Nuk përfillet vendimi gjykatës, kënga e Gold Ag vazhdon të jetë aktive (Video)

Mediale Vip

Nuk përfillet vendimi gjykatës, kënga e Gold Ag vazhdon të jetë aktive (Video)

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 16:01
Gold Ag

Megjithë deklaratën e Alma Lamës së gjykata ka aprovuar kërkesën e saj për bllokim të këngës “Shqiptar 2”, kënga vazhdon të jetë aktive në rrjetin social “Youtube”.

Ky projekt muzikor i reperit i publikuar në vitin 2014, ku përmendet emri i Lamës, solli sherrin mes tyre duke dërguar qështjen deri në gjykatë.

Alma Lama ditën e djeshme deklaroi se kërkesa e saj për bllokim të këngës dhe bllokim të llogarive bankare të reperit janë aprovuar nga gjykata, por prezenca akoma e klipit në “Youtube” thotë të kundërtën.

E kontaktuar nga Express, Alma konfirmoi edhe njëherë aprovimin e gjykatës për kërkesat e saj, duke thënë se nuk është në dijeni pse kënga ende është aktive në “Youtube”.

Në anën tjetër Ariani nuk ka dashur të merret fare me këtë qështje duke qëndruar i qetë që nga fillimi i këtij sherri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat