‘Ata që nuk mendojnë-paragjykojnë’

Opinione

‘Ata që nuk mendojnë-paragjykojnë’

Nga: Kimete Berisha Më: 1 korrik 2021 Në ora: 19:22
Kimete Berisha

E vetmja gjuhë që e njohin shqiptarët janë paragjykimet:

1. Më së shumti paragjykohen beqarët

(mua më ka thënë një gazetar i njohur 'Badihava je e zonja, mbasi je beqare'.

...plus, a jam a s'jam unë beqare!

Mund të jem e fshehtë.

Por aq shumë kanë qejf të të shohin 'keq', sa nuk dyshojnë në Ty, kur ty të bie keq.

2. Për shqiptarin 'Nuk ka fëmijë, ai që e ka vetëm një djalë.

Një bimë mo'.

Se peri ku është i hollë këputet'.

Shqiptarët janë të prapambetur, prandaj janë të palumtur.

Prapambeturia mendore të bën fatkeq.

Nëse e ke veç një fëmijë, për shqiptarët je për gjynah, se familja i kanë sytë veç n'të...

Pastaj ai fëmiu s'ka vëlla, nëse e ka një vëlla, gjynah, 's'e ka kërkon, veç një vëlla e ka'.

'O Zot, çfarë fati 'të rëndë' e kanë pasur, janë shtatë motra, pa vëlla'!

Këtë e dëgjon veç te shqiptarët, ku fati konsiderojet 'kolektiv', e jo që fati është individual.

3. Veç te shqiptarët edhe sot e kësaj dite gjen madje edhe gra të shkolluara që mërziten kur u lindin vajza 'nafakën n'cung'...

Gruaja shqiptare e urren gjininë e vet, sepse gruaja shqiptare vet dëshiron të mos jetë grua'!

4. Nëse ka fëmijë dhe ka pasuri, 'gjë s'i vyen paret, se fëmijët i ka harama'.

Nëse ka veç pare e nuk ka fëmijë 'Çka i vyen paret, ka m'i lënë shkret'!

Nëse i ka fëmijët ama nuk ka pare 'Budalla u çu i ka lind gjithë ata fëmijë n'fukarallëk. E gaziti dynjan'!

Shkretërimi trashëgohet, shkretërimi është fat, të lënit shkret shtohet, shumohet, nuk ka gjë që një ditë s'do të mbetet shkret.

5. Nuk ka trashëgimtarë të pavdekshëm.

Kur i thanë një të urti: 'Po na vjen bre shumë keq që je vetmitar, që s'ke fëmijë',

i urti u përgjigj: Trashëgimtarja ime është 'filan' beteja...dhe ajo betejë është trashëgimtarja ime e pavdekshms.

Pra, heroi ka dashur të thotë se aq sa ka jetë, aq ka vdekje.

Se ka trashëgimtarë të vdekshëm dhe të pavdekshëm.

Çdo gjë vdes përveç vepra.

6. Nëse adapton fëmijë: 'Qysh adaptohet fëmiu i huaj. Ku me ditë gjaku i kujt është.

I huaji kurrë i joti s'bëhet'.

7. Nëse s'ke pare - je i mjerë dhe askushi.

'Më mirë i poshtër sesa i varfër'.

Nëse ke pare je shumë 'i poshtër'.

'Nuk i gëzon, e sheh ti qysh ka m'i ardh fundi atij'!

8. Nëse je i/e bukur 'Çka të duhet bukuria, mbasi mend n'kry s'ke'.

Nëse nuk është i/e bukur 'Doka nuk kqyret se s'ka më gjynah sesa me ja përqesh dokën njerit.

Me rëndësi sifatet çfare i ka...'

'Nejse hundën sa çizmja valla...po shuj se gjynah.., po shyqyr s'po na dëgjon kush, jemi këtu veç unë e ti...se përnime edhe sytë si mizë i ka, s'kqyret...mos m'shti' Zot n'gjynah'.

9. Nëse je e re, je 'budallicë'.

Nëse je e vjetër je 'lopë'.

Nëse je i ri - je avdall.

Nëse je i vjetër je 'qen plak'

Nuk ka mbetur kush në botë më mbrapa se shqiptarët.

10. Nëse i këqyr punët t'ua dhe jeton i tërhequr

- je shybeli, psikopat';

nëse je i shoqërueshēm - je i pamend, që t'bëjnë gjinja budallë.

11. Ti i përzihesh nanës se kë duhet ta dashurojë;

Ti i përzihesh babës se me kë duhet ta kalojë jetën.

Ti i përzihesh vajzës se si duhet të duket njeriu që ajo zgjedh ta dashurojë.

E mëson djalin se si duhet të sillet nusja e tij.

Ti urren çdo gjë që është dhe duket më bukur se Ti.

Ti që kurrë s'e ke njohur dashurinë, Ti e lë urrejtjen trashëgim.

12. Ti jeton jetë të dyfishtë.

E mban legale gruan (ose burrin) që s'e do,

ndërsa ilegale gruan (ose burrin) që e do.

13. Jeta jote është rrenë.

Sepse je primitiv.

Derisa të jesh primitiv, do të ndjehesh i humbur, xheloz dhe i trishtuar.

14. Ti je aq i marrë sa mendon se e rren edhe Zotin, kur i thua se i beson!

Ai që beson-nuk paragjykon.

P.S. Dashuria nuk të bën krenar.

Dashuria të bën të ndjehesh i/e gjallë.

Anipse, gati në të gjitha rastet dashuria del e rrejshme, s'ka dert.

Derisa të zbulohet rrena - knaqesh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat