Hykmete Bajrami: Po shkojmë drejt unifikimit të tregut me Shqipërinë

Lajme

Hykmete Bajrami: Po shkojmë drejt unifikimit të tregut me Shqipërinë

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 18:45
Hykmete Bajrami

Mnistrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po e cilëson si tepër të rëndësishme mbledhjen e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ajo ka numëruar disa nga marrëveshjet që janë nënshkruar në mes dy qeverive.

“Mbledhjet e përbashkëta në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, janë një rëndësie të madhe politike. Ne me marrëveshje po shkojmë drejtë unifikimit të tregut. Sot u nënshkruan një sërë marrëveshjesh, nëse nuk gaboj janë tetë marrëveshje. Ministria e financave ka nënshkruar sot dy marrëveshje” , ka thënë Bajrami.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat