Edhe Aleksandër, edhe frikacak është e pakuptimtë

Opinione

Edhe Aleksandër, edhe frikacak është e pakuptimtë

Nga: Dedë Preqi Më: 31 maj 2021 Në ora: 09:53
Dedë Preqi

Aleksandri i Madh, ishte strategu më i madh që ka njohur njerëzimi, i cili i ka mbrojtur popujt e pafajshëm nga barbarët e kohës. I ati i tij ishte Filipi i 2-të, i Maqedonisë, që thuhet se ishte gjysmë meqedon e gjysëm nga fisi ilirë, i cili banonte rreth Liqenit të Ohrit. E ëma quhej Mirteli, apo Olimpia, e cila ishte princesha e Epirit, një vend që ishte i banuar edhe me racë pëllazgo-ilirë. Ndërsa, grekët, apo sllavët pretendojnë se Aleksandri u takon atyre.

Emri Aleksandër, filloi të përtërihej te shumë popuj të botës, edhe ndër shqiptarë kemi emra të tillë me emrin e Aleksandrit të Madh, pikërisht nga ndonjë arsye, por ajo që dihet historikisht për jetën dhe vepren e tij, ishte një ndër njerëzit më të fuqishëm dhe më të arritshëm në gjitha betejat përballë kundërshtarëve të barbarisë njerëzore.

Ndoshta edhe Aleksandër Vuçiq, për hir të famës që kishte Aleksandri i Madh, të cilin e konsiderojnë edhe të vetin, ia dhanë një emër të tillë, me të cilin do duhej të krenohet populli i vet, nëse ky njeri ka tipare të tilla sikur të Aleksandërit të Madh, që në realitet po të ishte e vërtetë, do të ishte një çpikje apo një mrekulli njerëzore.

Prandaj, edhe Vuçiqi, nëse i thotë vetës guximtar dhe i thotë vetës serbian i vërtetë, që e mbanë edhe emrin e Aleksandërit të Madh, apo ti përngjajë pakëz atij, nuk do duhej të deklarohet në të kundërtën që bëri Aleksandri i Madh për njerëzimin, sikur këto ditë në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Serbisë, kur thotë, se nuk do ta nëshkruaj pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Jo vetëm që duhet Serbia, ta njohë realitetin e Kosovës, por populli shqiptar, si edhe popujt tjerë e meritojnë kërkimfaljen, dhe gjitha ato krime të rënda dhe barbare gjatë luftës, në një mënyrë nuk mund të kthehen mbrapa, por pasardhësit e tyre e meritojnë një kërkimfalje që të realizohet edhe paqa.

Paqën e bëjnë njerëzit e natyrshëm, paqën e bëjnë popujt e kulturuar dhe të shëndoshë në mendje, paqën e bëjnë burrshtetasit e ngritur, të cilët ia dëshirojnë paqën jo vetëm popullit të vet, por edhe popujve tjerë, paqën e bëjnë ata që janë në shpirt dhe në zemër të pastër, paqën e bëjnë vetëm ata njerëz që janë guximtarë, jo edhe frikacak.

Emri Aleksandër vjen nga gjuha greke, që do të thotë «mbrojtës i njerëzimit», por ky Aleksandri i Vuçiqëve, sikur e ka marrë gabimisht këtë emër, sepse përveq popullit të vet, duket se nuk e do asnjë popull tjetër, dhe strategjitë e tij janë të njohura, ky e ka në gjak ta krijojë Serbinë e madhe, duke synuar gjithmonë pushtimet e tokave dhe pronave të huaja.

Të mbani emrin e Aleksandrit të Madh dhe të mbetësh frikacak është mëkat, prandaj, Aleksandër Vuçiq, si president i Serbisë, që ti afrohet pakëz këtij njeriu të madh të botës, dhe të krijojë një strategji të paqës, së pari të kërkoj falje shqiptarëve për gjitha krimet dhe gjenocidin që i shkakëtoj fashizmi serb këtij populli të pafajshëm, i cili në këtë mënyrë do ta merrte rrolin e një paqësori ballkanik, duke u deklaruar këto ditë në Bruksel, ku do të zhvillohen negociatat mes Serbisë dhe Kosovës.

Përndryshe, edhe Aleksandër edhe frikacak, është e pa kuptimtë dhe asgjë nuk përmbyllet me negociata të thata, në veçanti pa u trajtue dhe pa u realizue pajtueshmëria dhe paqa në mes këtyre dy popujve, sepse kjo lëngatë e vjetër, do ua këput ardhmërinë edhe gjeneratave e pas gjeneratave që vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat