Çfarë mund të mësojmë nga e kaluara....?

Opinione

Çfarë mund të mësojmë nga e kaluara....?

Nga: Agron Shabani Më: 10 korrik 2021 Në ora: 18:42
Agron Shabani

Siç dihet, Napoleon Bonaparta ishte protip ose arketip ushtarak dhe politik i aristokracisë ose borgjezisë revolucionare ose pararevolucionare, po aq sa ishte edhe prototip ose arketip i një ushtaraku ose politikani të lartë që i zhvatej vazhdimisht luksit dhe tutelës sociale ose materiale të borgjezisë tè cilèn e kishte sulmuar dhe mposhtur politikisht dhe ushtarakisht. 

Politika e tij bëri që të shpërthenin ose gumzhinin asokohe skema dhe skenare të ndryshme komunikimi ose korrespondence realiste dhe surealiste midis shtetit, pushtetit, politikës dhe shoqërisë.

 Tek ai, natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur fliste ose komunikonte përmes objektivit dhe subjektivit kompeksivë, me nuansa dhe paradigma revolucionare ose ushtarako-politike)- transformoheshin në natyrën dhe karakterin e tij. 

Ndërkaq, edhe elitat ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqèrisë, përkthehèshin në kategori sociale të varura nga shteti dhe pushteti absolut i Napoleonit (Bonapartës) ose "apostujve të lirisë". Bashkimi ose unifikimi i njohur dimorfist ose absolutist i të së veçantës me të përbashkën, ose globalen ose universalen. 

Aftësia e Napoleonit konsistonte pra në veçantinë ose ekskluzivitetit e të qenit tè tij kalorës, "apostul", demiurg, "homo magnus", "pater familias" ose "pater potestas" i vetëm që arrinte të bashkonte ose unifikonre asokohe ndjenjat, krenarinë, emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, çlirimin e subjektivitetit nga objektiviteti ose anasjelltas,.

Në kohën e Napoleonit dhe revolucionit të madh në Francë, lindi edhe ideja ose teoria e njohur mbi lirinë dhe pavarësinë e gjithëmbarëshme shtetrore dhe nacionale në bazë të lirisë, pavarësisë, sovranitetit, ekskluzivitetit, autenticitetit, legjitimitetit dhe integritetit të popullit ose kombit (nacionit) shtetformues ose historik.

Denis Dediero në një rast thotë: "Edhe përkunder faktit se njeriu sipas ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, ka lindur i lirë, megjithatë prej gjithëkah e gjithandej është i rrethuar ose burgosur me pranga ose zinxhirë të ndryshëm. 

Në Kosovë, qytetarët, lidershipi dhe.. sidomos ish luftëtarët e lirisë (UÇK-s)- akoma vazhdojnë të jetojnë dikund në mes lirisë së rrezikuar dhe "robërisë së qetë"! 

Liria ose zhvillimi i lirë i personit ose individit, janë parakusht themelor për zhvillimin e lirë të të gjithëve. ( Marks & Engels) 

Se këndejmi, konceptët ose definicionët e njohura revolucionare ose restauratore të Karl Marksit (Kark Marx), Friedrich Engelsit dhe Vlladimir Iliç Leninit dhe bashkëmendimtarëve të tyre, mbi të drejtat natyrore dhe historike të popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit për vetvendosje, shkëputje dhe liri të përgjithshme shtetrore dhe nacionale nga çizmja ose tutelja e huaj, kanë lozur (luajtur) një rol të rëndësishëm ose krucial tek popujt, shtetët ose kombët e ndryshme joruse gjatë revolucionit të tetorit, në luftërat ose betejat e tyre kundër gjeneraleve ose komandantëve ushtarako-policor të carit ose manarkisë cezariste ose absolutiste të Rusisë me 1918 dhe me vonë.

Për me tepër ndërkaq, për dallim të Monarksë ose Mbretërisë Bashkuar të Britanisë së Madhe, e cila që nga viti i largët 1688 dhe deri me sot, është një model ose simbiozë e shkëlqyer ("The Bill of Rights") në mes 'monakisë konstitucionale', 'monarkisë parlamentare ose demokratike', dhe 'monarkisë së përbashkët ose katërpalëshe të popujve (kombëve) dhe shtetëve të bashkuara të Anglisë, Skocisë, Wellsit dhe Irlandës së Veriut: Në kuadër të Monarksë caristo-absolutiste të Rusisë ose ish perandorisë ruso-sovjetike, ishin të pamundura bashkëpunimet, fuzionet, korrespondencat, evolucionet, transformimet, integrimet ose koperimet e ndryshme  evolutive, empirike, dialektike, sociale, politike ose organike- midis atyre elementëve që përbëjnë atë që Marksi dhe Englesi do e quanin dikur ikje ose largim shkencor ose humanist nga gjendjet ose situatat e mjerueshme ekzistencialiste të qenieve njerëzore ose politike. 
 

Anglezët hoçën (çuan) dorë nga "British Empire" në emër të "Pax Britanicae", respektivisht në emër të Mbretërisë së Bashkuar. 

Ndryshe nga kjo, mëqe, ideologjia shtetrore, nacionale, historike, kulturore, politike dhe ushtarake, është fryt i arsyes njerëzore ose qytetare dhe vetë arsyeja njerëzore është konstruksion i historisë së shoqërisë njerëzore (qytetare), kulturore ose politike: Napoleon Bonaparta, si duket, shihte me dyshim çdo lloj konceptimi të artit të njohur ushtarak dhe politikë që harronte origjinën e vet të korruptuar, stigmatizuar dhe determinuar nga pabarazia klasore, sociale dhe politike.

Ndërkohë që edhe vet bënte pjesë në to. Çudi. 

Në një shoqëri të eksplatuar ose absolutizuar maksimalisht, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike, i bashkëngjitet tutelës ose dominimit të aristokracisë ose borgjezisë pushtetmbajtëse ose politike, proceset neutralizuese si puna e transformimit të kulturës shtetrore dhe nacionale në diçka të pavarur dhe sovrane nga çdo lloj raporti ose marrëdhënieje me pushtetin, e bën të pamundur integrimin e klasës punëtore ose sindikaliste me mjetët ose instrumentët e njohura revolucionare ose restauruse (reformatore) në shtetët dhe shoqëritë e ndryshmetranzitore ose neoliberaliste me metoda ose mentalitete borxheze, skllavopronare ose feudaliste. 

Ndaj, edhe koncepti ose formulimi i një teorie dialektike të kulturës dhe jetës shtetrore, nacionale ose institucionale, të ndarë ose veçuar nga populli ose proletariati, të ngjanë në metaforen ose aforizmin e njohur me titull “Dushi me gruan dhe fëmijën brenda” tek "Minima Moralia"! (...)

Midis stimujve dhe motiveve të kulturës dhe ideologjisë së njohur shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, kulturore dhe historike, siç dihet, një vend të veçantë zë edhe motivi i gënjeshtrës, ku kultura shtetrore, nacionale dhe institucionale, paraqet imazhin dhe mesazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare. Duke i stisur, mbuluar, valorizuar dhe glorifikuar kushtet dhe rrethanat politike, sociale, materiale ose ekzistencialiste, ku ngrihet çdo gjë që është njerëzore ose qytetare, dhe me veprimin e vet qetësues ose ngushëllues, kontribuon duke mbajtur në jetë strukturat e korruptuara, deklasuara, diskredituara dhe kompromituara moralisht, politikisht dhe në çdo formè tjetër nè emèr tè ekzistencës sè pèrbashkèt. Nè rastin konkret, "proletariatit punètor ose sindikalist, burbonève, zhirondinève dhe jakobinève tè pakènaqur ose nè revoltè. Kjo edhe me çmimin e linçimit ose prerjes së kokës pas gliotinës të Lujit (Luigjit) të XVI, ose vet Maksimilian Roberspierit si arkitekt ose ideolog kryesor të revolucionit të madh në Francë dhe kështu me radhë.

 Kjo mbase është pra teza ose teoria e kulturës si ideologji shtetrore, nacionale, politike dhe historike, e përbashkët në shikim ose vështrimin tè parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe eksplatimit (shftytëzimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit në emër të idealeve, vizionëve dhe kauzalitetit të përbashkët shtetror, nacional, politik, ushtarak dhe historik etj.

Ndaj, nëse e quajmë sot realitet shtetin dhe vet "popullin e ri kosovarë" së bashku me pushtetin ose lidershpin e atjeshëm politikë: Atëherë ky realitet është padyshim aparent dhe transparet, për sa kohë që jeton dhe është valid e i barabartë me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.

Ndonëse, përballë të së vërtetës së njohur të shtetit dhe popullit shqiptar ose kosovar, si gjithëmonë, vazhdon të bëhet "korrektuese" gënjeshtra e njohur serbo-ruse që e denoncon dhe e vret shpesh të vërtetën ose realitetin e ri shqiptarë ose kosovarë.

Se këndejmi, janë forcat dhe energjitë e njohura racionale e kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetrore dhe nacionale qè do duhej të vendosëshin ose pozicionoheshin kundër funksionit të palës kundërshtare “antropologjike” ose antropolitike. 

Ndërkohë që impulset revolucionare, evolutive, racionale dhe progresiviste të së parës, do duhej t’iu kundërvihen implikimeve konservatore, retrograde dhe ataviste të së dytës. Mbase, në narrativin (narracionin) e njohur shkencorë ose metodologjikë që flet ose bèn fjalë mbi shtetin ose realitetin e ri kosovarë. Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë kulturore dhe politike”,- koncept që Theodor Adorno dhe Max Horkheimeri e favorizonin më tepër në krahasim me konceptin unilateral ose monologjikë (bla-bla-bla ose tra-la-la) të “kulturës borgjeze”, skllavopronare ose feudaliste në momentet e "shkëlqimit" të tyre më të madh. 

Ndonëse, politika borxheze, skllavopronare ose feudaliste, gjjthëmonë prodhon diskurse, narrative, paradigma dhe solucione demomiake, diabolike, reaksionare dhe anakronike të cilat nuk kishin asgjë të përbashkët me kodin dhe unitetin e njohur etikë dhe estetikë.

Zëvendësimin aparent i një metode me një metodër tjetër doli të është vetëm recidivë ose riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin (regjimin) e kaluar ose paraprak në tërësinë e tij.

Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet nè psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Mbase, studimi ose analiza e motivimève të brendshme të të vepruarit ose reaguarit politik, emocional ose psikopatologjik. 

Kontributi i parë ose vendimtar i këtij lloji është vepra e njohur e Gustav Lë Bonit (1841-1931) "Psikologjia e turmave" e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, nga ato të "Komunës" së Parisit të vitit 1871, si dhe nga ato të tjerat gjatë viteve të mëpastajme ose pasuese. Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik me shfaqje trishtuese, diabolike ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin: flitej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut etj... Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e "apostujve të lirisë" dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale -përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve dhe komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare.

 Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij "Psikologjia e masave dhe analiza e Unit" (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale. Natyrisht, Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë dhe për pasojë vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individëve. Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej "egos" ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në atë seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër agresive dhe egoiste në esencën ose substancën e saj.

Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes - përreth të së cilës gjithëçka nga "parimi edipian" duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figurat prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore ndaj nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten). Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë "kompleksi evolutivë" i Edipit i cili rreth moshës pesë vjeçare, do duhej të tejkalohen.  Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.

Si të shpjegohen atëhere fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut "në turmë" përshkruar nga Lë Bon? 

Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj. Kështu, Frojdi thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata. Prej dashurisë për shefin e idealizuar, ndjekësit duan njëri-tjetrin. 

Lidhur me këtë, është për t'u kujtuar vepra e Uilliam Rajhut (1897-1957) "Psikologjia e fashizmit" (1933). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose edhe makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë atè tè konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre. Natyrisht se kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot. Një situatë e tillë do ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike. 
Veç tjerash, Rajhu thekson se gjatë shekujve të fundit, "zoti baba", gjithnjë e më shumë e ka humbur besim. Kultura shkencore, materialiste e revolucionare, ia kanë minuar autoritetin dhe besueshmërinë e dikurshme. Familja monogamike (e mbyllur në mënyrë paralele) asokohe kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të dhëna ndaj "rendit" borgjez, skllavopronar ose feudalist nga ana e lëvizjeve popullore, qytetare, proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit. 

Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik. 

Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu (edhe njeriu politik etj.)- është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet ose bashkësi shoqërore, qytetare, sociale, kulturore, politike etj.

Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës. 


Por çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar, e bën të vështirë integrimin pozitivë me të tjerët. Atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur ngusht me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit. 

Për kompensim të këtij kompleksi, branda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë të tjerëttek ai,  për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit. Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek "Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale" (1920).  Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë  me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, pasikofizik etj. 

Ndërkaq, Erich From në veprën e tij me titull "Ikje nga Liria", pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.

Së fundit, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i "psikologjisë analitike", sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara "Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave" dhe "Qytetërim në tranzicion pas katastrofave": Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore - traumatike (ose të papëlqyeshme), ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri kolektive e llojit. 

Ne jemi të gjithë si të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Secili prej nesh është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive. Në një pandërgjegjshmëri të atillë kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike): nga njëra anë, instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuar dhe hetuara nga Frojdi dhe Adleri nga ana tjetër. 

Pandërgjegjshmëria kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo arketipe (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive, shprehen në "ëndërra të mëdha", të rralla, të pasura me mite dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. 

Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme. Me këto ëndrra të mëdha, pandërgjegjshmëria kolektive reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytyr në mite, mashtrime dhe histori. Pra, edhe "miti serb" mbi Kosovën!

Sikur e harrojnë serbët përmbytjen ose fundosjen e shtetit të tyre (mesjetar) në Smederevë, dikund në vitin e largët 1459, pas luftës ose betejës së Maricës me 1371, mur shteti dhe populli serb, për afro 5OO vite rrjesht ranë nën pushtimin ose sundimin e egër të turqve osmanlinjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat