Dr. Angela Merkel, apo gruaja (zonja) e hekurt e Gjermanisë që bëri epokë!

Opinione

Dr. Angela Merkel, apo gruaja (zonja) e hekurt e Gjermanisë që bëri epokë!

Agron Shabani Nga Agron Shabani Më 26 qershor 2021 Në ora: 07:40
Angela Merkel

Pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme pune, në Berlinin e famshëm dhe bravuroz, prapë vjen mbrëmja, nata...Në ndërtesat, pallatet ose rezidencat e ndryshme shtetërore, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike të kryeqytetit ose metropolës së shtetit me të fuqishëm të Evropës, sërish ndizen dritat...Poçet, shandanët ose llambadarët e praruara dhe shkëlqyera prej neoni, kristali ose porcelani të cilat nuk i ndriçojnë vetëm godinat, pallatet ose rezidencat e larta shtetërore, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, por edhe rrugët, sheshet, bulevardet, stacionet, metrotë, shtëpitë, gradaqelat ose banesat e panumërta, libraritë, bibliotekat, teatrot, amfiteatrot, galeritë, sallonet, hotelet, cafe-restaurantet e shumta, dhomat e gjumit...Krejt qytetin. Edhe atëherë kur Berlini i njohur dhe glamoroz, ndodhët në festë, apo kridhet e ç´kridhet në gjumin e njohur mondan dhe metropolitan.

Si i huaj në Berlin, shpeshherë ke vënë re se kur ndizen dritat në kryeqytetin gjerman, ndizet diçka edhe brenda teje, brenda nesh...Marrin udhë ëndrrat dhe dëshirat e njohura kontinentale dhe interkontinentale. E kam fjalën mbi ëndrrat e ndryshme globale ose universale, të cilat ndjekin dritën dhe shkëlqimin e kryeqytetit gjerman, i cili sikur bën përpjekje kolosale dhe titanike për t´i ndriçuar, floruar dhe eksploruar akoma më shumë ëndrrat e njohura kontinentale dhe interkontinentale.

Është udha e mendjes dhe shpirtit të njohur krijues, inovator dhe patriotik të shtetit dhe popullit (kombit) të madh gjerman, ajo që u bën dritë ëndrrave, shpresave dhe dëshirave globale ose universale.

Nuk ka dritë më të madhe dhe më të shkëlqyer, se sa drita e shpirtit, e mendjes ose diturisë. Aty është edhe Kancelarja e Gjermanisë dhe gruaja më e fuqishme e globit, Dr. Angela Merkel, e cila si shkencëtare ose doktorante e shkencave fizike: Në kursin dhe filozofinë e saj politike dhe diplomatike, përballë ligjeve të njohura të statikës, në mënyrë të shkëlqyer dhe tepër suplementare e kompetente, i njeh dhe zbaton edhe rregullat dhe ligjet e njohura të dinamikës e nganjëherë edhe të termodinamikës.

Sipas politologjisë dhe filozofisë së njohur politike: Në 'masivin' ose kompozicionin e marrëdhënieve ose raporteve të sotme botërore ose ndërkombëtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rëndomtë. Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Dhe, Dr. Angela Merkel -është ylli globali kontinentit dhe globit tonë. Në Berlin.. netët kanë yje.

Janë shkëlqimi ose brilanca e njohur intelektuale dhe politike së bashku me vizionet e njohura globale ose universale të Kancelares Gjermane, Dr. Merkel, ato që i kanë bërë Gjermaninë së bashku me kontinentin dhe globin tonë, më të bukur, më të dashur dhe më të afërm për të gjithë. Sigurisht se po.

Boshti kurrizor i etikës shtetërore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike tè Dr. Merkel, është inteligjenca, aftësia ose zgjuarsia e njohur për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve të njohura shkencore dhe humaniste.

Kjo do thotë se për të patur një karakter dhe shtrirje të përgjithshme (globale), sipas Kancelares Merkel, etika e lartë shtetërore dhe nacionale, duhet të jetë universale. Ngritja, projeksioni dhe ndërtimi i një etike globale (universale) dhe humaniste. Domethënë, një gjakim i ri për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

U mor vesh se sa më precize dhe racionale të jenë marrëveshjet e ndryshme ose deklaratat, aq më të prirura dhe më të qarta do jenë ato për t´i identifikuar dhe definuar në mënyrë konkrete dhe pozitiviste të gjitha ato çfarë i duhen shtetit, pushtetit dhe rregullimit të gjithmbarshëm shoqëror, qytetar ose politik në Gjermani dhe gjithkund tjetër.

Së këndejmi, është populli (kombi) ai që i jep emrin, identitetin, ekskluzivitetin, individualitetin, integritetin, sovranitetin, ngjyrat, simbolet, flamurin dhe kuptimin e përgjithshëm një shteti.

Ndërkaq, janë shkencëtarët ose elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore dhe politike, ata ose ato që i ngritin, projektojnë dhe krijojnë mendimin politikë së bashku me edukatën, kulturën, emancipimin, moralin, disiplinën, kualitetin ose vetëdijen e gjithmbarshme shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, historike, luftarake (ushtarake), shkencore, kulturore, ekonomike, industriale, teknologjike etj.

Me largimin e Dr. Merkelit, skena ose panorama e njohur intelektuale, kulturore dhe politike në Gjermani dhe në kontinentin e globin tonë, do jenë shumë më të varfra dhe inerte.

Ndërkohë që Dr. Merkel gjatë mandatit të saj, ka bërë aq shumë për Kosovën dhe shqiptarët, saqë do kishte qenë e udhës që nga Tirana ose Prishtina zyrtare, në menyrë solemne të laureohej me Çmimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ose me Dekoratat me të larta shtetërore dhe nacionale.

"Të zgjohemi dhe të mësojmë nga ata që i bëjnë jetën dhe botën tonë më të dashura dhe mè të bukura.", do thoshte dikur Niçeja.

Në Gjermani njihen, çmohen dhe respektohen shumë vlerat dhe parimet e njohura shkencore, intelektuale, morale, profesionale dhe patriotike të personit ose individit si çështje ose aspekte të rëndësishme ose relevante të shtetit dhe pushtetit që shkrihen dhe bëhen bashkë në një trup dhe projekt të vetëm shtetëror dhe nacional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat