Sa më parë të gjejnë gjuhen e përbashkët opozitë-pozitë për interesa madhore të vendit, aq më mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj!

Opinione

Sa më parë të gjejnë gjuhen e përbashkët opozitë-pozitë për interesa madhore të vendit, aq më mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj!

Nga: Adem Bytyçi Më: 10 korrik 2021 Në ora: 09:11
Adem Bytyçi

T'i lenë ndasitë dhe interesat partiake karshi pushtetit opozitë- pozitë dhe të bëjnë shtet funksional dhe shtet të së drejtës Kosovën për t ‘mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Ajo që po shfaqet tani në skenën politike të Kosovës, në historinë e parlamentarizmit të Kosovës që nga çlirimi e deri në ditë e sotit, Kosova as një herë nuk pasur një opozitë dhe pozitë të cilat nuk e kanë ndërmend të gjejnë gjuhën e kompromisit as për interesat më madhore të vendit..

Vetëkuptohet se detyra e opozitës është të mbikëqyrë se si po e qeverisë vendin pozita dhe aty ky vëren të meta dhe pa rregulluesi duhet ta kritikojë qeverinë.

Por, opozita ka edhe detyrime tjera morale, politik, kombëtare, shtetëformuese dhe qytetare, aty ku konstaton se, pozita po ndërmerr veprime dhe reforma të cilat janë në interes të vendit dhe të qytetarëve , po hezitim kërkohet ta përkrah e jo ta kritikojë pozitën të mundohet siç thotë një fjalë e popullit për të nxjerrë vaji nga pleshti vetëm sa për të thënë diçka kundër qeverisë ani pse në mungesë të argumenteve.

Qytetarët e Kosovës dallimet e padrejta, absurde dhe të dëmshme për të ardhmen e vendit të Pozitës dhe opozitës po i përcjellin me indinjatë , duke premtuar se, nëse vazhdon ky trend i mosmarrëveshjeve pozitë ‐opozitë kundër interesave të vendit dhe të ardhmes së qytetarëve, do të detyrohen pa dashtë që një ditë të dalin në rrugë për të protestuar, duke i ftuar opozitë - pozitë që të bashkëpunojnë dhe të jenë në nivelin e tyre të përgjegjësisë morale, politike, shtetërore kombëtare dhe qytetare për të qenë bashkë aty ky vendoset për fatin e Kosovës, duke i anashkaluar ambiciet e tyre për karrigen e pushtetit dhe duke lenë në harresë karrierën politike të partive për të sakrifikuar shtet për pushtet dhe gjep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat