Kush blen dhe shet votën në Shqipëri e pret “Burgu”1!

Opinione

Kush blen dhe shet votën në Shqipëri e pret “Burgu”1!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 30 mars 2021 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Sot takova një mik timin të lagjes dhe i shpreha besimin dhe optimizmin tim për fitoren e PD-së, Aleancës për Ndryshim dhe Lulzim Basha kryeministër. Miku u përgjigj koifidencë,  se do t’i “blejë ky i gjati zgjedhjet (Edi Rama)”?! Propaganda rilindase provokon njerëzit me "dizinformacion" se zgjedhjet edhe mund të blihen dhe shiten?!

Njerëzit kanë të drejtë, mbasi në vitin 2017, Edi Rama dhe “bandat” e tij terrorizuan Dibrën, Shijakun dhe luajtën një rol shumë negativ për votën e lirë të qytetarëve.  Kjo u vertetua edhe me publikimet e Bild-it. Në këto zgjedhje demokratët, institucionet ndërkombëtare, ambasada e USA dhe e BE dhe opozita janë të vendosur të mbrojnë votën e shqiptarëve. Zonja Yuri Kim deklaron sot: “Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve”. Komisioni zgjedhjeve ka publikuar në faqet e shtypit të përditshmëm disa sanksione ligjore, që dënojnë me forcën e ligjit cdo veprim që cënon, blen dhe shet votën e lirë,  zgjedhjet.

Edhe me të drejtën morale dhe zakonore, blerja dhe shitja e votës është e ndaluar. Shqiptarët me të vërtetë kanë qenë të varfër në histori, por nuk e kanë shitur kollaj moralin dhe nderin e tyre, kanë pasë besë dhe burrëri.

KRIMET ZGJEDHORE

Krimet zgjedhore përbëjnë vepër të pastër penale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet ligjzbatuese do të dënojnë me forcën e ligjit cdo veprim që cënon zgjedhjet.

KUJDES, PËRBËN VEPËR PENALE!

-Shitja dhe blerja e votës dënohen nga 1 deri 5 vjet burg.

-Fotografimi i votës dhe shfaqja tek të tjerët dënohen nga 3 muaj deri në 3 vjet burg.

-Votimi familjar, apo më shumë se një herë dënohen nga 1 deri 3 vjet burg.

-Cdo veprim që cënon zgjedhjet si: votimi pa kryer identifikimin elektronik, kanosja, falsifikimi apo dëmtimi i materialit zgjedhor, dënohen nga 3 muaj deri në 7 vjet burg.

1. Republika e Shqipërisë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (Burime interneti).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat