Si ia premtoi Millosheviqi, Micotakisit gjysmën e Maqedonisë?

Opinione

Si ia premtoi Millosheviqi, Micotakisit gjysmën e Maqedonisë?

Nga: Fahri Xharra Më: 27 maj 2021 Në ora: 23:51
Fahri Xharra

Kombinacionet e çmendura politike të Milosheviqit, të cilat ishin të shumta dhe perfide i joshën politikanët grek të kohës së tij që të bijnë në grackën e tij. Se si ata ranë aq lehtë në kurthën millosheviqiane ishin shumë faktorë, por më i rëndësishmi: Apetiti.

Por të shkojmë radhazi dhe kjo duke i falëmnderuar analizës së historianit dhe avokatit arvanit në Greqi, Aristidh Kolës. Aristidh Kola si i tillë ishte vetë viktimë  e apetiteve grekomëdha.

Një libër i mençur dhe me rëndësi të shumfishtë i Aristidh Kolës. ”Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit” na e spjegon të gjithë diplomacinë mashtruese serbe e cila pak a shumë qeverinë dhe popullin Grek e zhveshi nga ”përkatësia” europiane. Por populli grek, në shumicën e tij nuk mund të mendon ndryshe nga ç´mendon udhëheqësia politike e tij, nga ç´mendon Kisha Ortodokse e tij si dhe nga ç´shkruajnë gazetat dhe flitet në radio e shikohet në televizione.

Populli grek ishte që moti në ankthin e tij të përkatësisë kombëtare nga teoria e Fallmajerit se grekët janë sllavë të helenizuar ! Dhe, mashtrimi serb i bëri ata që ti japin të drejtë të madhe dhe krenari nga zemra që ”ishin”vëllezër të një gjaku me serbët. E mirë kjo!

Greqia ballafaqohej e edhe sot ballafaqohet me disa ”probleme” që janë fryt i pangopshmërisë së tyre, problemi me Maqedoninë, problemi ”vorio epirot” si dhe heqja një herë e përgjithmonë e frikës nga Turqia. Por kryesorja, aty ku Milosheviqi pati sukses në mashtrim ishte krijimi i Bizantit,  pra i konfederatës së përbashkët ortodokse nga Petersburgu e Rusisë e deri në  Lefkosia të Qipros. Micotakisi dhe ”Nea Demokracia” u kënaqën me premtime të zgjidhjes së problemit të Maqedonisë. PASOK-u dhe Papandreu u  joshën se iu premtoj që mund ti zgjidhë problemet greke me Turqinë; Kishën greke,  organizmat fetarë dhe parafetarë si dhe ato ”parashtetërore” si ajo ”vorioepirote” e pati lehtë ti bindi, sepse ju ofroi jo vetëm zgjidhjen e problemit vorioepirot, por edhe e solli doktrinën e përbashkët orodokse të popullit grek me atë serb si dhe ndjenjat e përbashkëta antiturke,si dhe formimin e ”harkut antiturk”.

”Në Greqi është shteti fetar i varur nga Patriarkana, brenda territorit grek, me 20 manastire me 336 km2 dhe rreth 2100 banorë dhe me histori interesante (MG)” në Shën Oros. Millosheviqit në vizitat e tij vendimtare (1991,1992) në Greqi, më e rëndësishmja ishte vizita në ”Shtetin e kallogjerëve” (Shen Oros) ku u shpall mbështetja e popujve të të njejtës fe Greqisë dhe Serbisë kundër turqve (boshnjakët dhe shqiptarët)

E di kush çka iu premtoi Milosheviçi udhëheqësve poltik grekë, kur që të nesërmen e vizitës së tij të fundit filloi propaganda proserbe dhe antishqiptare nga të gjitha kanalet radiotelevizive dhe shtypi. Si është e mundshme që menjëherë të ndërrojë opinioni publik grek? Propagandistët serbë me klerikët grek i ranë disa herë cep më cep Greqisë Filluan hapjet e llogarive të bankës për popullin e ”përvuajtur” serb, filluan organizimet e ndihmave humanitare me vagona të tërë për serbët që ”vuanin padretësisht” Demonstrata, mitingje dhe disponim proserb në tërë Greqinë!

Në institutin Gulandri, profesori i Universitetit të Beogradit, Ljubomir Maksimoviç (03. 12. 92) e mbajti sesionin shkencor me titull: ”Etnogjeneza e serbëve në Mesjetë”, ku ndër të tjera aty thuhet: ”Në bazë të fakteve që i përmend, rezulton që u zhvillua një bashk’jetesë e Shtetit dheb e Kishës që aty nga shek. i 13-të që çoi në një ideologji që fisi i serbëve kondsiderohej i zgjedhur dhe parpëlqyer nga Perëndia, si lirisht mund të quhej Izraeli i Ri”, pastaj vazhdohet: ”Kjo ide nuk do të thotë se kemi të bëjmë me filozofinë e Uebermenschit (Mbinjeriut), por kemi të bëjmë që pozita e serbëve në këtë botë, është një rast special që në thellësinë e tij e ka një rënd’si të tejsakjshme. Domethënë që prezenca e serbëve në këtë botë, duke filluar që nga dinastitë e dikurshme të tyre ka vetëm vlerë të përkohëshme dhe e gjithë forca e tyre duhen të këthehen thelbësisht drejt vlerave të pafund të Botës së Sipërme”.

Pra Serbët popull hyjnor dhe grekët të etshëm për ”fitore” ranë në grackën më të madhe të historisë së tyre!

Verbëria greke ndaj mashtrimeve të Millosheviçi ishte shumë e thellë, sepse ai që në rastin e parë kur Bullagaria e njofti shtetin e Shkupit (29. 11. 91) dual rrenacak, por ai menjëherë e vizitoi Athinën dhe që ta qetëson qeverinë greke propozoi që të bëhet ndarja e saj në mes të Greqisë dhe Serbisë.

Me 19. 03. 1992 Millosheviqi e vizitoi Greqinë përsëri me kodin "për pushime". Filloi sulmi mbi Bosnën dhe Gerqia ishte i vetmi vend që ua bekoi serbëve at agresion dhe poltika greke i mashtroi grekët e thjeshtë duke u thënë që serbët janë të rrethuar nga  turqit ( boshnjakët).

Grekët, bekuesit e Serbisë trumbetonin çdo  ditë në masmedia: ”Në Bosnje myslimanët po i masakrojnë vëllezërit tanë serbë dhe se europianët e amerikanët po intrigojnë për zhdukjen e paqedashësit Milosheviç dhe luftëtarit trim Karaxhiç”. Hadje ironi, hajde!

”Personalisht- thotë Aristidh Kola në librin e tij, iu heq kapelën  diplomacisë serbe që në një luftë kaq të ndytë ,  kaq agresive e të padrejtë arrijti ta fusë në valle  e të kërcejnë”kallamantiana” valltare si: Papnndreu dhe Micotakisi dhe Florakisi, Konstatino pullosin dhe Dhamanakisin dhe neofashistët Psarudhakis dhe Papathemelis  dhe Serafimis dhe që atje vallja të kulmonte  çfaqet befasisht si korife i saj Zherinovski (. f. 84 A. Kola)” Me të vërtetë që nag çasti kur u shpal prej serbëve se lufta kundër boshnjakëve ishte luftë fetare dhe ç’atje lufton Ortodoksia kundër Islamit  u acaruan aletët fetarë dhe u gjetën aletaë dhe përkrahës nga të dy anët.  Serbët e bindën gjithë hirerarkinë fetare dhe të gjithë organizmat fetarë dhe parafetarë në Greqi se me zhdukjen i jipej goditje e fuqishme mu në zemër Turqisë. Bosna ra në provim që e pranoi si luftë fetare se u kyqën muxhahedinët e të gjitha ngjyrave, Greqia ra në provim se mendoi se me këtë lufte do hjek qafesh një herë e përgjithmonë muslimanët e Ballkani dhe do ta krijon Bizantin pansllav  me seli në Greqi.  Kurse me. . . i jipej goditje e fuqishme mu në zemër Turqisë! Iu shtuan apetitet e Turqisë për gjëja kthimin e Imperatorisë Neootomane në Ballkan dhe kyqjen e saj në mënyrë indirekte në Luftën e Bosnjës. Një dredhi diplomatike serbe, me shumë të lagur!

Kur jemi këtu, Serbia u mundua që edhe Luftën e Kosovës ta paraqes si luftë fetare, por falë largëpamësisë së UÇK-së, një gjë e till nuk u pranua e as që u pranuan ndihma muxhahedine në luftë. Turqia në luftën  fetare” të Kosovës e kuptoi lojën serbe dhe ndejti shumë neutrale deri pas përfundimit të saj.

Se ç´farë u premtoi Milosheviqi politikanëve grekë më 1991 dhe 1992 deri sa i futi në grackë u pa kur para gazetarëve foli për kufijtë e përbashkët Greko-Serb, thënie e cila i entuziasmoi grekët në atë masë që ata veç i përgatitën gërsherët për ndarje të përbashkët të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Por nuk mund te rri pa e përmendur shkrimin e fundit të gazetës The Economist (Political minefield Feb 20th 2014) ku shkruan ”Nuk ka javë që mund të kalon në Greqi, pa pasur skandale dhe akuza për skandale. Kësaj radhe nga MPJ e Greqisë; pas një hulumtimi 20 mujor të policisë u gjetën faktet se ku shkuan paratë të keqpërdorura nga  600 OJQ -t greke që  punonin e punojnë jashta kufinjve të saj, kryesisht në Ballkan gjatë viteve 2000- 2008. Shumica e OJQ-ve,  ishin themeluar me lejen e  e Z.  Jorgo Papandreut (ish ministër i jashtëm i Greqisë ), nën emrin Hellenic Aid, me qëllim të përforcimt të demokracive të reja në Ballkan pas luftës së Kosovës.  Kjo ndihmë ishte në shumën prej 600 milon Eurosh në ndihmë shteteve fqinje. (87mil Euro +30 mil Euro të zhdukura).

Organizata Iniciativa Ndërkombëtare e Minave, ishte angazhur për çminim në Bosnje, Liban dhe Irak, por asaj i viente era e pakëndshme. Kostas Cevelekos dhe Alex Rondos i kishin devijuar mjetet financiare. Disa nga fondet e akorduare për këtë qëllim kishin shkuar në mbrojtje gjyqësore të Radovan Karaxhiçit,  ish liderit serb të Bosnës në Hagë. Por aktivistët e PASOK-ut,  që ishin përkrahës të fortë të regjimit të Milosheviqit, dhe Karaxhiçit, këta të Zotit Andreas Papandreu iu kishin siguruar ndihma të mëdha financiare atyre edhe gjatë luftës. Këto skandale do ti sjellin probleme PASOK-ut. ”

Por, bëhet një pyetje a mos ka ende mjete të ”OJQ-ve ”që sot shkojnë për destabilizimin e Shqipërisë?

Ndoshta, fryma e re europiane që po fryen në Greqi, e ka mbushur mend diplomacinë e tashme greke se nuk jetohet me armiqësi të përherëshme me shqiptarët, dhe se nuk jetohet me ”premtimet” serbe, se nuk jetohet me mendje të krijimit të Bizantinit se duhet harruar gërsherët shoveniste të Patriarkanës së saj Ortodokse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat