Rasti i ish ambasadorit Dedaj tregon kualitetin e diplomacisë së Thaçit dhe të ish pushtetit

Opinione

Rasti i ish ambasadorit Dedaj tregon kualitetin e diplomacisë së Thaçit dhe të ish pushtetit

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 23 maj 2021 Në ora: 07:53
Skënder Sadri Kapiti

Nuk dua të ndalem shumë në analizën e faktit se si ka degraduar rasti i ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoni të z. Dedaj, i cili duke refuzuar dhe mospranuar vendimin e Presidentes së Kosovës për shkarkimin dhe zëvendësimin e tij nga një tjetër, realisht kjo do të thotë se z. Dedaj nuk njeh institucionet dhe as shtetin e Kosovës , pasi detyrën e Ambasadorit e konsideruaka si diçka te paprekshme, hipotekë private dhe të drejtë e pronë personale të tij, gjë e cila për fat të keq i bën një dëm shumë të madh imazhit të shtetit të Kosovës, shtetit dhe Republikës së Kosovës.

Ambasadorët janë përfaqësues të shtetit dhe jo të tarafit, as të klanit e as të partisë.

Politika e pushteti shkojnë e vijnë por shteti është i përjetshëm. Pra edhe ambasadorët shkojnë e vijnë dhe askush nuk e ka postin e ambasadorit as me tapi dhe as me trashëgimi.

Ai edhe shprehet karshi Presidentes Znj. së Nderuar Osmani kështu: ”Në fakt, presidentja e kontrabanduar Lenka Çuko, respektivisht Vjosa Osmani, mund të merr vendime arbitrare, joligjore antikueshtetuese, johumanitare mbi baza të ndryshme të hakmarrjeve tendendicoze politike”.

Nuk e di se si mund ta quash të kontrabanduar Presidenten Osmani kur ajo është Presidente më shumë se sa legjitime, si personi më i votuar në historinë e Kosovës, pra personaliteti të cilin e zgjodhi dy fish si Presidente, edhe vota referendare e 14 Shkurtit 2021 , por edhe votimi në Parlamentin e Kosovës.

Sikur ta kishte menduar thellë dhe të kishte arsyetuar po thellë duke mposhtur egon dhe interesin e ngushte personal z. Dedaj, dhe po të kishte menduar se si ky veprimi tij do të perceptohej nga publiku shqiptar por edhe nga miqt ndërkombëtar, dhe paraprakisht e minimalisht të paktën po të të ishte konsultuar me miq e me shokë para se të sillej kështu, është e sigurt se nuk do ta kishte bërë këtë gjë.

Nuk e di se si ndjehet ish ambasadori kundrejt të cilit janë lëshuar kritika me të drejtë madje edhe nga ata të cilët kanë respekt për kontributin e tij në çështjen kombëtare për lirinë e shtetin e Kosovës. Ky veprim mospërfilljeje, arrogant, i palogjikë, shpirtngushtësie dhe i ngutshëm nga ana e tij në fakt i bën dëm jo vetëm Kosovës por edhe vetë atij së pari , pasi në karrierën e tij kjo atij do të shënohet si një njollë e notë negative për të, por nga ana tjetër ky veprim tregon edhe kualitetin e diplomacisë kosovare të diktuar e të përzgjedhur nga ish politika e ish presidenti Thaçi, pra si një diplomaci në tërësinë e saj si një diplomaci e paaftë dhe e papërgjegjshme, si një diplomaci partizane, klanore, nepotike dhe si strehë punësimi të paaftësh dhe militantësh, identike ashtu sikurse edhe ka qenë, dhe ashtu sikurse edhe kane qene mbushur dhe funksionuar qeverisja, pushteti, administrata dhe institucionet e Kosovës deri me 14 Shkurt 2021.

Prandaj me të drejtë dhe madje me shumë të drejtë znj. Gërvalla dhe Presidentja Znj. Osmani duhet dhe kanë filluar një reformë dhe një VETING në diplomaci, veprim i cili duhet që t’i paraprijë edhe VETING-ut të sistemit të drejtësisë dhe të politikës kosovare ashtu sikurse po veprohet edhe në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat