Shitblerja e votës është padinjitet, krim elektoral dhe tradhti kombëtare

Opinione

Shitblerja e votës është padinjitet, krim elektoral dhe tradhti kombëtare

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 30 prill 2021 Në ora: 09:10
Skënder Sadri Kapiti

Parlamenti dhe qeveria që vijnë dhe mbesin në pushtet me vjedhje e shitblerje votash bëhet i mundur vazhdimi dhe instalimi i krimit, korrupsionit, hajdutërisë, tradhtisë dhe i amoralitetit në sistem.

Si ai që në liri e në demokraci e blen si dhe aq më keq akoma, edhe ai i cili e shet votën, dinjitetin, integritetin dhe personalitetin e vet për para, dollar apo për euro ata janë individë pa dinjitet qe bëjnë kështu krim elektoral, tradhti ndaj vetvetes, por edhe tradhti kombëtare.

Kushdo që ka pak mençuri të lirë, të paanshme dhe të pakorruptuar nuk e ka të vështirë për ta lexuar, besuar dhe vërtetuar këtë titull shkrimi.

Pra, ta shesin vlerën më të lartë në demokraci, votën, atëherë për çfarë dinjiteti mund të bëhet fjalë për atë i cili e tregton vullnetin dhe lirinë për të zgjedhur, dhe po ashtu çfarë pritet prej asaj politike e pushteti i cili e blen votën e votuesve?!.

Që të dyja, si shitja ashtu edhe blerja përbëjnë krim elektoral , sepse devijohet vullneti dhe verdikti popullor, shtrembërohet, manipulohet e tradhtohet demokracia dhe vullneti i kombit i cili beson në ndershmërinë, sinqeritetin dhe te patriotizmi i anëtareve të vet, te vetëvendosja dhe te personaliteti i anëtareve të tij.

Dhe pyesim këta që e blejnë votën, se ku e gjejnë paranë, guximin, motivimin, arsyen dhe të drejtën kriminale për të prishur dinjitetin dhe personalitetin e të tjerëve, duke spekuluar, manipuluar e blerë vullnetin e të tjerëve.

Po ata të cilët shiten te paraja, e çfarë mund të pritet prej tyre nëse atyre u ofrojnë para e lekë të huajt, agjenturat dhe ata të cilët kanë synime dhe agjenda antishqiptare?

Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka vetëm individë të cilët e shesin votën, por ka shumë edhe intelektualë e media mercenare të parasë së pushtetit dhe të asaj të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat