Pse gazeta "Bota Sot" meriton respekt dhe mbështetje mbarëkombtare...?

Opinione

Pse gazeta "Bota Sot" meriton respekt dhe mbështetje mbarëkombtare...?

Nga: Agron Shabani Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:01
Agron Shabani

Thuhet se kur Israel Beer Josaphati atëbotë (me 1849) e kishte ngritur dhe themeluar Agjensinë e parë të lajmëve në botë ,nga e cila dikur me vonë do lindte , themelohej dhe zhvillohej Agjensia e famshme britanike e Lajmëve"Reuters": Njerëz dhe qytetar të shumtë  (kryesisht afarist, bisnesmen dhe industrialist të ndryshëm) në Anglinë e asokohshme dhe me largë; nuk kishin hezituar për asnjë çast për t´i ofruar ndihmat e tyre materiale, logjistike dhe te tjera per  rritjen, zhvillimin, persosjen dhe afirmimin e metutjeshem te Agjensise se lartepermendur britanike te lajmeve " Reuters" cila me kalimin e kohes do te behej si te thuash Simbol dhe Nje Sinonim i shkelqyer dhe emblematik i mburrjes dhe krenarise se pergjithshme nacionale, shoqerore dhe qytetare ne Mbreterine e Bashkuar.

Agjensia e lartepermendur britanike (Reuters) ne fjale, do lindte dhe themelohej ne nje kohe te restaurimeve, reformave, transformimeve dhe revolucioneve te njohura industriale dhe politike ne Angli, France, Gjermani,SHBA-s etj. Mbase, pikerisht atehere kur kultura e pergjithshme shoqerore ose  qytetare, bazat dhe themelet e saj fundamentale ose substanciale, i kishte te ngritura dhe projektuara mbi themelet e njohura te arsimit, shkences dhe teknikes. Perkatesisht, ne humanizmin, renesansen, realizmin, racionalizmin dhe besimin e njohur racional dhe pozitivist ndaj arritjeve dhe perparimeve te vazhdueshme shkencore, industriale dhe teknologjike nga te cilat dikur me vone do lindin dhe vegjetojne edhe koperimet, bashkepunimet, transaksionet dhe integrimet tjera kulturore, nacionale, sociale dhe ekonomike ne nivele te ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. Per te mos thene ketu ne nivel global (planetar) ose universal.

Kjo ne nje kohe kur arsimi, shkenca teknika, mediet dhe kultura e gjithembarshme shoqerore ose qytetare, tek pjesa me e madhe (dermuese) e njerezve dhe popujve te ndryshem gjithandej kontinentit te vjeter evropian dhe me large: Ishin bere si te thuash  trend, model ose "stil" i kohes. Respektivisht, sinonim dhe nje  slogan i pergjithshem shteterore dhe nacional ne domenin ose kontekstin e siperpermendur global ose universal.

Ndaj, si "vendlindje" ose  "atdhe i perbashket" i intelektualeve ose njerezve te ditur dhe profesionist, vazhdonte te konceptohej ,perceptohej dhe akceptohej bota ose planeta jone, ndersa,  "feja" ose besimi i tyre kryesor ishin bere arritjet dhe perparimet e siperpermendura te arsimit, shkences, teknikes, artit, kultures, letersise etj.

Edhe Hegeli e kishte filluar karieren e tij si gazetar dhe publicist ne gazetat e ndryshme lokale ose periodike te asaj kohe. 

Nderkohe qe menjehere pas vdekjes se Hegelit, ne Angli, Gjermani, France, Itali etj...kishin filluar te botoheshin dhe editoheshin Agjensite e ndryshme (kombetare) te Lajmeve se bashku me gazetat dhe revistat e ndryshme shkencore, ditore ose periodike si "Teutscher Merkur", "Wochsitzer Zeitung" (Gjermani),"Daily Courant" (Angli ),"Journal de Paris"(France), "L´ Observatore Roamanae "( Itali ),"New York Herald"( SHBA-s) dhe keshtu me radhe.

 Per t´u pasuar nga Agjensite e njohura te lajmeve si "Reuters","AFP", "AP", "DPA", etj.

Te gjitha keto te permendura, etabluara dhe rikujtuara ne driten dhe retrospektiven e pergjithshme te ngjarjeve dhe zhvillimeve te  njohura (epokale dhe historike) ne nivel  kontinental dhe interkontinetal.

Se kendejmi, mediet e shkruara dhe elektronike ne shtetet dhe shoqerite e zhvilluara. perparimtare dhe demokratike, kuptohen si Institucione te fuqishme mendore, kulturore, shteteformues , informative, politike etj. 

Ndaj, edhe arti i njohur gazetaresk ose publicistik, parasegjithash eshte reagim, narracion dhe nje veprim i ndergjegjshem dhe racional (ne domenin e njohur lukrativ, etik dhe metaestetik) i nje gazetari, moderatori, redaktori ose publicisti te mirefillet dhe ekselent. 

Ne kete drejtim edhe ritmi i njohur i jetes dhe krijimtarise se gjithembarshme gazetareske, letrare ose publicistike, vazhdimisht i ngjane nje metastaze ose "maratone te madhe" kulturore dhe informative ne fund te se ciles dihet se kush ia del ose arrine ne cak.

Shih per kete, gazetaret, shkrimtaret, publicistet, kulturologet ose autoret e shquar ne kohe dhe hapesire, me vet artin dhe aktin e tyre intelektual dhe profesional,  edhe vet behen pjese, personazhe dhe protagonist te rendesishem dhe teper sublim te ngjarjeve ose ndodhjeve te ndryshme epokale ose historike. Kjo sidoms atehere kur populli(kombi) dhe atdheu i tyre perkates ose respektive, e kane mese veshtiri dhe kur kane nevoje per gjakun, gjuhen, shpirtin, limfen, palcen dhe dellin (damarin) e njohur krijues dhe patriotik. Per mesazhin, kumtin dhe petkun e njohur etik dhe metaestetik. Per tundimet, betimet dhe kushtrimet e brendshme skeletore dhe gjenetike te gazetareve te mirefillte dhe profesionist. 

 U mor vesh se në fushën (tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (kombit dhe shtetit). Gjitheçka tjetër i takon mbretëreshës (pushtetit ose ekzekutivit) të cilët lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk i japin ose nuk i falin si të thuash kurrë për një  kali ( tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.

Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik, gazetaresk ose publicistik,  i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitacionit ose barazpeshës së njohur morale ( etike), shkencore, intelektuale, profesionale, patriotike, metaestetike etj. 

Duke i ngjarë kështu një "lavjerrësi" ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën, gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit.  

Në fushën e njohur lukrative dhe tepër sfiduese dhe kompetitive të mendimit ose opinionit të lartë shkencor, politik, diplomatik ose zhurnalistiko-publicistik -sidomos. 

Gazetarët, intelektualet ose analistët e specializuar dhe kompetent të rangut ose nivelit të lartë shkencor, intelektual ose profesional, vazhdimisht i shohin , godasin dhe arrijnë caqet, objektivat ose qëllimet e tyre intelektuale dhe profesionale në atë menyrë që nuk mundë t´i shohin (godasin) dhe arrijnë edhe gjithë të tjerët. 

Në anën tjetër ndërkaq, ata gjithmonë i kryejnë ose përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe patriotike ndaj popullit ( kombit) dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë në atë menyrë që shtresat ose kategoritë tjera të shtetit dhe shoqërisë i lënë për me vonë apo nuk i përmbushin kurrë?! Duku iu ofruar të tjerëve alternativa, solucione ose zgjidhje konkrete dhe pragmatike ne tejkalimin e problemëve të ndryshme akute ose kronike, apo objektive dhe subjektive etj.

 Shih për këtë, të qenurit (prezenca), sugjerimet, rekomandimet, këshillat ose rezistenca e çfarëdollojshme e elitës ose prominencës së njohur shkencore, intelektuale, ,kulturore, informative ose publicitike në vendin tonë (Kosovë) e kanë peshën, mesazhin, dimenzionin, karakterin dhe rëndësinë e posaçme nepër etapa ose  periudha të ndjeshme dhe tepër sfiduese ose eklektike nepër të cilat po kalojnë Kosova dhe shqiptarët.

Kjo pra në një kohë ose periudhë të fliudshme, hektike,eklektike, turbulente dhe tepër sfiduese e dinamike të konsolidimit të gjithëmbarëshem dhe tranzicionit, ku kërkohet përvojë, maturi, edukatë, kulture, pjekuri, emancipim, disiplinë, afinitet, profesionalizëm dhe përgjithësi e lartë morale, shtetërore, nacionale, shkencore, intelektuale, profesionale, institucionale dhe politike nga të gjitha shtresat ose kategoritë e mundshme shtetërore ose qytetar në Kosovë. Dhe, jo vetëm retorika ose oratori të zjarrta ( boshe) pas  ngjarjeve ose vendimëve të medha ose kardinale -historike per fatet e pergjithshme te kombit dhe atdheut.

Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës, i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore.

Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre. 

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit; është stili apo forma e debatit që krijon rejtingun ose imazhin e tyre etj.

Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së problemève ose konflikteve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkèta.

Ne jetojmë në dy vende (si Kosova dhe Shqipëria)-vlerash, resursësh ose pasurishë të pafundme dhe mrekulluese që na i kanë dhuruar Zoti (Hyji) dhe natyra: Lidhja jonë e vetme me vlerat, resursët ose pasuritë e njohura njerëzore, natyrore, shtetrore ose nacionale, qëndron në esencën ose formulën e njohur shkencore ose filozofike: Si t'i njohim, zbulojmë, manipulojmë, shfrytëzojmë, shpërndajmë, menaxhojmë dhe konsumojmë ato (këto) vlera dhe resurse të përbashkëta globale ose universale.

Në këtë prizëm, mendoj se duhet përshëndetur (përgëzuar) dhe lartësuar narrativin, misionin dhe funksionit integral, profesional dhe tepër ekselent të gazetës nacionale "Bota Sot", si arbitre ose refere tè pavarur ose neutrale në manaxhimin, shquarjen, artikulimin dhe afirmimin e vlerave, potencialeve dhe resursëve globale ose universale të Kosovës dhe shqiptarëve tani e afro tre (3) dekada.

Në këtë rast, edhe studimet, shkrimet ose analizat e njohura gazetareske, publicistike, politike, shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. 

Ndryshe nga kjo, situata ose aktualiteti politik në Kosovë, vazhdimisht sikur të ngjajnë në lojë shahu ku akterët ose protagonistët aktual të shtetit dhe pushtetit kosovar, në vend të mbylljes së lojës së tyre me remi ose pat pozicion, si duket kanë zgjedhur ose preferuar matin?  Kjo pasiqë tani është e qartë renditja ose konstelacioni përfundimtar i figurave në shahun e atjeshëm politik ose diplomatik. E sidomos i ushtarëve dhe figurave kryesore në fushë.

Kështuqë, palet e atjeshme (pozita dhe opozita) -taktizojnë ose manovrojnë në fushën e vet, pa i prekur ose provokuar në esencën ose substancën e tyre rivalët e tyre kryesor deri në ndonjë takim ose lojë tjetër të re në "shah matin" politik ose diplomatik të Kosovës.

 Ata që janë në opozitë kanë frikë nga ndëshkimi ose denimi i atyre që janë në pushtet ose pozitë, ndërkaq ata që janè në pushtet ose pozitë kanë frikë nga hakmarrja ose ndëshkimi i pritshëm i atyre që janë në opozitë. Kuptohet, nëse vijnë prap në pushtet...?!

Ndërkaq, përmes narrativit ose sindromit të mbjelljes së frikës së antropomorfizuar, valorizuar dhe glorifikuar në ide ose teori të ndryshme spekulative, konspirative dhe dekonspirative mbi plasjen e mundshme të ndonjë lufte të brendshme qytetare ose politike me pasoja të zhdukjes individuale dhe kolektive të popullit të shumëvuajtur kosovar, e shohin ekzistencën ose mbijetesën e tyre forcat e ndryshme reaksinorare, diabolike dhe të tjera, ku përveç frikës latente ose përmanente, në popull mbillën edhe pesimizmi, pasiguria dhe mosbesimi i përgjithshëm pikërisht ndaj atyre që janë mbrojtësit, gardianët dhe çlirimtarët e vërtetë të Kosovës dhe shqiptarëve. 

Ndonëse, gjykata speciale" së bashku me "ndarjen e Kosovës", "ndryshimin e kufijve" ;"asociacionin", "demarkacionin" dhe plot parulla dhe banderolla të tjera, janë bërë narrativ ose konsum i përditshëm "politiko-diplomatik" i atyre që i kanè krijuar, sjellur dhe kundërshtuar ato si teori e jo si praktikë ose realitet në këmbim të sundimit ose pushtetit të tyre të pakufizuar ose infinitivë.

Është e kuptueshme se në politikë të lartë ose diplomaci, janë me rëndësi primare ose ambivalente shquarja, enkodimi, deshifrimi, deskriptimi, manuskriptimi, transkriptimi, identifikimin, artikulimi dhe postulimi i konceptëve, ideve dhe teorive të njohura shkencore dhe humaniste së bashku me universalizimin dhe realizimin praktik dhe teorik të vizionëve, idealeve, aspiratave dhe interesave të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, kulturore, historikr, ekonomike, strategjike dhe të tjera.

Kjo do thotë se përsosshmëria ose perfeksionizmi i njohur politik ose diplomatik, në radhë të parë i kërkojnë mëshirën e fatit dhe shëndetit të përgjithëshëm trupor (fizik), mental ose psikologjik, përvojen e vitëve, krihët e kohës, dritën e dijes ose diturisë, shpatullat (krihët) e miqve ose aleatève tè fortè dhe dorën e Zotit. 

Në instancë të fundit, mosbesimi, skepticizmi ose ateizmi i përgjithëdhem politik dhe diplomatik, janë të pranueshëm dhe të kuptueshëm deri atëherë kur i zbulojnë, arsyetojnë dhe justifikojnë shkaqet, motivet dhe arsyetueshmërinë e një "besimi"(mosbesimi) të thellë.

Thonë se shteti dhe populli (kombi) janë si ato substancat kimike të cilat ose puçën dhe bashkohën mes veti, ose shuhën dhe shpërbëhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat