Bandat politike në Shqipëri dhe Kosovë duhet të largohen

Opinione

Bandat politike në Shqipëri dhe Kosovë duhet të largohen

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:49
Mr. Sc Shpend Salihu

Për fat të keq për kombin Shqiptarë, ka kohë që po na theksojnë se jemi në tranzicion, por tranzicioni zgjat për një periudhë maksimum për 10 vite, e jo siç e kemi në Shqipërinë amë që më tepër se 30 vite gjersa në Kosovë, qe pothuajse 22 vite.

Derisa nomenklatura e aparateve shtetëror si në Shqipëri edhe Kosovë, arriti të akumulojnë, kapital marramendës financiar, të sistemojnë dhe profilizojnë kuadrot e tyre, anembanë sistemit politik, administrativ dhe ushtarak, pjesa e inteligjencës dhe intelektualëve të mirëfilltë u skllavërua dhe u provua të poshtërohet dhe denigrohet në mënyrën më humane, Në Kosovë, më shumë kishin të drejta minoritetet sesa Kosovarët, dhe intelektualët e mirëfilltë, nga këto banda injorantësh që grabitën pushtetin, e prej opingave që vishnin para lufte, u veshën me kollare u bën me diploma u bën Gjeneral e profesor e kështu me radhë, e shtrohet pyetja, çfarë këta të mjerë mund të na mësojnë.

Vrasja e Astrit Deharit në Kosovë, një djalosh student shembullor, e tanimë edhe likuidimi i një të riu në Shqipëri, na bën të mendojmë a dëshirojmë shtet demokratik, e më pas edhe realizimin e aspiratave për bashkim kombëtar, e për përmirësimin e jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve, apo të i lejojmë pushtetarët në Shqipëri dhe Kosovë, të monopolizojnë sistemin ekonomik e monopolizojnë edhe jetën tonë, me një fjalë për fat të keq, deri kur këta despot, do e dirigjojnë jetën dhe të ardhmen tonë? A e din këta maskarenj se Shqiptari i vërtet, asnjëherë nuk ka duruar robërinë e torturën e skllavërinë e as nuk e durojë terrorin nga askush, a e dinë këta horra e qelbanik të kombit se kush i thotë vetes Pellazg as nuk nënshtrohet as poshtërohet, por se ngrit kokën e lufton, siç kemi luftuar ndaj Turkut, Serbit, Bullgarit, pushtimit Italian etj., edhe sa mendojnë këta banditë të pacipë se mund të na mashtrojnë, manipulojnë, varfërojnë e trajtojnë si robër. Këta imbecilë harrojnë se shumë shpejt do u ndodh ajo që i ndodhi NikolaiÇaushevskit në Rumani, kur diktaturës së tij i erdhi fundi nga populli Rumun e u rrëzua në mënyrën më të egër, por e cila rrugë ishte e drejtë. Në shumë evenimente të ndryshme kemi shkruar paraprakisht, për problemet socio-ekonomike, politike, për fiaskon në negociata me palën Serbe për Çakorrin, për Mitrovicën etj., atëherë shtrohet pyetja përse me ngulm nuk kërkojmë hapjen e dosjeve të këtyre mafijashëve politik, që komuniteti ndërkombëtar të ua hap dosjet e të marrin gjykimin meritor. Gjersa në Shqipëri për fat të keq, fluksi i të rinjve Shqiptar, përditë e më shumë po rritet, si shenjë e irritimit të shkallës së lartë të papunësisë, si dhe mjerimit që po kalojnë vëllezërit tonë në shtetin amë.

Me një fjalë urgjentisht, duhet të kërkohen zgjedhje të lira në Shqipëri, ku sipas meje LulzimBasha do të duhej zgjedhur Kryeministër që të kemi një Shqipëri prosperuese dhe demokratike, e të integruar në BE, gjersa në Kosovë, duhet të provojmë të ia japim pushtetin absolut Albin Kurtit, që të ketë shansin ta formojë një qeveri puro Shqiptare në Kosovë, e cila nuk do varej nga vullneti i minoriteteve, e atëherë do e shohim si do ecën shtetet tona, sepse jam i bindur se me LulzimBashën në krye të Shqipërisë dhe Albin Kurtin në krye në Kosovë, do e përshpejtojmë krijimin e bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë- Luginë e Preshevës, dhe të trasojmë rrugën që në të ardhmen nëse do kemi diskurs në një shtet të përbashkët, të sjellim trashëgimtarin e fronit Mbretëror Leka Zogu në pushtet, i cili do ishte simbol i unitetit kombëtar të Shqiptarëve, dhe riparimit të padrejtësive që na janë bërë me shekuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat