Krasniqi: Duhet një komision i ri për demarkacionin me malazezët

Lajme

Krasniqi: Duhet një komision i ri për demarkacionin me malazezët

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 15:16
Jakup Krasniqi

Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se duhet të formohet një komision i ri për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ka thënë se vetëm në këtë mënyrë bëhet korrigjimi i gabimeve që janë bërë nga komisioni i udhëhequr nga Murat Meha.


Veç kësaj, Krasniqi ka folur edhe për marrëveshjet e Brukselit. Ka thënë se pajtimi i Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i dëmshëm për Kosovën. Ka argumentuar se ky mekanizëm tejkalon Kushtetutën pasi me këtë çështje merret Qeveria, Parlamenti e Gjykata Kushtetuese.

“S’jemi kundër Asociacionit. Por, ky mekanizëm duhet të jetë i bazuar në ligjet e Kushtetutën e Kosovës. Ne e kemi Asociacionin e Komunave që s’është marrë as Qeveria, as Kuvendi dhe as Gjykata Kushtetuese”, ka shtuar ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat