Porosi me shkas

Opinione

Porosi me shkas

Nga: Skender Karaqica Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:22
Skender Karaqica

Ambasada e Rusisë në Shkup e ka uruar 24 majin-dita e kujtesës historike për vëllazërit Kirili dhe Metodija dhe kjo është bër  shkas i reagimit të deputetit bullgar në Parlamentin Evropian,Angel Xhambaski,i cili ka thënë se etnia maqedonase është themeluar në vitin 1945 në Moskë.

Në urimin për festën e 24 majit dhe çështja e etnisë (maqedonase),thuhet se presidenti rus Vladimir Putin,paskësh thënë me ,,admirim,, se shkrim-leximi ka ardhur në Rusi nga Maqedonia(sic!).

Kujt i shërben kjo propagandë e qarqeve të Rusisë karshi Ballkanit,kur dihet se ,,gjuha maqedonase,,është formuar në vitin 1945,,kur në rrethin e Velesit janë marrë disa fjalë të vjetra dhe bashkë me fjalorin bullgar e kanë bër për  veti një ,,fjalor të gjuhës maqedonase,,disa nga intelektualët i quajtur maqedonas  në Shkup.

Është e vërtetë shkencore nga rrafshet e gjuhësisë evropiane dhe të institucioneve shkencore dhe akademike në Bullgari  se nuk ka gjuhë maqedonase dhe ,,etnia maqedonase,,është formua nga boshti pansllavistë  në Moskë,Beograd dhe Athinë,për ballansim  të çështjes shqiptare në hapësirën etnike të ndarë në orët e padrejtësive historike të fqinjve tanë grabitqarë.

Në pikë të ditës,diplomacia e Rusisë krijon ,,gjuhë dhe entitet të ri maqedeonas,,për qëllimet e veta karshi Ballkanit,duke harruar se analet e historisë hedhin dritë për të kaluarën dhe të tashmën e shtetit të Maqedonisë në raport me popujt tjerë të lashtë (populli shqiptarë)në hapësirën etnike.

Çikago,25 maj 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat