Flasin Fatmir Çepani, Bujar Kore, dy operatorët e TVSH: Ja si u rrëzua statuja e Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991

Opinione

Flasin Fatmir Çepani, Bujar Kore, dy operatorët e TVSH: Ja si u rrëzua statuja e Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991

Nga: Albert Z. ZHOLI Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 12:37
Fatmir Çepani

Na quanin tradhtarë dhe të poshtër

-Adil Çarçani ishte kundër transmetimit në TVSH

Sot përkujtohet 30-vjetori i rrëzimit të përmendores të ish-diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt të vitit 1991mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Askujt nuk i besohej se do rrëzohej statuja. Dhe vetë turma e  irrituar nuk po u besonte syve, ndërsa dhjetëra qen kufiri dhe zjarrfikësja  kishin blinduar  sheshin dhe mundoheshin të çanin radhët për t’i bërë njerëzit të tërhiqeshin. Megjithatë, askush nuk u tërhoq. Sapo mblodhën veten nga paniku, të paktën 100 mijë njerëzit që ndodheshin në sheshin “Skënderbej”, morën sërish drejt shkallëve të mermerta. Trysnia që krijonte turma prej 100 mijë veta, kishte arritur kulmin. Monumenti u rrëzua. Turma brohoriste. Sheshi dukej plot hapësirë.  

Fatmir Çepani, operatori që ka ekzluzivitetin e regjistrimit të rërzimit

Ajo ditë mbetet e veçantë për shumë arsye. Së pari se situate ishte tejet e ëvshtirë në gjithë Shqiëprinë. E dyta sepse flitej për rrëzimin e statujës së Enverit dhe më kryesorja tensionet politike pas formimit të PD kishin arritur acarime të mëdha me PPSH dhe  grupet vullnetare të mbrojtjes së figurës së Enver Hoxhës.  E mbdaj me mend si sot, psi ishte ditë e veçantë  dhe  unë kam qenë me gazetaren Amalia Dhamo ku drejtori e TVSH na kishte caktuar  të shkonim te Komuniteti Mysliman pasi për herë të parë pas rënies së diktaturës po krijohej Komuniteti Mysliman. Pikërisht atë ditë Amalia dhe unë ishim caktuar  për të filmuar dhe shoqëruar kryetarin e opozitës, Sali Berishën.Në Pallatin e Kulturësku do zhvillohej takimi  shkuam rreth orës 9 -30 në mëngjes dhe  bëmë kronikën e zakonshme. Dihet se në atë kohë punohej me film dhe montimi kishte tjetër  procedurë: Pra pasi bëhej aktiviteti, çohej në laborator, lahej, pritej, montohej dhe më pas materiali çohej në transmetim. Sa mbaruam aktivitetin duke apsur paeasysh këto këkresa  Amalia mori materialin dhe shkoi në TVSH ndërsa unë I thashë se do rri ëktu pasi si kemi dëgjuar do ketë zhvillime. Kur mbaruam më Amalinë ishte ora 10:00 dhe unë rrija tek kafeneja e Pallatit të Kulturës deri në orë14:00 kur filloi të zhvillohej  ngjarja. Ishte situatë e ëvshtirë sidomos për ne që ishim të vetmit operatorë pasi ishim i vetmi televizion në Shqiëpri. Pra ngjajet regjsitroheshin vetëm nga ne.

Pra deri në orën 13:30 vende-vende kishte grupime njerëzish që rrinin rreth përmendores  ndërsa fluksi i madh i njerëzve mbërriti në orën dy. Pas kësaj ore njerëzit filluan të vinin nga të gjitha anët kryesisht nga rruga “Bajram Curri”, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga rruga e “Kavajës”, nga rruga e Durrësit, pra të gjitha kryqëzimet që vijnë dhe bashkohen te qendra e Tiranës. Shikoja se si vinin dhe habitesha për organizimin pasi dukej se vinin si me komandë. Pra një demonstratë e mirëorganizuar. Më thënë të drejtën  pozicionimi im te Pallati i Kulturës, më jepte shansin që unë të kontrolloja të gjitha kryqëzimet e Tiranës që mblidhen te qendra ndaj dhe habitesha. Në ora 14: 00 në shesh mund  të ishin 100 mijë veta. Fillova xhirimin. Djersët më vinin dhe më iknin. Moment shumë të ëvshtira. Përmednorja mbohej. Por nga ora 14-40 turma u nis drejt Enverit. Një turmë e papaërmbajtëshme.  Dhe them se i kishte ardhur fundi asaj historie, asaj kohe. Ishte një sistem totalisht i dështuar. Situata e rënduar ekonomike i detyroi njerëzit ta përmbysnin atë sistem. Ngarkesat e çdo familje, çdo qytetari, çdo shqiptari shkonin deri aty sa thoshin se ai sistem duhej përmbysur. Ky është kontribut i popullit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Pa frikë them sot se, në shesh atë ditë mund të ishin 100 mijë veta. Por isha dhe vetë në situatë të ëvshtirë. Shumë njerëz afër më shihnin me dyshim. Më shihnin me urrejtje. Me të drejtë se mendonin se i shërbenim vetëm sistemit dhe monist sikur nuk ishim pjesë e tyre.  E them mes anthit se që në momentin e parë që jam pozicionuar për regjsitrim dhe deri në momnetin që kam shkuar në TVSH dhe më vonër në shtëpi, mua më është dashur të përballem me turma dhe njerëz të ndryshëm. Prej tyre sjumë ishin  ekstremistë. Disa me ironi thoshin ja erdhi ky i TVSH, erdhën këta komunistët e TVSH, t’ia thyejmë aparatin. Më është dashur natyrisht të integrohem shumë mirë me ta, duhet të tregoja shumë kujdes në mënyrë që të më jepnin mundësinë të regjistroja atë për të cilën isha nisur. Kur ju hodh litari në qafë përmednores të gjithë shpërthyen në urrraaaa. Pasatj momneti I rrëzimit. Çtë shikoje. Sa ra statuja filluan ti bein me çafrë të kishin. Pastaj e ndanë trupin nga koka. Turma ishte e irrituar. Nuk përmbaheshin. Shfrynin mllefe. Pasi mundën ta copëtonin sa mundën trupin e statujës filluan të tërheqin zvarrë me një kamion drejt Qytetit Studenti. Ishin moment frike, pasigurie, ankthi, mëdyshjeje. Situata kishte dalë jashtë kontrollit. Kur turma po largohej nga shehsi u nisa në TVSH. Drejtor ishte Virgjil Kule. I tegova situatën dhe filmimet.  Në zyrëbn  etij kishte disa gazetarë. Dhe ai duhej në dilemë por vendosi ta transmetojë. Nga Byroja Politike filluan presionet. I pari  Adil Çarçani na quajti tradhëtarë.  Atë periudhë Adil Çarçani dhe Ramiz Alia kanë qenë dy krerët më të lartë, dhe presioni ka ardhur nga ata. Disa minuta para se të fillonte të dilte sigla e TVSH, është marrë vendimi për transmetim. Një situatë e rënduar. Askush nuk e dinte çdo ndodhte më pas kur dihej se ne kishim familje. Fati ynë, i familjes, i shokëve, nuk dihej. Rriskimi ka qenë shumë i madh pasi nuk pranohej realiteti. Në orën gjashtë pa pesë është vendosur kronika. Pra në lajmet e para të mbrëmjes dhe më vonë në Emisionin Qëndror të lajmeve.  Sigurisht frika ka qenë e madhe, sepse ne nuk kishim as numër të madh njerëzish rreth vetes  dhe dera qëndronte e hapur, që do të thotë se ne ishim në dorë të Zotit. Për këtë situatë të ëvshtirë mund të përmend Gazmir Shtinon, Fiqiri Sejdian, Bujar Koren, Amalia Dhamon, Virgjil Kulen, etj. TVSH ishte e detyruar që çfarë ndodhte në Shqipëri, ta pasqyronte për shkak të detyrave që kishin marrë. Por nuk ishte e thjeshtë. 20 Shkurti ka qenë pika më kulminante ku mund të them pa frikë se ishte një ditë shumë kaotike, një situatë tepër e rënduar. Aty rrezikohej jeta, gjithçka. Ajo ditë mbetet dita më e paharruar në RVSH. Një ditë nakthi sa edhe më pas pati pasoja. Kur shkova në shtëpi isha tjetërsuar. Të nesërmen na prisnin të papritura të tjera.

Image
Bujar Kore, operator

Ajo ishte ditë e veçantë. Ditë plot stres dhe lodhje. Sfilitëse! Mëngjesin e asaj dite na thirrën në drejtori e na thanë se ne, 4 operatorë, unë, Engjëll Strazimiri, Besnik Shima, Gaspër Shllaku, të vendoseshim në 4 pika të ndryshme të sheshit dhe të regjistronim atë që do të ndodhte, sepse atë ditë mendohej se do të rrëzohej monumenti i Enver Hoxhës.  Si e mendoj unë sot me sa duket, një gjë e tillë ishte e parapërgatitur.  Informacionet vinin nga shumë anë. Drejtuesit atnë në TVSH  të dinin më shumë, por neve na u tha vetëm kaq. Shkurt dhe prerë. Dhe ne zumë pikat tona. Vendi im ishte poshtë monumentit të Skënderbeut. Po në të njëjtën kohë grupit tonë iu shtua dhe një tjetër operator, Fatmir Çepani, i cili në katin e tretë të Pallatit të Kulturës kishte shkuar së bashku me gazetaren Amalia Dhamo për të regjistruar një intervistë. Duke qenë se ai ndodhej në pikën më dominuese nga ne të gjithë, ku kamera merrte të gjithë sheshin, regjistroi edhe pamjet, të vetmet që kanë mbetur në arkiv, pasi të katërt ne që ishim caktuar në atë detyrë, nuk arritëm ta merrnim pastër rrëzimin e monumentit. Unë regjistrova lëkundjet e monumentit, por në vendin ku isha, më fluturonin gurë nga të gjitha anët, plus dhe të shtënat me armë nga ana e policisë dhe nuk arrija ta stabilizoja dot kamerën. Përveç këtyre, edhe presioni i njerëzve që më shtynin ngado, nuk më lejonin të kryeja detyrën. Sapo përfundova regjsitrimin u  ktheva më shpejtësi në TVSH. Në korridor u mblodhën 7-8 veta, Virgjil Kule si drejtori i televizionit, Alfons Gurashi, Amalia Dhamo, Timo Luto, Fiqëri Sejdia e po diskutonim nëse duheshin transmetuar pamjet apo jo. Virgjil Kule na tha: “Po shkoj të bisedoj me Ramiz Alinë”. Pasi nuk u lidh dot me telefon me Ramizin, ai erdhi të merrte edhe një herë mendimin tonë në duheshin transmetuar pamjet në ato kushte. Të gjithë ishim dakord që pamjet të bëheshin të njohura për popullin. Atëherë ai vendosi transmetimin e pamjeve ku shihej monumenti i Enver Hoxhës që rrëzohej dhe urdhëroi Alfons Gurashin që të përgatiste kronikën. Kjo kronikë pati shumë jehonë, sepse për herë të parë edhe TVSH transmetonte një kronikë që cilësohej kundër regjimit, ku binte kulti i drejtuesit komunist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat