Taktikë e mençur e Isa Mustafës ta ‘djeg’ Avdullah Hotin e ‘djegur’

Opinione

Taktikë e mençur e Isa Mustafës ta ‘djeg’ Avdullah Hotin e ‘djegur’

Nga: Kimete Berisha Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 23:42
Kimete Berisha

Isa Mustafa e di shumë mirë se LDK kurrë më keq nuk i ka pasur punët.

Është parti e modës së vjetër, parti jo interesante, bajate, jo atraktive, e lodhur, e mërzitur, depresive, e mbyllur në vetvete dhe e mykur nga kotësia dhe dembelia.

Kushdo në LDK që do të kandidonte përballë Albin Kurtit, do të digjej, prandaj, i djegur se i djegur, Avdullahu ka përvojë profesionale në djegie, dhe si i tillë më 'shkrumb' s'bëhet.

'Lermëni mua, ta çojë dështimin deri në fund'- ka thënë sot Avdullahu në çastin e flijimit!

Është përgjegjësi e madhe me marrë dështimin përsipër, siç e merr Avdullahu në fjalë.

Asgjë e Re në LDK.

LDK nuk e përçon më energjinë, jepi sa të duash energji pozitive, jepi sa të duash dashni, veç sa e çon dëm, sepse LDK është e ndryshkur dhe vende - vende e këputur.

Nuk funksionon.

As Lutfi Haziri nuk bën punë, sepse Luta është si xhaketë me dy fytyra, dhe i ka dy qafa dhjamë, t'mbushet mendja që flen me kry n'sahan.

Prandaj, nuk e merr kush seriozisht tërpinë që më shumë e do ushqimin sesa Kosovën.

Në LDK shumica kanë vnu' dhjamë në qafë!

Pa punu kurrë-gjë, veç tuj hëngër, tuj pi e tuj vjedh.

Që tregon se ata e shohin qafën pa pasqyrë ?‍♀️ .

P.S. Për herë të parë pas luftës, Rugova nuk është më interesant.

S'do të mund të shpëtojnë më duke u kapur për varrit të Rugovës si i vdekuri prej fijes së kashtës.

LDK është e vetmja parti që pas vdekjes së Rugovës mbijetoi duke llogaritur në vdekje.

Askush nuk ia ka pa hairin 'vdekjes' më shumë se LDK.

Kurrë asnjë fushatë e tyre nuk ka qenë për të gjallët, veç për ahiretin.

Pra, vdekja i ka mbajtur gjallë, e tash po shiihet se vdekja ka vendosur të 'vdes' përnjëmend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat