Operacioni “Burimi i Caushit” - Lushnjë, operacionet antikanabis asgjësojnë rreth 3 mijë bimë, një pranga dy në kërkim

Kronikë e zezë

Operacioni “Burimi i Caushit” - Lushnjë, operacionet antikanabis asgjësojnë rreth 3 mijë bimë, një pranga dy në kërkim

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 08:28
Kanabis

Rreth 2300 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Lushnjës, ndërsa në kërkim janë shpallur dy kultivues.

Burime policore thanë se u asgjësuan 2074 rrënjë bimë narkotike si dhe 198 fidanë. Operacioni policor “Burimi i Caushit” u zhvillua në fshatin Çiflik të Lushnjës, por nuk u arrit arrestimi i kultivuesve.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale N.N, 47 vjeç, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje,  si dhe Y.P, 54 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori” Berat(me banim të përkohshëm në fshatin Çiflik, Lushnjë).

Nga veprimet e kryera rezultoi se shtetasit N.N  dhe Y.P në bashkëpunim me njeri tjetrin, i kanë kultivuar bimët narkotike në tokën në pronësi të shtetasit N.N.

Gjithashtu, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Bashkim Sulaj, 47-vjeç, banues në lagjen”Kryengritja e Fierit” Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Llakaj” të fshatit Çorrush, Mallakastër, në ullishtën në pronësi dhe pranë banesës së shtetasit Bashkim Sulaj, u gjetën dhe asgjësuan 640 bimë narkotike të llojit kanabis sativa të mbjella në 19 arka felizoli. Gjithashtu në një dhomë pranë banesës u gjetën arka felizoli bosh dhe pleh kimik e organik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat