Kush e bëri të lumtur Kimete Berishën? Tregon ajo, ja si iu plotësua lutja

Opinione

Kush e bëri të lumtur Kimete Berishën? Tregon ajo, ja si iu plotësua lutja

Nga: Kimete Berisha Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:17
Kimete Berisha

Dhe lutja që ma ftohu gjakun.

U tutsha po m'kapin nervat, ai inati që me xhelozi e mbaj fshehtë, një herë bën m'kërset filmi e masandej s'ka kush m'del përpara, s'di e as a'su me ndal veten dhe s'ma ndin e bëj namin: Pastaj, s'lë gjë që di, pa e thënë e pa e shkruar.

Unë jetoj me koncentrim. Jo me ndjenja.

Ishte e premte. Më 4 Dhjetor 2020.

Një takim pune më priste.

Isha e lodhur nga presionet dhe nga frikësimet.

Ju nuk e dini, se në shumë raste më në zor jemi prej 'të dashurave' të tyre, sesa

prej tyre.

Kanë me thirr? Me thirr nanën, s'du me mërzit!

Me thirr vëllain s'du me bë nervoz.

Me shku me lyp çare në xhami, nuk është ide e keqe, po u dashke me shku m'i ndërru teshat e s'kisha kohë.

Me lajmëru rastin në polici, procedura e gjatë dha s'kam besim në drejtësi

Kah me ja mbajt!

Në këto mendime, drejt e në Katedralen 'Nënë Tereza'.

Njeri i gjallë brenda.

U afrova te qirinjt, i ndeza dy, dhe u nisa drejt Krishtit.

Desha të bijë n'dy gjujtë para tij, e të lypi çare prej tij, po Krishti i Ri, i bukur, nuk ma qetëson shpirtin pa

qenë farë plaku i regjun.

Dhe u ktheva majtas para shtatores së Nënës Terezë:

Rashë në dy gjujt para saj, thoje ti katolikja më e spikatur (mëka mësu Adriana Sedaj qysh duhet m'u lutë tamam) dhe ia nisa m'i 'numëru' dertet e mia.

Oj zonjë, unë po vuaj.

Ju për vete keni vdekur e keni shpëtuar, na keni lënë neve këtu, s'poe gjejmë derën me dalë!

Më ndihmo, si ty kur të ka ndihmu Zoti, pasi e ke thirr e nuk të është përgjigjur;

Unë momentalisht nuk jam duke e përjetuar 'Natën e errët të shpirtit', se besimin nuk e kam humbur. Por shpresën e kam humbur. Nuk më duhet besimi, Nanë, mbasi nuk kam shpresë.

E luta shumë, derisa m'u lodh goja...të më ndihmoj të mos them krejt çka di dhe të të mos bëj krejt çka mundem.

Rryma ajrore në ambientet e katedrales krijonte atmosferë misterioze.

Ata zërat e erës që përplaseshin në dritaret e zbubukura të kishës, si shpirtërat e lënë përjashta parajsës...dhe heshtje.

Edhe para Nënës Terezës i ndeza dy qirinj (pa i paguar). Aty shkruan 'jepi njëzetë centë për një qiri', unë kategorikisht nuk paguaj për lutje se më prishet magjia.

Pas 5 minutave lutje, dola nga aty.

Duke ecur nëpër tepihun e kuq, kumbojshin shtikllat e mia 'kllak kllak' duke dalë nga dera, thojshe ti ushtria.

Secila ulëse aty e ka të punuar prej druri kokën e një krijese, ndoshta të hutit. Ikanë gdhensur në atë mënyrë fytyrat e tyre sa duket sikur krejt më lakmonin që po dalë nga aty.

M'u duk e gjeta pak qetësi, e hëngra pak bukë dhe në mbrëmje, e kuptova se e kisha humbur kartelën e bankës. Kisha shkuar për të gjetur qetësi, dhe e humba kartelën.

Të nesërmen isha vetëm në dhomë. Derisa Nëna Terezë i shqyrton lutjet e mia, pse rri kot unë e nuk ia ndërroj pllakën fesë.

Janë do 'lutje' islame që nuk i kam dëgjuar kurrë, shkaku se më kanë tingëlluar 'të frikshme', si thirrje për të vdekur.

Mbasi isha vetëm, pa dëshmitarë, isha kureshatare të dëgjoj çka thonë ato lutje arabe. Njëra pas tjetrës, lutje pas lutjesh, dikur nuk isha më vetëm.

E shikuam një film Krishtlindjesh (që më pëlqejnë shumë, sepse në këta filma s'ka personazhe negative) dhe dikur vonëbmë zuri gjumi.

Të nesërmen në mëngjes, më thirrën nga banka dhe më treguan se një djalë i ri e ka gjetur kartelën time dhe e ka dorëzuar në bankë.

U gëzova shumë. Që gjithë këta njerëz të këqij e unë u takova me një njeri të mirë, pa prit e pa kujtuar.

Nuk e kish lënë emrin. As numrin. S'di kujt t'i falenderohem e kujt ti tregoj se më bëri të lumtur.

Nganjëherë të bën të lumtur dikush që nuk ia si as emrin.

Por, gjithmonë të bën fatkeq ai që e njeh më së miri.

Lutja ime u plotësua. Unë e ktheva qetësinë time, nuk bëra çka mundem dhe nuk thash krejt çka di. Kjo është edhe porosia e tim at.

Lutja është ilaç i shpirtit. Lutu ai im. Motra ime. Në lutje gjjen gjithçka.

Lutu ku të mundesh.

Mua m'u pranua lutja shpejt se tash isha në Deviq tuj i lyp të drejtat e mia e tuj u shty me popadica.

Se krejt kishat janë tonat.

Tjetër gjë që ne jemi aq të pasur sa falim gjithçka, edhe kisha, edhe manastire, edhe tokë, çka të duash, veç lyp.

Jemi i vetmi popull në botë që e falë trashëgiminë e vet.

Edhe ky shkrim është fal (si ajri), sepse është i lirë. Ju kujtoni se s'di unë 'si këta' me bë portale e pasuni? Shpijë 5 kat e kisha m'i pas pranu ofertat.

Di, por sendi i huaj t'lë me thes n'krahë.

Unë 'portal' jam vet dhe shkruaj falas, sepse jam e lirë, si ajri, që nuk e kap në dorë.

P.S. Ju dua, ngapak

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat