Një dialog i domosdoshëm mes pushtetit dhe opozitës - interes shtetrorë

Opinione

Një dialog i domosdoshëm mes pushtetit dhe opozitës - interes shtetrorë

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 7 qershor 2021 Në ora: 10:33
Ruzhdi Peçani

“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!”-Gjergj Fishta

Çështja e njohjes së Kosovës nga Serbia vlerësohet si njëra ndër përpjekjet e gjertanishme më të vështira ndërkombëtare.Dhe duhët vlerësuar, si njëra ndër sfidat më të vështira që kishte Kosova që nga Rambuje.

Dialogu mes pushtetit dhe opozitës - kurrë më i domosdoshëm se sot.

Në rrethanat e tanishme të gjendjës me situatën epidemiologjike në vend,në rrethanat kur Kosova .si shtet po ballafaqohet me dialogun me Serbinë,presionet që mund të ndodhin,lidhur me arritjen e një marrëveshtjeje gjithëpërfshirëse dhe obligative që dyhët përfunduar me njohje reciproke dhe kur e ardhmëja e situatës ekonomike është jo e qartë,është domosdoshmëri që të gjithë akterët politik,në pushtet dhe opozitë,të lënë anash interesat partiake dhe përsonale dhe gjithë fuqinë dhe energjinë ta drejtojnë në arritjen e një koncenzusi politik të perbashkët.

Fakti ,se në zgjedhjet e jashtëzakonshme që kishim, dhe se partia në pushtet arriti rezultatin që të qeverisë me vendin,kështu si pozita në pushtet po dhe opozita,duke patur rrethanat në të cilat ndodhemi si shtet dhe shoqëri nuk guxojnë, në kësa rrethanash,tu ikën përgjegjësive ngase nuk asgjë më të rrezikshëm për shtetin moszgjidhja e problemeve politike mes pushtetit dhe opozitës.Të kujtojmë se Kryeministri Albin Kurti,në dialogun që do jetë,nuk ka përballë vetëm presidentin serb A.Vučiċ po dhe Joseph Borell dhe Mirosllav Lajčak.

Dialogu do jetë i vështirë dhe i mundimshëm,për këtë edhe kryeministri i Kosovës është i vetëdijshëm,andaj bënë përpjekjen për një përgatitje sa më të mirë,duke ftuar edhe liderët e opozitës . Por ja që u.d kryetarit të PDK Enver Hoxhaj nuk iu përgjegjë thirrjes. Nonsens!

“Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!”

Mos përjigjigja me justifikm se e gjitha duhët të ndodhi në Parlament,nga një ish ministër i jashtëm,është apsurd i llojit të vetë.Platforma mund të paraqitet në parlament,por jo strategjia që do përdorej në dialog,këtë e di mirë ish ministri.Parlamenti ynë nuk është një Pralament homogjen.Të paraqiten të tërat para parlamentit ? T´i Tregosh Listës srpska strategjinë? Kjo i bie si ajo thënja e At Gjergj Fishtës :“Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!”.

Janë për tu habitur,jo sevetë i mungon mbështëtja kryeministrit,po sulmet që i bëhen nga opozita, “Fol Albin për kë punon, mos t’rekrutoi Serbia n’burg?” ngjashëm do i drejtohet edhe një ministri,është skajshmërisht iracionale dhe hipokrizi,kur edhe vije nga një lider partie dhe ish kryeministëri Ramush Haradinaj, është infantilizëm politik.Shto kësaj edhe refuzimin e u.d Kryetarit të PDK Enver Hoxhaj,ndaj ftesë së Kryeministrit për një takim për dialogun,kjo tani e tëra është një paranojë e PDK dhe AAK ndaj kryeministrit,paraljmrime i vijnë edhe nga politikani kontraverz,që përkrahte shkëmbimin e teritoreve,Lutfi Haziri se në tavolinë do përballet me shkopin dhe karotën “mere ose e le”. Përjashto nga e gjithë kjo këtu kryetarin e LDK Lumir Abdixhiku,që peshën e dialogut e trajton me përgjëgjësi.

Dhe faktori ndërkombëtar ka kuptuar se faktori politik në Kosovë është jo unik dhe i përçarë.Dhe këtu qëndron avantazhi i politikës serbe.Politika e Beogradit,përkundër disa non-paper´s që ishin vënë në qarkullim, llogarisin në kombinimin e ndihmës ndërkombëtare,për një autonomi për serbët e Kosovës apo shkëmbim teritori apo një kombinim nga këto të dyja,edhepse shprehin brengosje për një ridefinim kufiri.Nga SHBA presin,tani kur elita kosovare është e përçarë,të ndihmojnë në avancimin e shkallës së lidhjes bilaterale dhe multilaterale,përderisa nuk arrihet marreveshtja,për serbet që mbajnë pozita në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës,të cilët hapur gjithnjë presin urdhëra nga Beogradi.

Arritja e një marrëveshtjeje qëndron e paqartë dhe është një rrugë e ngushtë. Për tu arritur një marrëveshtje udhëhëqja e Beogradit,sipas kushtetutës,do dihej të organizonte një referendum për njohjen e Kosovës,por nga ana tjetër nuk kanë bërë asgjë në përgatitjen e opinionit votues për pranimin e një kompromisi,është vepruar e kundërta.Sa i përket kompromisit,në Serbi llogarisin,se si do dukej kjo.Kompromisi i parë që Serbisë t´i ofrohet diç – një ndihmë donacioni për zhvillim dhe përshpejtim për integrim në BE. Ai i dytë,të bëhët tregtimi i njohjes së Kosovës me një autonomi për serbët brenda Kosovës dhe shqiptarët në Serbi.Kompromisi i tretë,si variant,këthimi tek shkëmbimi i teritoreve,sipas një marrëveshtjeje të bërë në 2018. Në tavolinë do jetë edhe forma e redukuar juridike , sipas modelit të Marrëveshtjes mes Gjermanisë perëndimore dhe Gjermanisë Lindore e vitit 1972.

Partnerët politik dhe miqët e Kosovës,si prioritet duhët patur parasysh se bisedimet mund të zvarriten pa arritur një zgjidhje.Në këso rrethana,strategjia më e mirë do ishte kërkimi i një hapsire manovrimi që do i mundësonte Kosovës integrimin në institucionet ndërkombëtare,që do siguronte zhvillimin ekonomik,sigurinë dhe lidhjet politike me botën.Këtolidhje ndoshta nuk do siguronin stabilitet, sikur një marrëveshtje politike e njohjes,megjithatë,përmes këtyre lidhjeve do uleshin frustrimet dhe do fillonte një ecje përpara,me dalje nga kjo situatë e gjatë stagnimi.

Para se të fillonin bisedimet do duhej që BE,e mbështetur nga SHBA,të bëjnë një resetim.Kjo sikur që Kryeministri Albin Kurti deklaroj se ky do jetë një fillim i ri dialogu,për një riafirmim të kornizës së qëllimeve politike: integritet i plotë dhe sovranitet i Kosovës,subjektivitet i plotë ndërkombëtar,normalizim i plotë i mardhënjeve bilateral dhe një funksionalizim institucional i shtetit të Kosovës.Kështu diskursi, si në Bruksel,Kosovë dhe Serbi të këthehet në këtëo kontura.Kur kjo të arrihet,bisedimet do fokusoheshin në dy opsionet që dominonin në debate:Njojhja e plotë formale e Kosovës nga Srbija. Ky proces do duhej të përmbante riafirmimin e dialogut,nga BE dhe mbështetur nga SHBA,për arritjen e qëllimit përfundimtar – Integritetin me sovranitetin e plotë dhe subjektivitet ndërkombëtar për Republikën e Kosovës,si dhe zhvillimin normal të mardhënjeve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë.Kështu Kosova dhe bënë pjesë në mesin e mbi 100 shteteve të reja , që u krijuan pas luftës së dutë botërore,si proces i dekonolizimit,principit të vetëvendosjes dhe shteteve që u dezintegruan dhe kjo periudhë edhe u quajt “epoka e secesionizmit”.

Tani kur Kosova është para shumë sfidave,në planin ndërkombëtar,nga pozita dhe opozita kërkohet një unitet si kurrë mëparë,andaj opozita duhët flakur sjelljet oportune dhe iracionale.E kjo në veçanti PDK të mos sillet me lojën e sajë si hepening politik.

Këto parti parti opozitare,PDK dhe AAK,me sulmet që bëjnë,në parlament, konferenca shtypi,çdo ditë me denigrime dhe të pavërteta,me të cilat synohet të ndërrohet matrica e mendsisë kolektive si apsurd.

Nëse historia është mësuesja e jetës,atëherë çfarë mësuam ne shqiptarët nga historia?

Mes opozitës dhe pozitës mbretron gjendje tejet e tendosur,e pakuptimtë,jasht racionales.Rethanat ku gjendemi kërkojnë që sa më shpejty t´i lënë zënkat dhe pëçarjet,të bëhen tok dukle ofruar opsionet që do na shpienin drejtë zgjidhjës.Një dialog është i domosdoshëm për interesin e shtetit.T´i lënë veset e pasionet naïve si egoizmin,inatet,xhelozitë bajraktarizmin.Interesi i shtetit është mbi partitë,me këso veprime sikur po tregojmë se ne asgjë, mu asgjë nuk mësuam nga historia e jonë e hidhur.Duke qëndruar kështu të përqarë po i krijohet hapsira djallëzisë serbe që të vazhdoj të na atakoj në kontinuit et qenien tonë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat