Paradoks & absurd reciprociteti politik dialogues në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë

Opinione

Paradoks & absurd reciprociteti politik dialogues në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë

Nga: Sabahate Byci Më: 2 qershor 2021 Në ora: 14:07
Sabahate Byci

Sipas meje; Reciprocitet politik -jo.

Nëse aplikohet sipas motos;

„T‘jap-m‘jep ose m’jep-t’jap“

(Sa i përket Aspektit territorial)

Ndërsa;

Reciprocitet ekonomik-po.
 

Kjo formë reciprociteti relativisht në të shumten e rasteve mund të funksionojë e të jetë tejet pozitiv dhe kontribuon në marrëdhëniet e mira ndërnjerzore-ndërnacionale ( kështu mendimi i im) vetëm në laminë e Ekonomisë, përderisa në laminë politike momentalisht dhe enkas në rastin e politikes së huaj karshi Kosovës, nëse për asgjë tjeter, atëherë vetem për hir të Paqes në rajon dhe jo vetëm, me doemos duhet të mendohet, mundohet, rigoroz e syhapur të punohet në asi forme që eskalacionet brutale sikurse në 20 vite e me parë, të evitohen e sipas përvojave të hidhura të së kaluares e vërteta më kurr mos të anashkalohet sepse nëse do të ndodhë një gjë e tillë shkatërrimi do të merr përmasa të papara massive padallim për të gjitha speciet e posaçërisht për të gjithë njerëzimin, duke filluar nga rajoni i Ballkanit, ai i Bashkimit Europian si dhe në tërë Botën.

E Nëse do të punohet e veprohet me një politikë të drejtë, të sinqertë të pastër edhe atë eksplicite për hir dhe në emër të paqes globale-botërore dhe nëse politikanet e sajë nuk e kan harruar dhe s’do ta harrojnë kurrë 28 Qershorin e Vitit 1914 Atentatin e nacionalistit serb Gavrillo Princip të kryer ndaj trrashëgimtarit të Fronit Austro-Hungar Erstherzog Franz Ferdinand dhe bashkshortes së tij Sophie Chotek Herzogin von Hohenberg?!.

Atëherë do t’ia arrijmë që paqja të mbizotërojë mbi njerëzimin.

Sipas Ligjit të Natyrës, të gjitha speciet e sajë pra të natyres, funksionojnë sipas LIGJIT të sajë në bazë të veprimeve në të gjitha aktivitetet ekzistenciale të Jetës së përditshme.

Edhe ne njerëzit veprojmë dhe jetojmë sipas këtij ligji dhe në bazë të këtyre aktiviteteve, por me më shumë prioritete se speciet tjera sepse neve ndër të tjerash e posedojmë dhuratën universale unikate, delikate dhe të shenjët nga Natyra dhe ZOTI - pra TRURIN dhe se të njëjtin duhet me shumë kujdes ta përdorim dhe ta ruajmë.

Kohëve të fundit kërkesat nga Spektri politik i jashtem, i BE-jan dhe jo vetem, kërkesa kto adresuar Rrepublikës sonë Kosovës në lidhje me arritjen e merrveshjes të ashtuquajtur marrëveshje përfundimtare me serbin, duke e citaur e nënvizuar „autonominë“ e një pjese bukur, jo bukur por SHUM TË VLERËSHME për Kosovën - në veri të sajë pra në Mitrrovicë - sa i përket burimeve dhe RESOURSEVE NATYRORE TË DARDANISË SONË ILIRE PRA KOSOVËS dhe për „autonominë“ e Kishave orthodokse, areale këto të uzurpuara që moti cik-cak dhe qëllimisht në shumicen e territoreve të ish Jugosllavisë eedhe në Kosovë edhe atë bile toka të uzurpuara në emër të Zotit - që të mos të them toka të VJEDHURA nga serbet në emër të të madhit zot për të ndërtuar Kisha, në mënyrë që me kalimin e kohës këto Toka/Areale në fjalë ti përdorin në vepra për mbrojtjen e hajnive si alibi me pretekst se tokat janë të kishave serbe prandaj janë edhe toka serbe!

Çfarë tradhtie hajnitë në emër të zotit!

Çfar paradoksi absurd përkrahja dhe mbështetja e politikanëve të BE-së e më gjerë?!.

Paradoks & absurditet tjetër i ndëkombtarëv, i cili aspak nuk ka të bej me një politikë multilaterale?!

Në njëren anë nga Rrepublika e Kosovës po kërkohet integrim më intenziv i pakicave të sajë e në VEÇANTI integrimi i pakices-minoriterit serb, e që ktë integrim serbet vet nuk po e dëshiroin ( shiqo flamujt e serbis në territorin e Kosovës?! ) në anën tjeter po kërkohet që në Dialog të perfshihet qështja e asociacionit përderisa unë ktë qështje qëmoti e kam definnuar qështje e separacionit të popullsisë serbe nëper Komunat e Kosovës.

Politikanët ndërkombëtarë si edhe Serbia – një herë po kërkojnë integrim dhe në të njëjtin moment po kerkojnë asociacion-separacion?!!

Mr. Mathew Palmer dhe Pán Miroslav Lajčák a nuk është ky një paradoks absurd?!!!

Ti kthehem prapë hajnisë në emër të Zotit;

Pra hajnitë e serbëve sipas motos;

-Aty ku e kam kishen, aty është toka e ime??!!!

( e kam cekur shum her në opinionet e mija )

Shiqo tokat e Manastirit të Deçanit etç... Pra territore të uzurpuara në emër të fesë edhe ate jo vetem në Kosovë por kudo, në çdo vend dhe territor të ish Jugosllavisë, kujto „srpska kraina Knin „republikasrpska“në Bosnje e Hercegovinë, e shum e shum territore të ish jugosllavisë.

P. S.

Ata/o që manipulojnë të tashmen pa e vlerësuar e posaqërisht pa e marrur në konsiderim të kaluaren e hidhur bashk me historinë e shkatrrimit të shum shpirtrrave të njerzimit - sipas meje jan „arkittktet“ më të brisht të së ardhmes dhe të zivilizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat