Deputetëve tanë, pozitë opozitë!

Opinione

Deputetëve tanë, pozitë opozitë!

Nga: Alisetar Ramadani – Bojona Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:18
Alisetar Ramadani – Bojona

Ju gjatë fushatave zgjedhore gjithmonë ekskluzivisht e keni kërkuar votën e shqiptarëve demek t'i përfaqësoni shqiptarët në shtet, mirëpo pas zgjedhjeve rreshtoheni pas ligjeve dhe kushtetutës diskriminuese për shqiptarët në atë shtet!

Si të ju kuptojmë?

Jeni 32 deputet, keni mundësi votimi për inicimin e ndryshimeve kushtetuese ju nuk e shihni të arsyeshme të flisni për këtë temë me arsyetimet banale: covid 19, integrimet Evropiane etj! Çka na duhen integrimet Evropiane pa zgjedhjen e çështjes shqiptare ju pyes unë juve? Çka na duhen investimet edhe ashtu shterpe në zonat shqiptare pa zgjidhjen e çështjes shqiptare ju pyes unë juve?

Opozita pa ofertë konkrete!

Opozita në vend se të na tregon me argumente se çka bënë edhe këta për çështjen shqiptare, ata merren me pozitën duke i cilësuar si 100 ditë rrena, dhe ma shumë se kaq asgjë!

Ne as që do të lodhemi se çka duhet të bën opozita ngase ata janë të gjithëdijshëm, nuk kanë nevojë as për ide, as për sugjerime, ata kënaqen po qe se ne formojmë parti të re politike dhe t'i masim forcat me ata të shohim kush qenka më i forte?! Me këtë mentalitet kjo opozitë e ka gjykuar veten të mbetet në opozite gjithmonë.

Ju që lodhni veten duke u munduar të na bindni se përfaqësoni shqiptarët, do ishte mirë të thyeni shkëmbinj të akullit e të uleni një herë ju mes vete të flisni për çështjen shqiptare, dhe bashkë ta zgjidhni këtë problem, dhe kur të merreni vesh mes jush, atëherë kërkoni nga pala maqedonase të ulin gjakrat mes vete dhe të bashkohen ata përball juve me një konferencë të re ndërkombëtare ku do të ri definohet shteti si shtet i shqiptarëve dhe maqedonasve.

Bërja e politikave aktuale nuk ju amniston, nuk mundet çështja shqiptare të mbetet e pa zgjidhur deri në pa kufi. Na bindni se vërtetë jeni aty të përfaqësoni shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat