Preludim....

Opinione

Preludim....

Nga: Agron Shabani Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:06
Agron Shabani

Lidhjet ose aleancat tona me të tjerët mund të bëhen vetëm përmes arritjes dhe lartësimit drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin. Individin dhe kolektivitetin...Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, kulturuar dhe emancipuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare, kulturore ose politike ku edhe “unë” edhe “ti” , edhe “ne” edhe “ju” ose edhe “ata” dhe “ato”, do i gjenim ose zbulonin paqen sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë sonë politike, partiake, shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, natyrore dhe dialektike. 

Do të jetë pikërisht kjo çështje si shpata e Damokleut të cilën lideri ose politikani intelektual dhe intelegjent, pranon t'a vënë mbi kokë, por e cila do të jetë edhe arma kryesore me të cilën ai ose ajo do përpiqen të ndeshen me sfidat e ndryshme epokale ose konumentale në karieren e tyre ushtarake (luftarake), politike ose diplomatike.

Kjo mbase është një formulë e njohur shkencore ose politologjike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme? Dhe, kjo patjetër na shpie ose drejton drejt dyerve të qytetërimit evropian, ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij janë: kultura dhe civilizimi i njohur (antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor, i ngritur, krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. 

Janë pra këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi.

Ndërsa, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë përmes edukimit empirik dhe modernist, do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit. 

Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit, qenia njerëzore do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor dhe t’i mbarësojë edhe fatet e të tjerëve. 

Vetëm përmes edukimit personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshuara natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.

Me fjalë tjera kjo do thotë se Presidentja Osmani ,Kryeminitri Kurti, Kreparlamentari Konjufca etj..synonojnë drejt rendit të vlerave të vërteta. (Mendimi im personal, pa ia imponuar askujt.)

Pse kjo?

Sepse, t'i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë de jure dhe de facto të pranosh të drejtën e tij dhe tènden për arsimim, edukim ose emancipim. Kjo, pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, që flet, rezonon dhe komunikon. 

Një nga të drejtat bazike të secilit njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionalr për tè fituar dhe mbrojtut atë liri.

Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukata, kultura, emancipimi ose arsimimi. Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije dhe arsimim dhe kështu ta zë statusin e vet prej subjektit dhe të sjellë vendime të arsyeshme, racionale, avangarde dhe pozitiviste... E sidomos në çështjet themelore ose esenciale si vlera të larta njerëzore ose qytetare.

Në ato vlera dhe parime që duhet arrirë ose realizuar patjetër. Sidomos vlerat, idealet, vizionet dhe atributët e njohura të qytetërimit perëndimor si liria, barazia, drejtesia dhe racionaliteti si udhërrëfyes për individin dhe kolekzivitetin. Për drejtësinë dhe barazinë e njohur intelektuale dhe profesionale si mjete ose instrumente kryesore për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare ose demokratike ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet.

Duke i zëvendësuar ose substituuar ato me anë të dialogut, komunikimit ose diskutimi si burime të vetme ose kryesore për unitetin e preferuar shtetror, nacional, qytetar, kulturorë, politik , diplomatik etj.

Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si mjet ose metodë e zgjidhjes së konflikteve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit, dialogut ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta dhe produktive.

Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës, i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore.

Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identiteti i tij debatues ose polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre. 

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit), shtetit dhe pushtetit; është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e tyre etj.

Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anë praktike dhe teorike, respektivisht, heroike dhe patriotike, unë mendojë se Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Kryeparlamentari Konjufca etj...paraqesin kokat krenare dhe kryengritëse në trupin e njëjtë ose të përbashkët të shqiponjës. 

Tek ato këto figura ose personalitete të larta shtetrore dhe nacionale, në menyrë elegante, konvencionale, suplementare, instititucionale dhe konstitucionale, ndodhën të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura në sfond, ku mund të shihet ose vërehet qartë se liderët e lartcekur, vazhdimisht e afirmojnë një pluralizëm vlerash të synuara e jo një monizëm politik me thekse autoritare ose dogmatike.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e filozofisë politike tè Presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti dhe Kryparlamentarit Konjufca, pos tjerash është fakti se pluralizmi i tyre politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë. 

Ndërkohë që ata janë të aftë te hedhin poshtë secilin nihilizëm ekstrem ose radikal, si dhe komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko-epistemologjik të lirisè individuale dhe kolektive si themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirë të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

Një digresion...

Ne që jetojmë, punojmë ose krijojmë në mërgim ose emigracion, ku dritat e mendjes, shpirtit ose muzes krijuese, fikën shpesh...Dhe, ku të gjitha sendet ose gjerat e ndryshme, xhveshen (zhveshen) nga diçka me terrin ose muzgun e parë… Edhe ti (unè) bashkë me to… Duke u endur si Fremde rrugëve ose koridorëve të huaja i shfaqesh papritur vetes sate në pasqyre …Portreti yt ose fotografia jote që nuk janë më si dikur. Duke i ngjarë një statuje ose përmendoreje të varur mureve të kohës pa kornizë. Mbi tavolinën e punës ndërkaq, qëndrojnë qirinjtë e pandezur dhe një vazo lulesh pa erë që nuk i rriti kurrë si duhet pranvera e dikurshme atdhetare ose vendlindore. 

Ti rri heshtur, fare heshtur pranë vazos me lule që nuk i bëri kurrë pranvera, duke e trembur veten me heshtjen tënde që flet, djeg dhe vret. Dhe ti prap sikur meton t’i flasësh ose thuash disa fjalë mbi artin, kulturën, letërsinë, politikën, diplomacinë etj. Duke mos e pranuar disfatën ose dorëzimin e parakohëshëm në luftë ose në perballje të vazhdueshme infermale ose cikiliko-enciklike me fatet e jetës dhe do fatëve tèrs...  Duke ngritur dolli si gjithë të tjerët, apo si shumica e mërgimtarëve, me gota të zbrazura ose fare bosh. 

Sepse, të mbytë ose përvëlon etja e njohur atdhetare ose vendlindore! 

Aty janë edhe fjalët e djegura në maje të gjuhës të cilave u mungon nektari ose lëngu i njohur i lirisë, dashurisë, bukurisë dhe krenarisë  atdhetare ose vendlindore. U mungon gjaku, palca, limfa...)))

Kështu që, ti shkruan, flet ose mendon me nota pesimiste ose kritike edhe për Dr.Rugovën dhe te tjerët, duke soditur dhe medituar mbi nektarin e luleve që nuk u bënë dhe s´u rritën kurrë si duhet pa dritën dhe diellin e pranverës atdhetare ose vendlindore.

Nuk e kam fjalën mbi bimët helmuese ose asfodelte! Jo, por vetëm për lulet e munguara në tryezën ose tavolinën tonë që nuk u mbushë dhe nuk u stolisë kurrë si duhet.

Nganjehere shkruan, mendon ose mediton edhe mbi ato “figura supreme” ose “madhështore” që i zotëronin dikur edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit! 

Atëherë pra kur së bashku me kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i prente kurrë tehu i shpatës, zgjatej ose shtrihej qafa e tyre poshtë krahut të së cilës atëbotë preheshin tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Edhe mbi ato mjekrra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks….Ahh...!!!

Mbi lapërat e zgjëruara të hundës dhe ato “flegëra të njoma” të buzëve ku mekej zëri dhe dridhëshin fjalët e pathëna në një kohë kur vjeshta dhe dimri ishin stinët më të shpeshta, ndërkaq pranvera dhe vera vinin shumë rrallë. Si për të mos i bërë as rritur kurrë lulet e munguara në vazon ose kopshtin tonë atdhetar ose vendlindor. 

Në të kundërten, s’kemi si si të mos ndjehëmi të lumtur dhe tepër krenar me jetën, vepren ose botën e njohur shkencore, letrare, kulturore, intelektuale ose akademike të Dr. Ibrahim Rugoves, Akadeimik Rexhep Qosjes, Akademik Mark Krasniqit, Adem Demaçit etj.. kur janè pjesè e tyre.

U mor vesh se ne nuk lindëm ose nuk erdhëm në këtë botë për të ditur dhe për të fituar gjithëçka. Jo.  Edhe Dr. Rugova, edhe Akademik Krasniqi, Qosja, Demaçi etj. Dakord.

Por, ne duhet arrirë dhe fituar gjithëçka ose çdo gjë me forcat tona. Dhe, jo duke shpotitur ose ngarendur të përulur dhe kokëposhtë pas mëshirës ose lëmoshës së huaj. Pa ua ditur gjërave ose ngjarjeve monumentale ose historike , sic ishte lufta clirimtare dhe patriotike e UCK-s, vlerën ose kuptimin. Sidomos lirisë, heroizmit, patriotizmit dhe krenarisë së njohur atdhetare ose vendlindore.

Në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: thonë se të urtit, të diturit dhe trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoçën yllin e dritës e lirise individuale e kolektive dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”!

Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit, trimit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karrierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje te ndritur ose pjellore!

Thuhet se bazat hyjnore ose profetike të popullit ose kombit, ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e heroizmit dhe sakrificës së tyre individuale dhe kolektive?

Është interesante dhe jo pak e befasishme ose trishtuese, se si liderët ose politikanët kosovar, i harruan ose nxorën jashtë ligjit ose etikës së tyre intelektuale dhe profesionale, fjalët lapidare ose emblematike të Dr. Rugovës kur tha dikur se shkrimtarët dhe ushtarët janë gjithëmonë pranë tokës. Kështu mendonin dikur edhe Sokrati, Platoni, Aristoteli, Hegeli, Shopenhaueri, dhe shumë të tjerë.

Kjo do thotë se dikush mund të jetë shkrimtar, shkencëtar, kulturog ose celebrues i shkëlqyer i artit, kulturës ose letërsisë, por lider ose politikan i gabuar.

 Ndryshe nga kjo, në kohë krizash ose fatkeqësishë të ndryshme individuale dhe kolektive, të flasësh ose të shkruash mbi poezinë, artin, kulturën ose letërsinë, është makabritet ose një akt i shëmtuar., tha dikur filozofi  dhe sociologu i shquar gjerman, Theodor Adorno i cili në bashkëpunim me mikun dhe kolegun e tij gjenial, Max Horkheimer; në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit”, asokohe i bën të qarta dhe tepër transparente shkaqet ose motivet e ndryshme iracionale, makabre ose groteske të fatkeqësive ose katastrofave të ndryshme njerëzore ose qytetare-politike. Ata gjetën ose zbuluan në këtë kontekst një ndër shkaqet themelore ose ambivalente, në konceptin e arsyes instrumentale ose arsyes subjektive. 

 

Në këtë frymë, Adorno dhe Horkheimer, në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit” në radhë të parë kishin për qëllim përshtatjen ose aklimatizimin e njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). Ishte pra një tendencë ose tentativë e njohur skolastike dhe metaestetike e filozofëve ose përfaqësuesve eminent të Shkollës Elitare të Frankfurtit për një zhvillim ose proces evolutivë dhe çmitizues te atyre shkaqëve, indikatorëve ose predikatorëve të ndryshëm determinant ose paradigmatik të cilët e prodhojnë të kundërtën e tyre. Një mitizim ose iracionalitet tjetër të ri, akoma më të qëndrueshëm, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa ai i pari. Atë të arsyes instrumentale ose  subjektive. Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi kritik në raport me iracionalizmin. Në pasuesin që flet për “industrinë kulturore dhe informative” në raport me konceptët borgjeze, absolutiste ose aristokratiko-klerikaliste të “kulturës masive”, apo asaj etatisto-egalitariste, ku tharja, përthithja, fosilizimi, intstrumetalizimi, klanizmi, uzurpimi, monopolizimi, relativizmi dhe konsumimi i edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike, gjegësisht, reduktimi, unilateraliteti dhe monodimensionalteti i tyre, shihen si rrjedhojë ose pasojë e një sundimi (administrimi) të egër dhe tepër negativë nga ana e autoritetit (regjimit) ose totalitetit social dhe politikë. Në funksion të logjikës së fitimit dhe mashtrimit te vazhdueshem ose permanent, në mundësinë e njohur bizantine, ortodokse ose heterodokse, për t’iu përgjigjur ligjëve, trendëve, standardeve, nevojave ose kërkesave të ndryshme fetare, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike, sociale, ekonomike dhe të tjera të shtetit dhe shoqërisë me anë të eksplatimit (shfrytëzimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit si dhe të shitjes, lecitacionit ose ankandizmit te tyre në “tregun global të vlerave dhe kapitalit botërorë ose universal”! (…)

Duke prodhuar ose fabrikuar ndërkohë muzikë ose “melodi” funebre me kompozime dhe instrumente autoritare, makabre ose totalitariste të cilat nuk kanè asgjë të përbashkët me kodin dhe unitetin e njohur etik dhe estetik. Dhe, aq më pak me kodin dhe unitetin e njohur teorik dhe praktik si dhe me “orkestrën” ose “kompozicionin” e marëdhënieve, raportëve ose konstelacionëve të njohura botërore ose ndërkombtare.

Rasti i politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare, ishte një shembull ose ilustrim i qartë se si hedonizmi, alkimizmi, fetishizmi ose utopizmi i njohur lingustik ose anarkoteorik, patjetër çojnë në degradim ose në një regresion të përgjithshëm ose total. Duke i kontribuar kështu përforcimit të vazhdueshëm ose permanent të “interegnumëve kohore” ose “status quove” të ndryshme ushtarake, politike, diplomatike dhe të tjera në raport me Serbinë ose dikë tjetër atje si një “fat i paevitueshëm” ose “permanent” për Kosovën dhe shqiptarët!

Ndërkohë që substituimi ose zëvendësimi aparent, atavist ose transparent i një “modeli”, “koncepti” ose diskursi të pushtetit (qeverisë), politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare me një “model, koncept ose diskurs tjetër” në kuader të një politike dhe diplomacie komerciale, karieriste, profiteriste, klanore, tribale, rurale ose provincialiste në Kosovë, në të vërtetë janë vetëm recidivë ose një riprodhim i  vazhdueshëm ose sistematik i po atyre marëdhënieve, raportëve, makinacionëve, instrumentëve, kthetërave, fiksioneve ose dogmave të njohura autoritare dhe totalitariste që i ruajnë dhe trashegojnë aparatin dhe metodat e njohura udbiste ose staliniste të shantazhit dhe komplotit në esencën (substancën) ose tërësinë e tyre.

Ndaj, a ka me tepër objektivizëm a subjektivizëm në politikën e jashtme ose diplomacinë kosovare? Ketë do e deshmojë koha.

Sidoqoftë, gafet, gabimet, gjërat ose çështjet që duam t'i hudhim ose harrojmë sa me shpejt që është e mundur, janë pikërisht ato që na kujtohën dhe përseritën mëse shpeshti. Sidomos në politikë të lartë ose diplomaci.

Duhet bërë perpjekje optimale ose maksimale për t’i ruajtur dhe kultivuar në ndërkohë edhe dellin (damarin), gjakun dhe shpirtin e e njohur çlirimtar dhe patriotik të shqiptarit së bashku me  kodin (kodeksin) dhe higjienën e njohur intelektuale, kulturore ose profesionale; pa i valorizuar ose glorifikuar figurat ose personalitetët e ndryshme ditore ose periodike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat