Presidenti Ivanov ndan çmimin “Shkencëtari më i mirë i ri”

Maqedonia

Presidenti Ivanov ndan çmimin “Shkencëtari më i mirë i ri”

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 17:28
Presidenti Ivanov ndan çmimin “Shkencëtari më i mirë i ri”

Dr. Mihaella Angellova është fituese e çmimit “Shkencëtari më i mirë i ri” për vitin 2015 të cilin për të gjashtën herë radhazi e ndau Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksojnë nga kabineti i presidentit, për çmimin kishin konkurruar 10 shkencëtarë të rinj, ndërkohë që juria e ka pasur të vështirë të bëjë përzgjedhjen e fituesit në një garë të barabartë.

Qëllimi i ndarjes së këtij çmimi është ti jepet shtytje zhvillimit të mendimit shkencor dhe hulumtues, me theks të posaçëm në shkencëtarët e rini të Maqedonisë deri në moshën 30 vjeçare.

Fituesja e sivjetme e çmimit, Dr. Mihaella Angellova është e lindur në vitin 1986, e diplomuar në Fakultetin për Elektroteknikë në Shkup, dega Teknologjitë Informatike. Ndërsa pas magjistraturës dhe punimeve të ndryshme shkencore, në vitin 2015 përfundon me sukses studimet e doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë në Insbruk të Austrisë kur merr titullin doktor shkence në Bioinformatikë me temën “Imuniteti ndaj kancerit në zorrën e trashë”.

Në fjalimin e tij Presidenti Ivanov tha se përzgjedhja e shkencëtarit më të mirë të ri, kontribuon në nxitjen e interesit për mendimin shkencor tek të rinjtë. “Kreativiteti dhe të arritjet e shkencëtarëve tanë të ri flasin për potencialin që kemi në të gjitha fushat shkencore. Duhet të bëjmë çmos që shkencëtarët e rinj të zënë vendin e tyre në arsim, institucione dhe kompani ku do të mund të kontribuojnë me punën e tyre shkencore”, tha Ivanov.

Ndërsa Mihaella Angellova u shpreh se: “E ardhmja e shkencës qëndron në multidisiplinaren dhe përhapjen e të dhënave. Shkenca kënaq kureshtjen dhe imagjinatën, por njëkohësisht ofron mundësi për të kontribuar në shoqëri duke zgjidhur problem aktuale.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat