Paska folur njëfarë mistreci zyrtar i PDK-së?!

Opinione

Paska folur njëfarë mistreci zyrtar i PDK-së?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 10:35
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Çka nuk dëgjon njeriu sot nga mistrecët e PDK-së, e cila e ka marrë teposhtën dhe një Zot e di se ku do të ndalet.

Ky far mistreci me emër Betim Gjoshi sot e paska fol një fjalë të "madhe" për Kryeparlamentaren dhe u.d së presidentit të Kosovës Vjosa Osmanit i cili, ndoshta me izën e shefave te tij, paska deklaruar se Vjosa Osmani "ka dy ditë qe sillet kot nëpër Tiranë". Ky mistrec është shumë i vogël, buburrec në krahasim me Vjosa Osmanin për të folur fjalë të kota, bajate qe nuk përpihen.

Po ia kujtoj nëse nga mëria nuk e ka dëgjuar zërin e saj në Parlamentin e Shqipërisë të cilin e ka dridh aq fortë sa që askush tjetër nuk e ka bërë para saj.

Ajo e dridhi me fjalimin e saj Shqipërinë dhe Kosovën, ua tha të gjitha të vërtetat ndër sy pushtetarëve të Shqipërisë se në gjithë periudhën e pasluftës nuk i doli zot Kosovës në luftën kundër Serbisë gjenocidale ndaj popullit shqiptar, përkundrazi më shumë bashkëpunoi me Serbinë dhe çetnikun Vuçiq, se sa me Kosovën.

Po ia përkujtoj këtij struci të PDK-së se shefi i tij Hashim Thaçi, i cili tash gjendet pas grilave është sjellë kot se koti për shumë vite nëpër Tiranë dhe nuk ka pasur kurajë tu drejtohet parlamentarëve të Shqipërisë. Shefi i yt u soll nëpër Tiranë duke bërë plane makabre me Edi Kristaq Ramën, për t’ia futë thikat pas shpine Kosovës, që këta të dytë së bashku me çetnikun e Serbisë Vuçiq e Daçiq, për sa mbyll e hap sytë, deshën ta ndajnë Kosovën duke planifikuar për t’ia dhënë Veriun e Kosovës Serbisë.

Shefi yt Hashim Thaçi u sorollat me vite nëpër Tiranë së koti pa pasur as kurajën qe t’i thotë Edi Ramës që t’i lërë lojërat e pista rreth Kosovës, por së bashku me të u fut në vallen çetniko-serbo-ruse, duke bërë plane makabre për ndarjen e Kosovës.

Të gjitha këto e shumë të tjera nuk e paskan penguar aspak këtë far mistreci të PDK, por e paska trazuar Vjosa Osmani e cila bëri tërmet të vërtetë në Parlament, që se ka bërë askush deri më tani e cila mori duartrokitje frenetike dhe lëvdata nga Parlamenti, por jo edhe nga jashtëtokësori alieni Edi Kristaq Rama, i cili as që pati kurajën e as guximin të shkojë në Parlament, sepse ky njeri është e keqja dhe fatkeqësia e Shqipërisë, të cilën për të gjitha këto vite sa është si kryeministër e çoi Shqipërinë buzë humnerës duke vjedhë dhe plaçkit popullin, i cili jo nga dëshira por nga zori po ikin të rinjtë sepse ua ka rrëmbyer ardhmërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat