Pas liberalizimit, nis humori me mërgimtarët (Foto)

Ndryshe

Pas liberalizimit, nis humori me mërgimtarët (Foto)

Më: 4 maj 2016 Në ora: 19:10

Rekomandimi pozitiv nga ana e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, jo vetëm që ka sjellë gëzim dhe optimizëm për qytetaret e Kosoves se vendi po ecë drejt integrimeve, por edhe shumë humor.

Kjo për faktin se vonesa nga ana e KE-së për liberalizim të vizave nuk është arsyetuar asnjëherë nga popullata, sidomos të rinjtë që e kanë ndjerë vetën të izoluar.

Shteti me popullatën më të re në Evropë, është i fundit në rajon që po i liberalizohen vizat.

Por tashmë kur gjithçka duket se është në rrugë të duhur dhe kanë mbetur vetëm disa javë para se qytetarët të lëvizin lirshëm në vendete zonës Schengen, ka plasur gallata në rrjetet sociale.

Meqë qytetaret e Kosoves llogaritet të kenë numër të lartë të familjarëve të tyre në shtetet perëndimore të zonës Schengen, atëherë humori ka nisur pikërisht me ‘frikën’ e tyre se mund të përballen me fluks të lartë mysafirësh nga Kosova.

Meqë mërgimtarët vijnë çdo verë në Kosovë dhe janë shtylla më e fortë e shtetit duke derdhur miliona euro remitenca, brenga e tyre ishte gjithmonë se nuk mund të kenë për mysafir familjarët e tyre nga Kosova.

Pikërisht në këtë pikë, tashmë kanë nisur edhe shakatë, të cilat disa prej tyre, të radhitua i gjeni si më poshtë.



Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat