Llafomania retorikë inflantive e zyrtarëve politik

Opinione

Llafomania retorikë inflantive e zyrtarëve politik

Nga: Agim Vuniqi Më: 4 prill 2021 Në ora: 07:06
Agim Vuniqi

Qytetarëve deri më sot nga qeveritë e deritanishme i është servuar një ideologji e re qe është shndërruar si koncept jetese: llafomania kudo, në rrugë, në kafene, në ahengje, në kuvend..., pra ndeshemi me një retorikeë inflantive të ministrave, të deputetëve etj.

Demokracia nuk është ideologji, që ka zëvendësuar atë moniste, ashtu si e kanë keqkuptuar "demokratët" anadollakë, është menyrë e jetës më të mirë, që nuk do të thotë të mos riaktivizohen modele të organizimeve të përbashkëta vullnetare, të mëhershme, të tilla ka edhe në SHBA, të formave  eksploruese, të punës dhe vizitës në kampe të ndryshme, të grupeve të tanishme në Amerikë si ato të "Boys & Girls Clubs of America", që tubojnë mbi 4 milionë anëtarë, pastaj ato "Boy Scouts of America".

Pra aktvitete të tilla vullnetare do të duhej t'ishin pjesë e programeve strategjike ribashkuese ekonomike dhe kulturore e qeverive të Kosovës dhe Shqipërsisë. Të rinjtë do të aftësoheshin dhe do te rikualifikoheshin per profesione te reja, në përputhje me nevojat e qytetarëve... Aty të rinjtë do të kultivonin veti më te mira edukuese dhe qytetare, do të zhvilloheshin debate shoqërore të të rinjëve ku do te lindnin ide të reja për punën ekipore...

Për inkurajimin e aksioneve të tilla do të angazhoheshin edhe të rinjtë nga diaspora, ndërsa kompanitë e ndryshme do të sponzoronin programe edukative dhe arsimore dhe do të reklamonin produktet e tyre, ata do te vizitoheshin nga grupe artistësh, këngëtarësh, sportistësh... dhe kështu do të relativizehesin përmes punës mospajtimet politike, kulturore, fetare, ato rurale-urbane...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat