Zjarrfikësit australianë pozojnë të zhveshur për bamirësi

Ndryshe

Zjarrfikësit australianë pozojnë të zhveshur për bamirësi

Më: 27 prill 2016 Në ora: 18:51

Prodhimi i kalendarëve me zjarrfikës është kthyer tashmë në një traditë australiane.
Që nga viti 1993, të gjithë paratë nga shitja e këtyre objekteve janë përdorur për financimin e spitaleve të fëmijëve, kryesisht atë në Westmead.

Zjarrfikësit kanë arritur të mbledhin më shumë se 1 milion dollar në 20 vite.

Këtë herë ata shpresojnë të mbledhin edhe më shumë para. Për të mbështetur World Society për mbrojtjen e kafshëve, ata vendosën të pozojnë shirtless në një set fotosh të nxehta me qenushë e kotele nga streha e kafshëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat