Një arkitekt për Prishtinën

Opinione

Një arkitekt për Prishtinën

Nga: Flamur Beqiri Më: 10 korrik 2021 Në ora: 14:42
Flamur Beqiri

Vendimi i LDK për të publikuar emrat e kandidatëve për kryetarë komunash, në zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat mbahen këtë vjeshtë e ka vënë në siklet LVV dhe jo vetëm. Kjo sidomos në Prishtinë.

Nominimi nga LDK, i z.Përparim Rama, një figurë me renome ndërkombëtare në fushën e arkitekturës e planifikimit urban dhe zgjedhjet e brendshme në LDK, të mbajtura këtë vit, kanë zbehur ngazëllimin të cilin e kishte LVV dhe kandidati i tyre për Prishtinën. Kjo për faktin përveq kandidaturës së z. Rama, emri i përfolur i z.Vitia si kandidat nga LVV, qysh moti, del të jetë si njëri ndër ministrat më të dështuar të kabinetit Kurti dhe se inercioni i fitores nga zgjedhjet e fundit parlamentare të LVV është zbehur jashtëzakonisht shumë marrë parasyshë mospërmbushjen e premtimeve elektorale. Vendimi i LDK, për dallim prej herave tjera, për të publikuar kandidaturën për të parin e Prishtinës, tre muaj më herët tregon për interesin e madh të cilin e ka LDK në këto zgjedhje, sidomos pas zgjedhjeve të brendshme të mbajtura këtë fillimvit.

Derisa, anëtarë të LDK, aktivistë përbrenda strukturës e shumë pëkrahës të LDK nuk ishin shumë rehat me deklaratat e para të z. Rama në raport me politikën dhe politizimin e tepruar të pozitës së të parit të Prishtinës, deklaratat e z.Rama janë në koherencë të plotë me aktualitetin, dhe Prishtina si qytet dhe kryeqytet më së paku ka nevojë për politikë. Prishtinës i nevojitet një model i ri i “politikanit”, pa vegza e ndërskamca politike, një figurë e cila kaosin urbanistik, zvoglimin e diferences infrastrukturore në mes të fshatit dhe qytetit, rujatjen e karakterit unik të Prishtinës si qytet metropolitan me diversitet kuturor, i qet në rrafshin normal të organizimit dhe menagjimit përmes ofrimit të alternativave të reja brenda konturave të një qyteti dhe kryeqyteti krejt normal. Edukimin dhe përvojën në rrafshin arkitekturor dhe planifikimit urban, kredenciale të nevojshme për një qytet dhe kryeqytet si Prishtina i ka z. Rama.

Në fakt edhe i tejkalon marrë parasyshë të arriturat e tij në fushën e arkitekturës të cilat janë të nivelit global. Projektetet e z. Rama nisin e nuk ndalen prej Londrës, Dublinit, Venedikut, Kotorit, Basel, Pragë, e deri në Siri, Nigeri dhe SHBA. Fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, njëra nga to, për dizajn të brendshëm nga World Interior News at Saatchi Gallery, prezenca në media ndërkombëtare dhe interesimi i tyre për punën dhe të arriturat e z. Rama e sforcojnë kompetencën e tij për të udhëhequr me Prishtinën.

Kandidatura për Prishtinën nga z.Rama, një i ri lindur në Prishtinë, i rritur në pluhurin e Prishtinës, njëri nga ata të cilët Prishtinën e don me shpirtë e i larguar nga Prishtina si shumë të tjerë i jep mundësi qytetarëve të Prishtinës të zgjedhin njeriun e duhur për një Prishtinë me të cilën krenohemi çdo ditë. Z. Rama së bashku me Ritën, Duan e shumë të tjerë, të edukuar dhe të arsimuar në vendet në të cilat gjeten strehim, përmes të arriturave të tyre individuale në rangje botërore vazhdojnë të na bëjnë krenarë. Zgjedhja e z. Rama për të kandiduar për të parin e Prishtinës është sfiduese pë vet z. Rama ndërsa në të njejtën kohë është edhe privilegj për vet qytetin të udhëhiqet nga një profesionist i kalibrit të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat