Shtohet prania policore në rrugët e Tiranës

Tirana

Shtohet prania policore në rrugët e Tiranës

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 22:50
Ilustrim

Një prani e shtuar policore është vënë re mbrëmjen e sotme në rrugët e Tiranës. Policia ka shtuar patrullimet dhe post-blloqet, ndonëse nuk bëhet e ditur të ketë ndonjë ngjarje konkrete të lidhur me çështjet e sigurisë.

Shtimi i numrit të uniformave blu në rrugët e kryeqytetit është vënë re menjëherë nga qytetarët.

Në të njëjtën kohë, nuk kanë munguar as raportimet nga Fieri, për një prani të shtuar policore edhe atje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat