Kosova dhe BE-s pas "brexitit" ose largimit të Britanisë së Madhe

Opinione

Kosova dhe BE-s pas "brexitit" ose largimit të Britanisë së Madhe

Nga: Agron Shabani Më: 31 maj 2021 Në ora: 14:25
Agron Shabani

Janë disa çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën dhe diplomacinë evropiane që nga largimi (brexiti) anglez ose britanik nga UE-së.

Aty janë edhe tendencat ose pretëndimet e ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli ose epoke së bashku me dy luftërat e mëdha botërore si dhe luftërat ose konfliktët e ndryshme kontinentale, lokale, rajonale dhe kështu me radhë, që jo rrallë e kanë dominuar, ricikluar ose rikonfiguruar historinë dhe gjeografinë politike të kontinentit plak.

Britania e Madhe së bashku me Francën, ishte fuqi nukleare ose atomike brenda UE-s, respektivisht krahu i djathtë i Gjermanisë, për dallim të Francës, e cila gjithëmonë ka mbajtur qëndrime paternaliste, dominante dhe eksluziviste ndaj Gjermanisë dhe vendëve tjera të UE-s. E sidomos me doktrinën e sofistikuar "force de frape" të barazpeshës ose "neutralitetit atomik" të Francës (dhe tërë UE-s)-ndaj SHBA-s dhe Rusisë, e cila nuk iu ka pëlqyer kurrë as gjermanëve, as britanikëve dhe as amerikanëve.

Britania e Madhe, është edhe fuqia e pëstë industriale dhe ekonomike në botë, si dhe ish partnerja me e rëndësishme tregtare dhe ekonomike e Gjermanisè brenda UE-s.

Largimi i Britanisè sè Madhe nga UE-s, siç dihet i kushtoi hiq mè pak se 1OO.OOO vende pune-Republikës Federale të Gjermanisë si Fuqia ose Lokomotiva kryesore e UE-s ose BE-s. Francës, Italisë, Spanjës, Portugalisë, Holandës, Austrisë, Kroacisë dhe shtetëve tjera të UE-s (BE-s) gjithashtu.

Briania e Madhe nuk i takon më "ambrellës" ose "çatisë së përbashkë evropiane" për shkak të specifikave ose karakteristikave te mesiperme që jo rrallë e kanë koliduar dhe eklipsuar njëra tjetrën në sfond.

Njohësit e rrjedhave, trendëve ose rrethanave të ndryshme politike, tregtare, finansiare, ekonomike dhe të tjera, nuk e përjashtojnë mundësinë e ngritjes ose projeksionit të ndonjë "commonwelti", "modeli" ose "unioni të ri anglo-sakson"- karshi UE-s, pas largimit të Britanisë së Madhe nga UE. Kuptohet, edhe me pjesëmarrjen ose involvimin e SHBA-s.

Ndërkohë që largimi i Britanisë së Madhe ( Brexit) nga BE-së, sikur iu ka hapur rrugë edhe procesëve tjera të dezintegrimit ose dekompozimit ( dekompozicionit) të mundshëm të "kompozicionit të përbashkët evropian" në të ardhmën.

Ish politikani i njohur francez, Zhak Atali, dikur do e quante ose kualifikonte Gjermainë si "paciente" ose të "sëmuarën e madhe dhe kryesore të Europës ose UE-s, e cila sipas tij ,kurrë nuk do jetë e njejtë dhe barabartë me Francën e madhe nukleare ose atomike"!

Faktori i njohur gjerman...

Ndryshe nga kjo, duke filluar që nga Konrad Adenaueri dhe deri tek Dr. Angela Merkel, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; i kanë kombinuar, balancuar, ravijeziar, konturuar, eksploruar dhe avansuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik. Nëse kriza globale dikur mbërriti edhe në Gjermani, kjo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë.

Në këtë kontekst, Europa po kërkonte rregulla dhe standarde ose trende të reja në tregjet financiare dhe ekonomike ku Gjermania ishte dhe mbeti një kampione e eksporteve”,sipas vizionëve tè shquara tè Dr. Angela Merkel.

Se këndejmi, një vit pasi kriza finansiare dhe kredidhënë e kishte kapluar ose pushtuar Europën, vëmendja e liderëve ishte fokusuar tek menaxhimi i krizës si dhe tek strategjia dhe planifikimi i së ardhmes. 

Ndërkohë që kriza asokohe nxorri në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve kardinale dhe ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli europian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin zemërgjerë si dhe për një mirëqenie për të gjithë në një botë të globalizuar? Si mund të përqasej ose ravijezohej dhe adaptohej tregu i përbashkët i financëve me tregtinë ose realitetin, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq? 

Në këtë kontekst, gjermanët kishin kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre po i mbronte nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër dhe afatgjatgjatë, mbrojten dhe shpëtuan shumë vende pune. Megjithatë, ekzistonte frika latente dhe permanente sipas të së cilës, problemet e mëdha ose kardinale ishin lënë ose shtyrë për më vonë . 

Në Bruksel ose Uashington, zyrtarët e lartë, gjithëmonë i kanë ndjekur ose pèrcjellut me vemendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Gjermani. Gjermania është edhe kandidate potenciale për të qenë anëtare e re e rregullt dhe e jashtëzakonshme ose fuqiplote e Këshillit të Sigurimit të OKB-së së  bashku me SHBA-së, Rusinë , Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për ta kuptuar se gjermanët e disiplinuar, gjithëmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm. Ndonëse, askush nuk e di me saktësi të plotë, nëse Evropa ( UE-së ) ka dalur përfundimisht nga kriza ?

Britania e Madhe si për shëmbull vazhdimisht është ankuar për një stagnim ose staniacion kontinental ku modeli social i tregut të lirë akoma përballet me prova ose sfida të vështira. Pa i harruar këtu edhe 'luftërat tregtare', ekonomike ose kabinetike në mes SHBA-së dhe UE-së etj. 

Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane, gjatë kohëve të fundit, kishin njohur (shënuar) rritje dhe lulëzim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme. Duke e bërë sot Gjermaninë njerën prej vendëve me të fuqishme industriale dhe konomike në të gjithë globin. 

Në këtë sfond edhe ndihmat dhe kontributët e lartëpërmendura finansiare dhe ekonomike të Bankës së Bashkuar Europiane dhe bankave të tjera nacionale ose internaionale për Greqinë, Portugalinë, Italinè, Irlanden dhe vendët tjera të ´eurozonës" që ndodhëshin në kriza të ndryshme ose në recesion, në të shumtën e rastëve ishin të garantuara dhe sigurura nga taksapaguesit (tatimpaguesit) gjerman.

Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme politike, fiskale, finansiare, industriale dhe ekonomike brendapërbrenda "tregut të përbashkët" europian, duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (dominante dhe eksluziviste) të vendëve ose fuqive të ndryshme  të BE-së: Kishte kohë që kishin bërë fjalë për ndarje ose "forma të reja" suksesive, secesive, buxhetore ose merkantaliste të valutës (euros) dhe "kapitalit të përbashkët" europian në të ardhmen.

Kosova dhe rruga e anëtarësimit të Kosovës në UE:

Të gjitha këto së bashku, në forma ose mënyra të ndryshme eskterne ose eksplikative, sikur i bëjnë edhe më të komplikuara dhe të paqrta aspiratat dhe interesat strategjike të Kosovës dhe shqiptarëve për 'liberalizimin e vizave' ose anëtarësim eventual në Unionin Europian, së bashku me vazhdimin e dialogut të gjatë ose maratonik në mes Kosovës dhe Serbisë me moderimin, kujdestarinë ose sponsorizimin e UE-së.

Umor vesh se Gjiganti i njohur industrial ose ekonomik i "Trepçës" së bashku me asetët ose resursët tjera kosovare, do jenë kryefjala, kryeformula ose kryesinteza e dialogut në fjalë në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në "Trepçë" se këndejmi, të gjithë duan të kanë hise....Edhe shqiptarët, edhe serbët, edhe amerikanët, edhe gjermanët, edhe anglezët ose britanikët, edhe rusët etj.

Ndonëse, pas largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni Europian, sikur janë rritur ose shtuar ndjeshëm ndikimët ose influencat e Spanjës, Francës dhe disa shtetëve tjera në UE-së.

Kush është ose kush ishte dikur BE-së...?

Siç dihet, Bashkimin Evropian e përbënin dikur (para Brexitit ose largimit britanik) 28 shtete të pavarura dhe sovrane të përfshiera dhe inkorporuara brenda "modeleve" ose konceptëve të larmishme industriale dhe ekonomike  si "Modeli i Rajnës" i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, "Modeli Skandinavë" i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, "Modeli Anglo-Sakson" i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, "Modeli Jugor ose Mesdhetar" i përbërë nga Spanja, Italia, Qiproja dhe Greqia.

Si duket se largimi (brexitii) i Britanisë së Madhe nga UE-së ose nga 'Eurozona', pos tjerash, u bë si të thuash edhe për shkak të "luftërave të pashpallura" industriale dhe ekonomike në mes Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë që paraqisnin dikur "katërshen e madhe" ose centrifugën kryesore të UE-s ose BE-s. Kjo në radhë të parë për shkak të konkurencës së madhe ose "luftërave të brendshme" finansiare, industriale, teknologjike, tregtare ose ekonomkke në mes koncernëve ose gjigantëve të njohur të industrisë automobilistike si Deimler Benz (Mercedes), Volksvagen (FV), BMW, Audi, Opel (Gjermani), Rols Rojs, Jaguar, Landrover, Këdillak (Angli ose Britani e Madhe), Pezho, Citroen, Reno (Francè), Fiat, Alfa Romeo, Lamborgjini (Itali) etj.

Për të vazhduar me luftërat ose konfliktet tjera finansiare, tregtare ose ekonomike në industrinë ose teknologjinë ajrore, astronautike, digjitale ose kompjutorike, në industrinë e rëndë ose makroindustri, në fushën e ndarjes suksisive të buxhetit dhe finansave, në politikën fiskale ose merkantiliste, në industrinë ose teknologjinë e lartë ushtarake ose luftarake, në aksione të ndryshme ose kambiale dhe të ngjajshme etj.

Kështu që pas 47 ose 48 vitësh, Britania e Madhe u largua nga UE-s!

Ndryshe nga kjo, për dallim të boshtit ose bllokut të njohur franko-gjerman, të bazuar ose mbështetur kryesisht në formulën finansiare, industriale ose ekonomike të zgjidhjes fatlume ose përfundimtare të konfliktit shqiptaro-serb mbi Kosovën: Boshti ose blloku tjetër anglo-amerikan, e kanë një përceptim ose narrativë tjetër insubordinues ose interaktivë, sipas të të cilit: Krahas faktorit finansiar ose ekonomik, nuk duhet përjashtuar asnjëherë edhe opsionet ose variantat e njohura ushtarake ose luftarake ndaj palës serbe dhe aleatëve të tyre në çështjen ose statusin e Kosovës etj.

U mor vesh se përfundimi i Luftës së Dytë Botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimët e mevonshme politike, ushtarake, historike dhe dramatike në botën e pasluftës, në një masë tepër të madhe (substanciale ose esenciale) asokohe i kishin reformuar (transformuar), determinuar dhe ridefinuar si të thuash konceptët, përceptimet, pikëpamjet dhe formulimet e njohura dominante dhe ekskluziviste të popujve, vendëve ose fuqive të dikurshme imperiale dhe kolonialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe me largë, të cilat në forma dhe menyra të ndryshme akute, permanente ose kronike po vazhdonin të ishin prezente që nga etapat ose periudhat e njohura të absolutizmit, imperializmit dhe kolonializmit të dikurshëm shtetëror dhe nacional. Duke e njohur dhe "zbuluar" në këtë prizëm rolin dhe rëndësinë e madhe kolosale ose epokale të SHBA-së si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit në drejtimin e njohur të ruajtjes dhe garantimit të paqës, sigurisë dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar në kuptimin e njohur global ose universal të fjalës. 

Në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, duhet vërë theksin në rolin, qëndrimin, pozicionin, angazhimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të SHBA-së për të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit. Përkatësisht, për të drejtat dhe liritë e garantuara të popujve (kombëve) dhe vendëve të ndryshme në të gjitha kontinentët dhe meridianet e mundshme të botës për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike nga thundra ose tutelja e egër e fuqivë të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste. 

Se këndejmi, diversifikimi (diversiteti ) ,universalizimi (universaliteti ), globalizimi (globaliteti ) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marëdhëniëve dhe raportëve të sotme kontinentale (europiane) dhe interkontinentale (gjithëbotërore) në një masë tepër të madhe u kanë shkuar për shtati bashkëpunimëve, koperimëve, aleancave , konvërgjencave, fuzionimëve dhe transaksionëve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal. Kjo për faktin se në kushtët ose rrethanat e sotme moderne ose bashkohore të "tregut global" dhe një ekonomie të përgjithshme globale ose universale në nivel kontinental dhe interkontinental: Ekonomia e tregut në radhë të parë i përfshinë dhe nënkupton mekanizmat dhe instrumentët e njohura infrastrukturale, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të tregtisë së jashtme së bashku me atributët, prioritetët dhe favorët ose benificionet e njohura shtetrore dhe nacionale të tregut global të vlerave dhe kapitalit. 

Sipas Kartës ( Deklaratës) Universale të OKB-s, të firmosur me 25 prill ,përkatësisht, me 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko të SHBA-së dhe Rezolutës së njohur të Këshillit të Sigurimit të OKB-s ( Nr. 1815) të kodifikuar dhe ratifikuar me 18 dhjetor të vitit 1962 , si dhe në bazë të një sërë konventash dhe rezolutash të tjera botërore ose ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e njohura globale ose universale të njerëzve, popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej kontinentit dhe globit tonë tokësor: Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetëror dhe nacional , koekzistenca paqësore, liritë, të drejtat dhe barazitë e njohura shtetërore dhe nacionale së bashku me njohjen dhe respektimin e ndërsjellë ose reciprok të lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të lartëpërmendur shtetëror, nacional, teritorial dhe politik në mes vendëve dhe popujve të ndryshëm kudo në botë: Paraqesin si të thuash rrënjët, themelët ose fundamentët (bazamentët) kryesore ose substanciale të shtetëve dhe shoqërive të pavarura, sovrane, integrale, qytetare dhe demokratike kudo në botë. 

Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe disajnin ,arkitekturën, strukturën ose superstrukturën e njohur institucionale dhe konstitucionale së bashku me edukatën, kulturën, arsimin, profesionalizmin, etikën, estetikën, rezonansën, kohezionin dhe performansën e njohur shtetërore dhe institucionale të cilat së bashku me korin e njohur politik dhe diplomatik, paraqesin degët ose segmentët (shtyllat) me të rëndësishme ose kryesore në kontekstin e njohur konjuktural ose konjuktivë të politikës së jashtme dhe diplomacisë. 

Aty i kemi edhe të drejtat dhe liritë e garantuara individuale ose kolektive së bashku me spontanitetin ,subjektivitetin, objektivitetin, autenticitetin, individualitetin, ekskluzivitetin, reflektimët e ndryshme objektive dhe subjektive, dinjitetin, imunitetin, sovranitetin dhe integritetin e garantuar politik dhe juridik të lidershipit të njohur shtetëror, nacional dhe politik të një shtetit të pavarur dhe sovran që paraqesin çelësin ose formulën kryesore të edukatës, kulturës dhe një demokracie të zhvilluar, të pavarur (sovrane), integrale, parlamentare, pluraliste ose demokratike. 

Në këtë frymë të njohur parlamentare dhe demokratike, rrethi(qarku) i mendimëve dhe opinionëve të lira qytetare dhe demokratike së bashku me pluralizmin e njohur politik, dialogun, mirëkutimin, tolerancën, edukatën, kulturën, kompromisin dhe konsenzusin e njohur shtetëror, nacional ose nacional, ndodhën në funksion të  paqës sociale dhe politike. Respektivisht, koekzistencës paqësore, bashkëjetesës dhe një harmonie të gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare të shtetëve dhe shoqërive të përparuara parlamentare dhe domkratike gjithandej globit dhe kontinetit tonë .

Ndonëse, pa i harruar në këtë histori edhe etapat ose periudhat e dikurshme të absolutizmi, kolonializnmit, imperializmit dhe kështu me radhë.

P. S. Absolutizmi se këndejmi, në pjesën me të madhe ose substanciale të tij, ndodhëj i ndërlidhur dhe identifikuar me figurën ose personalitetin kontraverz dhe tepër despotik të mbretit francez, Lujit(Luigjit) të XIV-të dhe luftërat e ndryshme ekonomike, kabinetike, komerciale dhe kolonialiste në Evropën e dikurshme të shekujve 17 dhe 18, kur perandori i lartëpërmendur frëng ( Luji i XIV), duke e mbiquajtur dhe paramenduar asokohe vetvetën si "mbret të tokës, mbret të detit dhe mbret të diellit": Zbatonte një poltikë të vrazhdë koloniale dhe absolutiste ndaj popullit dhe vëndit të tij në veçanti, si dhe ndaj vendëve dhe popujve të tjerë në përgjithësi. Duke i aplikuar dhe zbatuar në këtë vorbullë metodat e ndryshme cezariste dhe kolonialiste të një absolutizmi të përgjithshëm shoqëror dhe qytetar i cili i nënkuptonte absolutizmin dhe monopolin e përgjithshëm shtetëror dhe politik, absolutizmin diplomatik, absolutizmin ushtarak, absolutizmin tokësor, absolutizmin detar, absolutizmin fetar, absolutizmin kulturor, absolutizmin industrial, absolutizmin tregtar, absolutizmin finansiar, absolutizmin ekonomik dhe të ngjashme. 

Të gjitha këto së bashku të projektuara dhe etabluara asokohe nga Zhan Batista Kolberi- minister i thesarit dhe finansave, Le Tellier -minister i luftës, Le Lionne-minister i punëve të jashtme dhe të tjerë.

Në këtë kontekst, mendimtari dhe filozofi i shquar frëng, Monteskie (Montesquieue) si udhëheqës ose kryetar i njohur i legjislativit (parlamentit) të atehershëm francez me seli në Bordo , asokohe i kishte qortuar dhe akuzuar metodat e mesipërme autoritare dhe absolutiste të Lujit të XIV dhe të tjerëve në kuader të broshurës së tij të famshme me titull "l'Esprit de Lois".

Mëqe fjala mbi Lujin e Katërmbëdhjetë dhe periudhën e mesipërme të absolutizmit të atëhershëm francez- kundër merkantilizmit (merkantalizmit) ,utilitarizmit dhe sekularizmit të njohur detar, tregtar, industrial dhe ekonomik të Holandës ( sè Hugo Grotiusit etj. ), Anglisë (nën "Dinastitë" e njohura të Tudorëve dhe Stjuartëve, respektivisht të  Yorkëve dhe Lankasterëve etj.) : Do theksuar në vazhdim faktin e njohur se në Gjermaninë (Prusine) dhe Austrine e asaj kohe, ndodhej ne fuqi i ashtuquajturi "kameralizmi" ose "dirigizmi" i njohur finansiar dhe ekonomik nga ana e oboorëve të asokohshme mbretërore ose monarkiste të Austrisë dhe Gjermanisë.

Me merkantilizëm ose merkantalizëm në radhë të parë e nënkutojmë forcën ose fuqinë e gjithëmbarshme të shtetit ose shoqërisë mbi bazën e njohur monetare, finansiare, fiskale ose ekonomike.

Pas firmosjëve të njohura të "Paqes së Vestfalisë" me 1648, "Paqes së Pirinejeve" me 1659 , "Marrëveshes së Utrehtit" me 1713 dhe vendosjes se të të ashtuquajturit "Sistemit të Balansës" ( "Balance of Powers" ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër europian: Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konfliktëve të mesipërme fetare ose kolonialiste në Evropë, do i zëvëndesonin të të ashtuquajturat "luftërat" ose "konfiktet kabinetike" së bashku me luftërat ose konfliktët e njohura tregtare dhe ekonomike në mes vendëve ose fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin "liberalizmin kapitalist",gjegjësisht, "anarkoliberalizmin kapitalist" si stadin me të lartë të imperializmit të mevonshëm kolonial ose gjysëmkolonialist nga i cili dikur me vonë do të lindnin dhe gjeneronin edhe luftërat ose konfliktët e njohura botërore ,lokale, rajonale etj.

Ndërkaq, marëshimet dhe invzionet e njohura ushtarake ose luftarake të Napoleon Bonapartës në vende dhe rajone të ndryshme të Evropës Qëndrore, Rusi, Azi, Afrikë, Spanjë etj....Tek popujt dhe vendët e ndryshme të kontinentit të vjetër evropian dhe me largë: Atëbotë pos tjerash, e kishin nxitur dhe stimuluar edhe patriotizmin e zjarrtë shtetëror, nacional dhe historik. Përkatësisht, ringjalljen e vetëdijes dhe ideologjisë së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike në sfond.. Duke i nënkuptuar këtu historizmin dhe ideologjinë e njohur shtetërore, nacionale dhe politike. E sidomos tek populli ose kombi i madh gjerman, i cili në kohën e Napoleonit, gjegjësisht, që nga viti 18O6 e gjer në vitin 1815, ishte i ndarë dhe coptuar në 38O  të të ashtuquajtura "shtete " ose "principata të pavarura".

Ndërkaq, nga viti 1815 dhe gjer në vitin 1849-1871, gjermanët ishin të ndarë ne "35 shtete" ose "principata të pavarura" dhe në " 4 qytete të lira" ose "neutrale".

 Kjo gjer me ngritjen dhe themëlimin e "Reichut të Dytë Gjerman" ( nën Otto von Bismarkun) me 1849-1871, kur gjermanët dhe Gjermania me në fund ishin bashkuar si shtet dhe si një komb i madh (çfarë janë në të vërtetë) përmasash ose dimenzionesh të njohura kontinentale dhe interkontinentale. 

Ndërkaq,"Reichu i Parë Gjerman" ishte ngritur dhe themeluar në kohën e Karlit të Madh (Karl der Große ) gjatë vitëve 800-834 -në mesjetë.

Se këndejmi, grofi (baroni) i njohur Valentin von Stein dhe kancelari i atëhershëm i Mbretërisë së Prusisë, Karl August von Hardenberg, thuhet të kenë qenë arkitetktët ose instruktorët e parë ose kryesore të "Aleancës së Rajnës" (18O3-18O7); nga e cila do lindnin si te thuash edhe idealet, vizionet dhe konceptët e para shtetërore, nacionale dhe reformatore në domenin e rregullimit të përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik të ish Mbretërisë së Prusisë etj. Duke u konfirmuar dhe justifikuar edhe ne kuader te se ashtuquajtures " Paqes se Schönbrunnit" me 18O9 etj.

Reformat e njohura shtetërore, nacionale dhe politike të Valentin von Steinit dhe Karl August von Hardenbergut, përveç tjerash e sollën edhe betejen (luftën) e njohur të Leipzigut me 1813, të njohur si "beteja dhe fitorja e madhe e popullit" -kundër ushtrisë së fuqishme të Napoleon Bonapartes me 1813.

Pa i harruar këtu edhe luftërat ose betejat e njohura të Trafalgarit ( me 18O5) dhe Vaterlosë (1814). Respektivisht, fitoret e njohura të "forcave të koalicionit të madh" ne luftë kundër Napoleonit -nën komanden e admiralëve dhe gjeneralëve të shquar anglo-gjerman si Nelson, Welington, Blücher dhe të tjerë. 

Duke shënuar në këtë menyrë edhe fillimin e fundit të forcës ose fuqisë së pakontestuar ushtarake dhe politike të  "l´grande nationit francez" në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale gjatë kohës së sundimit të Napoleon Bonapartës, gjegjësisht, përmbysjen e Napoleon Bonapartës dhe  ´frytëve´ ose idealeve të njohura të Revolucionit të Madh në Francë nga pushteti gjatë vitit 1814 dhe 1815. 

Kronistët dhe analistët ushtarak, politik dhe historik, thonë se Napoleon Bonapartën dhe  'frytët' ose idealet e mesipërme të Revolucionit të Madh në Francë, asokohe i kishin përmbysur nga pushteti shtetët e njohura anëtare të "koalicionit te madh" ushtarak dhe politik në bashkëpunime të ndryshme eksterne dhe eksplikative me levizjet e brëndshme të burbonëve, zhirondinëve dhe jakobinëve të pakënaqur ose në revoltë.

Me 1815 se këndejmi, u ngrite dhe themelua edhe e ashtuquajtura "Aleanca e Shënjtë" ose "Pentarkia e Madhe", si rezultat i vendimëve të njohura të vendëve anëtare të " koalicionit të madh "politik dhe ushtarak- kundër Napoleon Bonapartës në "Kongresin e Vjenës" të mbajtur në po të njëjtin vit ( 1815 ) -nen parullat dhe sloganet e njohura te " meshires" ose " vullnetit te Zotit" si dhe te" legjitimitetit mbreteror" ose "dinastik" te oborreve te ndryshme mbreterore ose absolutiste te kontinentit te vjeter evropian. 

"Kongresi i Vjenës" dhe themëlimi i mevonshëm i "Aleancës së Shënjtë" ose "Pentarkisë së Madhe" pos tjerash, fuqitë e atëhershme politike dhe ushtarake brëndapërbrënda "koalicionit të madh", asokohe i kishin ndarë ose pozicionuar në dy  "blloqe" ose "tabore" të ndryshme  politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike: Në "bllokun liberal" dhe utilitar të përbërë nga Anglia ( B.Madhe), Selia e Shènjtè(Papati ) në Vatikan, SHBA-së etj., si dhe në "Bllokun konservativë" ose "ideologjik" të përbërë nga Rusia, Prusia dhe Austria.

Për të vazhduar kështu me një varg kongresësh, konceptesh ose sistemësh të tjera politike, ideologjike, fetare, ushtarake dhe diplomatike për shumë vite ose dekada me radhë. Gjegjësisht, me " Kongresin e Aachenit" me 1818, "Kongresin e Opavës" me 182O, "Kongresin e Lubjanes" me 1821, "Kongresin e Veronës" me 1822 dhe kështu me radhë.

Për dallim të të ashtuquajturit "bllokut konservatorë" ose "klerikalisto-absolutist" të Lindjes ( Rusisë) dhe Evropës Qëndrore, të inicuar dhe ideuar asokohe nga carët (mbretërit) e atëhershëm të Rusisë si Aleksandri I-rë, Aleksandri II-të, mbretëresha Katarina etj... "Blloku liberal" dhe utilitarist i kryesuar nga Britania e Madhe, SHBA-se etj....Në radhë të parë ndodhej i identifikuar me personalitetet e shquara të udhëheqësit (liderit) të atëhershëm britanik, George Canning dhe homologut të tij amerikan, Monroe, të cilët atëbotë i kishin refuzuar në menyrë kategorike (me forcë) konceptët, doktrinat ose teoritë e ndryshme dominante dhe ekskluziviste të Rusisë cariste dhe "aleatëve të saj" nga "blloku konservator" ose "ultra-nacionalist" mbi "ndërhyrjet" dhe "solidaritetin e përbashkët" politik dhe ushtarak të "Pentarkisë së Madhe" në të gjitha vendët e ndryshme anëtare ose nënshkruese të "marrëveshjes" ("traktatit")  të njohur ushtarak dhe politik  të "Aleancës së Shënjtë" dhe "Kongresit të Vjenës" me 1815. Duke i quajtur dhe kualifikuar në këtë kontekst sugjerimet dhe  "rekomandimet miqësore" të Rusisë etj., si ndërhyrje flagrante në punët e brëndshme dhe cenim kardinal ose kolateral të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të njohur shtetëror, nacional dhe politik të SHBA-së etj.( Kujto këtu "Doktrinën" e njohur të presidentit Monro dhe Kongresit Amerikan me 1823 së bashku me Deklaratën e njohur të Georg Canningut të Britanisë së Madhe -kundër intervenimëve të jasthme në punët e brëndshme të Spanjës, Italisë, Portugalisë, SHBA-se dhe vendëve te tjera gjate vitit 1826 etj.).

Në këtë menyrë, nepër etapat ose periudhat e ndryshme politike, ushtarake ose historike, nga viti 182O dhe gjer në vitin 1848 , do shfaqen dhe manifestohen edhe levizjet e njohura nacionale dhe liberaliste nepër vende dhe rajone të ndryshme të kontinentit të vjetër europian dhe me largë si "Risorgimento" ose "Giovine Europa" të Giuseppe Mazzinit, Garibalidit ose Camilio Cavourit në Itali, "Levizja Ilire" në Kroaci-nën udhëheqjen e Juraj Krizhanicit, Franjo Supillos, Dr. Ante Starçeviçit dhe intelektualeve ose patrioteve te tjere kroat ,Levizjet e njohura në Spanjë dhe Portugali të Maria Kristinës, Don Pedros, Don Karllosit, Don Miguelit ose Maria da Glorias ,ne Poloni, Çekosllovaki, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe të tjera.

Pa i harruar ketu edhe " Mbretèrinè e Bernadotit" (Ish gjeneral-marèshallit tè njohur tè Napoleonit) ne Suedi te ciles me vone do i bashkohet edhe Norvegjia ( pas çliirimit te saj nga " kurora mbreterore" e Danimarkes) ne formen e "Unionit Mbreteror te Kalmarit" , " Aleanca e Kantoneve Helvetike" ( Zvicres)-te ciles dikur me vone do i bashkohen edhe Kantonet e Gjeneves,Valisit dhe  Nojshatellit ( Neuschatel) etj.

Gjermania dhe Italia e asokohshme kishin dalur nga luftërat dhe përpkekjet e lartëpërmendura çlirimtare dhe patriotike- kundër Napoleon Bonapartës si një " bashkësi shtetësh" ose "principatash" të ndryshme nën udhëheqjen e atëhershme të "Lidhjes (Liges) se Madhe Gjermane".

Ndërkohë që livizjet e mevonshme shtetërore dhe nacionale në Gjermani, Itali dhe në vende të tjera, ishin projektuar dhe konceptuar mbi bazën e njohur të identitetit nacional dhe kulturorë si dhe te lidhjeve ose aleancave të ndryshme studentore ose akademike nepër vendët e lartëcekura përkatëse ose respektive (Gjermani dhe Itali).  

Duke i sfiduar, eklipsuar dhe detërminuar në këtë kontekst të të ashtuquajturin "sistemin" e Harderit ose Metthernicut  së bashku me " absolutizmin" e Bachut si dhe konceptet, teoritë dhe projektët e atehërshme "dualiste" dhe "rezidencialiste" në mes "Dinastisë së Habsburgëve"(Austrisë) dhe "Federatès Gjermane" ("Deutscher Bund")-sipas të të cilave , Vjena e asokohshme ishte qënder rezidenciale, ndërsa në Frankfurt mbi Majnë, ndodhej parlamenti (bundestagu) i përbashkët austriako-gjerman.

Me ç'rast, si reaksion final ose përfundimtarë, ishte zhvendosja e parlamentit dhe rezidencës mbretërore ose presidenciale të Prusisë nga Berlini në Brandenburg, gjegjësisht, asaj të Austrisë nga Vjena në Krömorisch.

Me fjalë tjera, natyra e marëdhënieve ndërkombtare, është e ndërlikuar ose tepër komplekse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat