Kur shkreton Blerta Deliu-Kodra

Opinione

Kur shkreton Blerta Deliu-Kodra

Nga: Binak Maxharraj Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:29
Binak Maxharraj

Është mirë që PDK të merret me vetvetën sepse situata brenda saj është afër eksplodimit pas debaklit në zgjedhjet e fundit,nuk po guxon të hapë debat e as të nis reforma, aty është kurdisur bomba e cila së shpejti pritet të shpërthej. Mjerimi intelektual dhe dështimi politik i Enver Hoxhaj ishte rasti më kabër kur ai si kusht për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente i kërkoi ambasadorit të SHBA Philip Kosnett lirimin e krerëve të PDK-së nga Haga.Kjo gjithsesi është tepër nga një çoban delesh e lëre me nga një kuasi intelektual i tipit të Enver Hoxhajt,çfarë PDK-në e futi në taborrin antiamerikan me pasoja fatale për këtë parti. Por nejse nuk thuhet kot kur të bllokohet dera shtepisë luaje atë kojshis.

Por kur Enver Hoxhajt iu sos i tërë arsenali shpifës ndaj Albinit e Vjosës dhe se nuk pati më se çka të rrenë,të shpifë e angazhoi spikërën Blerta Deliun-Kodrën që ajo të vazhdon misionin e tij shpifës. Dhe Blerta Deliu-Kodra kaloj nëpër shumë kodra pas bregut dhe kur arrijti në logë u dhezë menjëherë për të vazhduar avazin e shefit të tij anti qeveri dhe anti presidencë.Ajo,bile shkojë aq larg me kritikat e saj shpifëse duke e kritikuar kryeministrin Kurti dhe presidentën Osmani se janë të paaftë,jounifikues,etj,ose sepse sipas saj ata po e mohojnë historinë e Kosovës,trashëigimin historike,luftën çlirimtare dhe vlerat tona kombëtare.

Po sikur ato të shefit të tij Hoxhajt edhe këto floskula politike janë shpifje dhe rrena të kulluara të kësaj kodre pas bregut,sepse as Albini e asVjosa asnjëherë dhe kurr nuk ia futën Kosovës thikën pas shpine sikurse vepruan udhëheqeësit e PDK-së për tentimin e ndarjes, copëtimin dhe korrigjimin e kufijve të Kosovës. As Albini e as Vjosa nuk e sollën Asociacioni serb me kompetenca ekzekutive,nuk e dhanë Çakorrin,të dytë ishin kundër Gjykatës Speciale derisa bosat e Blerta Derliut-Kodra insistonin,bile edhe kërcënonin për formimin e saj.Këtu dallon dhe merr fund “patriotizmi dhe atdhetarizmi”midis Albinit dhe Vjosës dhe shefave të saj.

Aty diplomatja më e spikatur e Kosovës që pati Kosova pas çlirimit,sepse atë se çka e tha Donika Grevalla në KS të OKB nuk e ka thënë askush më parë nga Kosova,e as diplomatët nga radhët e PDK.Blerta Deliu-Kodra tha: “Ne kemi një kryediplomate si Donika Grevalla e cila për keqëardhje në KS të OKB ishte në një linijë të njejtë me Rusin dhe Serbinë kur foli për Kosovën e pushtuar nga krimi dhe korrupcioni”. Njeriu kur flet fjalë të këtilla ose duhet të jetë i çmendur ose sakat politik për këto shpifje dhe rrena të Blerta Deliut-Kodra,e cila duhet dhe është e detyruar e thirrur publikisht ti sqaroi më mirë këtë ofendim që ia bëri diplomates Donika Gërvalla.

Donika Gërvalla është e para diplomate që e tronditi dhe e dridhi Rusinë dheSerbinë me fjalimin e saj, çfarë kurr nuk e kishin thenë teveçelat “diplomatet” të PDK si Enver Hoxhaj dhe HashimThaçi në stilin e tyre të mos e idhnojmë Serbinë.

Fatkeqësishtë z.Blerta Deliu-Kodra kjo është mëse e vërtëtë,e saktë. Këtë e thonë të gjithë nga Evropa e deri në Amerikë.Të gjitha raportet e progresit te Dpartamenitit te SHBA dhe Evropës thonë se Kosova është vend i korruptuar,se korupsioni nuk po luftohet,se vizat nuk po liberalizohen për shkak të korrupsionit,sepse z.Deliu korrupsioni melagoman gjendet në PDK,sepse të gjithë jeni të korruptuar,duke e vjedhë dhe plaqkitë këtë shtet me vite të tërë,dhe se PDK është ajo dika që pengon lutën kundër korrupsionit, sepse herdo kur do për këtë duhet të jepni llogari,duhesh të japësh llogari edhe ti sepse po ndihesh e kërcënuar nga luftimi i korrupsionit.

Për në fund Blerta Deliu-Kodra e ka për obligim moral,njerëzor por edhe kombëtar të ia sqarojë opinionit për fyerjën publike që i bëri Donikës se gjoja ajo “na qenka në të njejtën linjë me Rusinë e Serbinë”, kur dihet se bash shefat e tu katërcipërisht de jure dhe facto ishin në këtë linijë. Është mirë që PDK të merret me vetvetën sepse situate brenda saj është afër eksplodimit pas debaklit në zgjedhjet e fundit,nuk po guxon të qel debat e as të nisë reforma, aty është kurdisur bomba e cila siç shpejti pritet të shpërthejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat