Kosova kishte një president kontravers, fatal

Opinione

Kosova kishte një president kontravers, fatal

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 15 dhjetor 2020 Në ora: 11:11
Hashim Thaçi

Kosova kishte një president kontravers, fatal. Emërimi i i tij ishte supër-specifik. Dy kryetarë partie biseduan, pa asnjë autorizim partiak dhe konkluduan, në një marrëveshje të marrëzishme, supër-banditeske: "Unë kryeministër sot, ti president nesër!" Isa dhe Hashimi vendosën kështu, sepse, më parë, i kishin dhjerë strukturat e partisë, elektoratin e tyre dhe popullin! Po deshi lë ta provojë dhe ta demantojë ndokush këtë të vërtetë absolute. 

I gjithëfuqishmi Hashin Thaçi ishte gjithëçka: kryeministër-zyrtarisht, por, edhe president, ministër i jashtëm, dirigjues i të gjitha institucioneve shtetërore! Pra, kapës i shtetit, përfshi sistemin e drejtësisë dhe vet Gjykatë Kushtetuese, që proklamohej si i vetmi institucion i besueshëm, por, që rezultoi të jëtë "pordhë e ftohtë!"

Kongresmenë, senatorë, përsonalitete botërore, në veçanti, amerikane, lobistë shqiptarë, arritën të hartojnë dhe dorëzojnë kërkesën e çuditshme për "Çmimin Nobel" të Hashim Thaçit!?! Madje, një personalitet lajthiti keqas, duke e quajtur Hashimin "Xhorxh Washingtonin shqiptar!" Por, amerikanët, edhe pse të vonuar në shtetësi, kanë djegur etapat, me prakticizmin e tyre, kanë tejkaluar kombet e hershme. Dhe, kur Hashimi u prangos, administrata amerikane, u distancua nga ai vlerësim paushall, duke e quajtur të nxituar, në saje të dezinformacionit. Krejt OK-ej.

Në vitet `90-a, kur Kosova kishte nevojën akute të shpërfaqjes të halleve të saj, në Qendrat e Vendosjes në botë, një artikull shkrimor, në gazetat prestigjioze, kushtonte mijëra dollarë. Dhe, ne që ishim më afër Qeverisë në ekzil, fillimisht, shprehnim habi. Por, më vonë kuptuam se asgjë nuk lëvizte pa paguar, madje, "sa frengu pulën", siç  thonë në zhargonin gazetaresk. Mendoni, sa shumë mijëra dollarë, ka derdhur i gjithëpushtetshmi Hashim Thaçi, për të ardhur deri ke kandidatura për "Çmimin Nobel!"-Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat