Për ç’arsye në një vend nuk ka drejtësi?

Opinione

Për ç’arsye në një vend nuk ka drejtësi?

Nga: Adem Bytyçi Më: 1 qershor 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Po të elaburohen një nga një dhe me saktësi arsyet janë të shumta dhe të ndryshme.

Mirëpo, për të qenë opinioni më i shkurtër, racional dhe lehtësisht i kuptueshëm arsyet kryesore pse në një vend nuk ka drejtësi janë:

1) Kur drejtësia është e manipuluar nga personalitet në postet më të rëndësishme të shtetit, siç janë Presidenti dhe Kryeministri i shtetit, ky është rasti i njohur i ndikimit të politikës në drejtësi.

2) Kur Presidenti i një shteti i instrumentalizon INDIVIDËT nga Agjencia e Inteligjencës dhe nga sistemi prokurorial dhe gjyqësor për t'i eliminuar kundërshtarët e tij politik dhe të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai dhe i konsideron të pa dëgjueshëm.

3. Kur Presidenti i një shteti i detyron prokurorët, gjyqtarët, ekspertët e mjekësisë ligjore dhe institucionet tjera të drejtësisë që INDIVIDËT që i vret vetë me porosi, t'i kulifikojnë si vepra penale vetë- vrasje dhe jo vrasje.

Qytetarët e një vendi janë të mjerë kur e kanë fat një president, i cili sistemin e drejtësisë e manipulon dhe e shfrytëzon për t'i luftuar kundërshtarët politik dhe për të mbjellur FRIKË dhe terror te qytetarët tjerë që mos të guxojnë për ta kundërshtuar.

Në vendet e tilla qytetarët e kanë të pamundur për t'u mbrojtur nga krimi dhe për t'i përjetuar dhe shijuar frutet e drejtësisë.

Në rastet të tilla qytetarët e një vendi për t'iu shpëtuar padrejtësive, diskriminimit dhe formave tjera të frikës dhe terrorit, i'u mbetet vetëm një mundësi: gjetja e mënyrës për ta larguar nga posti i presidentit individin i cili e keqpërdorë, e shkel ligjin dhe Kushtetutën e një vendi për t'i vënë nën zap dhe sunduar të gjithë qytetarët e atij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat