Qysh kam kujtu-mirë jam martu

Opinione

Qysh kam kujtu-mirë jam martu

Nga: Kimete Berisha Më: 1 janar 2021 Në ora: 07:05
Kimete Berisha

Shumë e kam pritu' këtë natë.

Ndjehesha si roli kryesor i kangës 'së Muharrem Qenës, 'Oj Hanë'.

Por është magjike se si e mira në mënyrë të natyrshme e mund të keqen dhe se si njeriu shpurdh pa pushuar derisa të nxjerret prej situatës.

Dhe se, duke u munduar me zor, dikur disponohesh përnjëmend dhe më nuk di ta bësh dallimin, a je vërtetë i lumtur apo je bë budallë

e je lumturu për hir të rrethit.

Edhe frymëzimi i lumturisë gati gjithmonë është i dhimbshëm.

Baba më ka këshilluar 'mos dëgjo kurrë muzikë të dhimbshme sepse e tërheq vuajtjen', por kurrë s'e kam dëgjuar këshillën e tij më të çmuar, deri tash.

Tash kam kujdes çfarë kënge dëgjoj.

Dhe kështu, duke u tërhequr nga vuajtja neve na pëlqen kënga që s'duhet me na pëlqy'.

Për shembull 'Bubullimë te shkëmbi i Kavajës' na pëlqen kaq shumë, dhe nuk e di pse:

për shkak se na dhimbset shumë që 'i digjet shpija fukarasë' apo pse del ai tipi e vret beun ke Shkëmbi i Kavajës'.

Shumë 'kriminalitet' muzikor ka në këngët tona!

Po, s'kemi çka me bë.

Kriminelë artistik jemi. Me poezitë dhe këngët tona e mbysim veç veten.

'Nëse do ta njohësh një popull, dëgjoja muzikën dhe vizitoja varrezat'.

Plus po më vjen marre me ju tregu se mua më ka pëlqy gjithmonë 'S'paske pas një pikë mëshire', merre me mend, thuajse shumë po ma ndin a më flet kush a jo.

Vuajtja është e poshtër.

Nganjëherë nuk është as reale, por 'ndërtohet' fals nga muzika, nga poezia, nga letërsia.

P.S. Vuajtja është mbivlerësuar. Nëse je i vuajtur konsiderohesh i mençur, i zoti.

Është e kundërta.

Kiss e keni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat