Bota sot, vazhdo mos u ndal, kombi ka nevojë për kontributin tënd

Opinione

Bota sot, vazhdo mos u ndal, kombi ka nevojë për kontributin tënd

Nga: Luz Tomaj Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:30
Luz Tomaj

Nuk e kam zakon që, askend dhe asgjë, me lavdu apo me e ngritë në qiell por, përpiqem me e shprehë bindjen rreth realitetit.

E fillove punen apo veprimtarin, në kohen kur I veqoi dy gjëra - Serbia I bënte të zezat në Kosovë, në nji anë dhe, kur Ibrahim Rugova, e rrezikonte edhe jeten dhe vepronte në të mirë të Kosoves, në të mirë të kombit.

Ibrahimi u largu nga kjo jetë por Bota sot, në vazhdimsi, vepron dhe e vazhdon punen dhe, nuk I harron dhe nuk iu largohet idealeve të Ibrahimit, ndonse, mjerisht, në këtë kohë, pas shkuarjes se Ibrahimit dhe Anton Çetes, nuk mbeti asnji figurë kreative në interes të popullit.

Përkundrazi, ajo që, nga dita në ditë ndodhë në Kosovë, në Shqipëri... është turpi I kultures dhe tradites së shenjtë kombëtare. Nga nji herë më shkon mendja, athua mërgata duhet të merr shum gjëra në dorë dhe, të vepron, përkundër shteteve amë, për interesin kombëtar. Edhe Ti, Bota sot, vazhdo mos u ndal, nga se veprimtaria e jote shkon në interes të popullit dhe vetem të popullit, edhepse jam I vetëdijshem se as Ti nuk mundesh me I pru në mend shtresat politike te të dyja shteteve por, vazhdimisht duhet me ua rreh kumonen.

Iu uroj sukses në vazhdimsi dhe punë të pandalëshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat