Babai shpëton djalin nga një incident i frikshëm te parku i lojërave |VIDEO

Ndryshe

Babai shpëton djalin nga një incident i frikshëm te parku i lojërave |VIDEO

Më: 28 prill 2016 Në ora: 09:47

Kishte hipur bashkë me të birin në një tren rrotullues, ku shpejtësia ishte mjaft e madhe, kur ndodhi diçka e papritur.

Babë e bir ndodheshin në një park lojërash në Texas, SHBA, kur njëri nga rripat që mendohet të siguronte djalin ka shfaqur problem, duke e rrezikuar seriozisht, shkruan noa.al.

Por babai i tij Delbert Laham, e rrethoi të birin me krahë, duke shmangur një incident të mundshëm.

“Ne po bënim një video për gruan time por unë pashë se djali ishte duke rrëshqitur dhe e kapa atë”, shkruan Laham, bashkëngjitur videos.

Ai paralajmëron të tjerët që të bëjnë kujdes me fëmijët, ndërsa thotë se do bëj padi ndaj parkut ku ndodhi ngjarja, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat