Në raport me politikën kemi dy llojë individësh!

Opinione

Në raport me politikën kemi dy llojë individësh!

Nga: Adem Bytyçi Më: 31 maj 2021 Në ora: 21:43
Adem Bytyçi

Individët që hyjnë në politikë për t'u shërbyer interesave të veta e të cilët ndihen mirë, dhe individët të cilët hyjnë në politikë për t'iu shërbyer interesave të tjerëve të përbashkëta dhe të cilët nuk ndihen rehat, sepse shpesh ndodh të mos jenë në gjendje t'i përmbushin qëllimet e tyre fisnike ndaj të tjerëve për shkak të kushteve objektive .

Në vendin tonë në jetën politike FILLOZOFIA e pushtetit është ballafaquar me të dyja këto grupe individësh.

Ata të cilët pushtetin e kanë konsideruar qëllim në interesin e tyre dhe kanë arritur të pasurohen në kurrizin e të tjerëve dhe ata që pushtetin e kanë konsideruar qëllim për të arritur realizimin e interesave të shumicës dhe kanë gëzuar të njëjtin standard jetësor me shumicën.

Tani, ata të cilët politikën e kanë shfrytëzuar si mjet për t'u pasuruar vetë dhe varfëruar të tjerët kanë mbetur jashtë politikës, pa pushtet dhe pa autoritet me gjasën që asnjëherë tjetër mos të kenë mundësinë që përsëri t'i kthehen pushtetit.

Përfaqësuesit të cilët mbronin interesat e shumicës më në fund pas një përpjekje të gjatë dhe të mundimshme në Republikën e Kosovës arritën t'iu besohet fati edhe i qytetarëve të Kosovës dhe fati i shtetit të Kosovës në raport me shtetin serb, nga i cili u çlirua pas një lufte të përgjakshme dhe në raport me thellimin e miqësisë së Kosovës me shtetet tjera mike...

Humbja e pushtetit të atyre që politikën e kanë shfrytëzuar si mjet për t'u pasuruar vetë, paraqet ngjarjen më të tmerrshme në jetën e tyre dhe sado  që të mundohen e kanë të pamundur për t'iu adaptuar jetës jashtë politikës e larg pushtetit, prandaj edhe nuk lënë guri pa rrokullisë, aleanca pa ndërtuar qoftë edhe me diallin, vetëm dhe vetëm për t'iu kthyer përseri pushtetit për t'i shfrytëzuar të mirat e tij në interesin e tyre personal.

Ky grup politikanësh për t'i hutuar  qytetarët  për t’ua besuar përsëri qeverisjen e vendit, në njëren anë asetet e tyre ua blejnë me qmime qesharake për t'u pasura vetë dhe në anë tjetër kërkojnë nga Qeveria aktuale t'ua falë borgjet me të cilat i detyrohen shtetit, një propogandë kjo shumë e sofistikuar dhe perfide për të krijuar përshtypjen se Qeveria aktuale nuk është duke u "interesuar" për t'iu dalur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Më në fund e arritura më e madhe në jetën politike të Kosovës është ngritja e vetëdijës  së qytetarëve për ta kuptuar saktësisht, se cilët politikanë dhe cilat subjekte politike për njëmend angazhohen seriozisht dhe me përkushtim në të mirën e qytetarëve, e cilët politikanë dhe cilat subjekte politike  bëjnë vetëm propogandë për të krijuar huti të qytetarët me shpresën se përsëri mund t'ua besojnë qeverisjen e vendit, por një befasi e tillë vështirë se mund të ndodhë për shkak të një përvojë të gjatë të qytetarëve të Kosovës me të gjitha QEVERITË dhe të gjithë politikanët e pas luftës deri të Qeveria aktuale Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat