Afrim Spahiu, kineasti dibran me fotografi mbron Ujmanin

Opinione

Afrim Spahiu, kineasti dibran me fotografi mbron Ujmanin

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 27 qershor 2021 Në ora: 09:25
Liqeni i Ujmanit

U lumturova tejmase kur më 25 qershor 2021 në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën Lajme lexova informatën me titull, “ Afrim Spahiu thotë se fotografitë e tij të vendit ku gjendet sot Liqeni i Ujmanit mund t’i ndihmojnë ekspertët”.

Afrim Spahiu, kineasti i shqur dibran, kosovar e mbarë shqiptar në mbrojtje të Liqenit të Ujmanit, ua vë në dispozicion fotografitë e tij ekspetëve të Kosovës dhe atyre që duhet të merren me këtë punë në mënyrë të detajuar, fotografi të bëra para se uji i Liqenit të Ujmanit t’i mbulojë fshatrat dhe terrenet e bukura kosovare.

Këto fotografi të Afrim Spahiut do të jenë argument i fuqishëm për Qeverinë e Albin Kurtit për ta mbrojtur të vërtetën dhe të drejtë për Liqenin e Ujmanit.

Image
Afrim Spahiu

Këto fotografi do të jenë grusht i fuqishëm kundër Serbisë gjenocidale e kriminale, e cila në çdo mënyrë po mundohet padrejtësisht të ketë hise në resurset pasurore të Kosovës.

Këto fotografi do të jenë argument i fuqishëm kundër të gjithë atyre brenda dhe jashtë Kosovës, të cilët po mundohen padrejtësisht ta ndihmojnë Serbinë kriminale gjenocidale për të patur hise edhe në Liqenin e Ujmanit.

Sipas deklarimit të Afrim Spahiut, të këtij kineasti të shqupr dibran, kosovar e mbarë shqiptar, ai asokohe ka bërë edhe inçizime filmike nga toka dhe nga ajri për një dokumentar filmik për Liqenin e ujmanit, që për fat të keq ndodhe në Arkivin e Beogradit, sepse asokohe në Prishtinë nuk ka patur labortor përkatës për përpunumin e këtyre inçizimeve filmike.

Ndërkombëtarët për ta kuptuar të vërtetën për Liqenin e Ujmanit mund ta detyrojnë Serbinë gjenocidale kriminale, që t’a hapën arkivin dhe t’i vë në dispozicion këto inçizime filmike me pamjet para se shtrati i Liqenit të Ujmanit të mbulohet me ujë.

Afrim Spahiu u lind në Dibër të Madhe në vitin 1951 në një familje fisnike dibrane, ku e kreu Gjimnazin si nxënës i shqëlqyer dhe ku u brumos me ëdukatën arsimore, kombëtare e njerëzore, nga profesorët largpamës dibranë Mahmud Hysa, Nehat Bellçishta, Bardhyl Cami, Lutfi Marku, Mojsi Lutfiu e shumë të tjerë, të cilët me zellshmërinë dhe përkushtimin e tyre arsimor nxorrën gjenerata nxënësish dibranë, që hapëruan sukssesshëm drejt profesioneve të tyre në shkollimin e mëtutjeshëm.

Afrim Spahiu studimet dhe masterin i kreu në Akademinë për Teatër, Film dhe Televizion në Universitetin e Zagrebit.

Afrim Spahiu karierën e tij profesionale e vazhdoi dhe po e vazhdon në Prishtinë duke u dëshmuar me një opus të madh të krijimtarisë së tij shumë cilësore.

Ndjehem krenar dhe shumë i lumtur për shkrimin tim të botuar në “Flaka e Vëllëzërimit” të Shkupit, ku asokohe e prezentoja Afrim Spahiun si maturant i shkëlqyer i Gjimnazit në Dibër të Madhe dhe dëshirën e tij për ta vazhduar shkollimin për të qenë i vyer për veten e tij, për kombin shqiptar dhe për shoqërinë , gjë që edhe e realizoi.

Afrim Spahiu në këtë informatë të “Bota Sot”, thotë se, “ Kam realizuar disa fotografi të hapësirave ku gjendet sot Liqeni i Ujmanit, që atëherë nuk ishte mbushur akoma me ujë. Në vitin 1978 unë xhiroja një dokumentr për Kosova Filmin në cilësinë e operatorit të kamerës.

Atmosfera e hapësirës ishte shumë frymëzuese, nga se ne kishim informata se do të ndryshojë ajo hapësirë duke u mbuluar me ujë dhe përmbytur dy fshatra që s’kanë qenë shumë të mëdha dhe pasuria e një hotelierie. Ne bëmë ca inçizime në detaje të ndryshme duke pasqyruar edhe përmbytjen me ujë të atyre hapësirave.

Mbushja me ujë ka zgjatur shumë nga se fuqia eujit iste shumë e madhe. Për ne ishte atmosferë humë e veçantë. Unë i bëra ca fotografi me një aparat që në atë kohë ishte i veçantë.

Çdo dokument ose earsyeshmëri vizuele është ndihmesë, në çfarë sasie të fuqisë së saj atë e thonë ekspertët.

Mendimi im është se këto fotografi mund të japin një kontribut, nga se janë edhe disa fotografi që janë bërë nga ajri, nga se në konceptin teknik të realizimit të atij dokumentari filmik parashihnim që të bëjmë një skicë të përgjithshme të pamjes së kësaj hapësire.

Këto fotografi, të rralla sot, ishin pjesë xhirimeve të një filmi për Liqenin e Ujmanit, film i cili nuk u realizu kurrë për shkak të tensioneve mes shqiptrëve dhe serbëve.

Xhirimet filmike kanë mbetur në Arkivin e Beogradit. Ne nuk kemi asgjë, nga se të gjitha materialet i ruanim atje për të bërë më pas editimin e filmit në laboratorët e Beogradit, sepse ne si shtëpi filmike në Kosovë nuk i kishim të gjitha kushtet.

Unë jam i gatshëm që këto fotografi t’ua vë në dispozicion ekspertëve dhe atyre që duhet të merren me këtë punë në mënyrë të detajuar”, thotë në fund Afrim Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat