtohet me këtë dhe nuk do të lë gurë pa rrokullisë, metodë pa përfillur dhe aleanca pa bërë me parti tjera për të ardhur vetë në pushtet, megjithatë të gjitha këto përpjekje opozitës do t'i dështojnë sepse qytetarët janë ata që vendosin se kur opozita mund t'i kthehet qeverisjes së vendit e jo opozita.

Opozita mund të fitojë simpatinë e qytetarëve vetëm kur tregohet konstruktive në raport me pozitën kur pozita bënë punë të mira për vendin e jo t'i sheh Zi edhe ato veprime dhe reforma të cilat pozita i ndërmerr në të mirën e vendit dhe të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat