Kryebashkiaku Veliaj me projekt të ri !

Opinione

Kryebashkiaku Veliaj me projekt të ri !

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 korrik 2021 Në ora: 09:44
Sherif Ramabaja

Këto ditë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë shpalli vendimin, mbi rrëzimin e Teatrit Kombëtar nga zoti Veliaj dhe kryeministri Rama.

Mendimin e Gjykatës Kushtetuese secili po e interpreton si fitore të veten. Opozita, shoqëria civile, aktorët etj. po e përshëndesin vendimin dhe po kërkojnë që SPAK, së paku të veproj ndaj Veliajt.

Në anën tjetër zoti Veliaj në mjetet e informimit siç u tha, të cilat disa ai i preferon, u shpreh se Gjykata ka vendosur në favor të projektit të tij dhe ngritja e ndërteses së Teatrit ashtu siç ishte planifikuar nga ai, pritet të filloi sa më parë.

Por zoti Veliaj nuk e habiti askend me pretendimet e tij, po mos t´i ofendonte të gjithë ata që ishin kundër deklaratës së tij, të gjith ata që kishin protestuar dhe reaguar kundër rrëzimit të Teatrit Kombëtar, të gjith ata që kishin marr mikrofonin dhe kishin paraqitur mendimet e tyre.

 Me këtë rast zoti Veliaj shpalosi edhe pikëpamjet e tij : mediat duhet qartë të mendojnë, kënd e marrin në panel. Ne jemi pro Shqipërisë, kurse ata janë armiqtë e Shqipërisë, kështu kuptohej sugjerimi i tij.

Të gjith “ ata “ zoti Veliaj i quajti hajvana të cilët kanë hedhur gurin në ujë dhe njëqind të tjerë duhet ta nxjerrin.

 Çështjen e Teatrit ai e llogariti punë të kryer, po paralajmëroi edhe projektin e ri në vijim. Sapo ta përfundomë Teatrin e ri  “ Edi dhe unë “ kemi planifikuar që ta rrënojmë Kështjellën e Krujës !!!

 Momentalisht Edi është i nxënë me EU të cilën është duke e akuzuar dhe luftuar për mos - hapjen e bisedimeve me vendin tonë, por po ju premtoi se sapo ta përfundoi luftën me EU do t´i qasemi projektit tonë të ri.

Ne do të ecim përpara. Karvani ynë nuk ndalet, qentë le të lehin sa të duan, po rrugëtimi i Shqipërisë do vazhdoi.

Kalanë e Krujës do ta projektojmë sipas standardeve bashkëkohore dhe ndërkombëtare. Sapo të jemi gati “ Edi dhe unë “ do t´ua prezentojmë kryeveprën e rradhës. Shpresoi se keni për të mbetur të mahnitur!!!

Unë mund të shpalos vetëm detaje të shkurta se si e planifikojmë kryeveprën tonë : Kalanë do ta transferojmë mbi qendrën tregtare ashtu siç është, pa ia humbur karakterin, fizionominë, domethënjen dhe rolin që kishte.

 Investorët i kemi siguruar dhe do të mbeteni të habitur se çka do të ngrisim aty. Kjo le të mbetet fshehtësi, po presidentin Erdogan po ju siguroi, do ta ftojmë në inaugurimin që do ta organizojmë.

 Krejt pranë do të ndërtojmë dy hotele me kapacitet shumë të lartë, sepse vizituesit e shumtë do të kenë rast të hanë të pinë, të relaksohen dhe të flejnë në Krujë.

Qyteti i Krujës nga një provincë do të shndërrohet në një qytet bashkëkohorë. Gjergj Kastrioti e kishte planifikuar dhe ndërtuar kalanë, po kjo kishte ndodhur para ca shekujsh, prandaj sot kjo kala madhështore e meriton përkujdesin tonë,  ta zbukurojmë sipas standardeve bashkëkohore.

“ Edi dhe unë “ kemi premtuar se do ta ribëjmë Shqipërinë. Cili e ngriti aeroportin e Kukësit, Berisha apo Edi. Ska rëndësi sa do të ketë pasagjerë dhe a do të jetë profitabël, kjo është vepër e jona.

Prandaj kush nga veriu mendon ta braktisë Shqipërinë ska nevojë të marr rrugë për në Tiranë, sepse Kukësi  tashmë është bërë me aeroport.

 Këtë aeroport kuptohet që mund ta shfrytëzojnë edhe vëllezërit nga Kosova, po nuk u mjaftoi ai i Prishtinës.

Rrugën e Kombit e bëri Berisha, po kush ia vuri trarin ” Edi dhe unë “ sepse pa fonde spërparon dot vendi.

  Ju duhet vetëm të keni durim dhe të na jepni besimin tuaj. Ne jemi ata që mendojmë për Shqipërinë, kurse ju duhet vetëm të na jepni votën, me lek apo pa lek.

Shkrim i botuar në “ Mars Rover “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat