Binjaket “bardhë e zi”, vogëlushet 10-muajshe habisin njerëzit (Foto)

Ndryshe

Binjaket “bardhë e zi”, vogëlushet 10-muajshe habisin njerëzit (Foto)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 13:25

Njëra prej tyre është e zezë dhe me sy të mëdhenj e të bukur kafe, ndërsa tjetra me lëkurë të bardhë dhe sy blu. Binjaket Myla dhe Anaya kanë lindur vetëm dy minuta pas njëra-tjetrës, por ndryshimet në pamjen e tyre janë të mëdha.

Anaya, vajza bardhoshe i ka ngjarë nënës së saj Hannah Yarker, ndërsa vogëlushja tjetër Myla i ka ngjarë babait Kyle Armstrong.

Nëna e vogëlusheve Yarker tha se njerëzit habiten shumë dhe nuk e besojnë kur mësojnë se ato janë binjake. 20-vjeçarja nga Greater Manchester (Angli) u shpreh se ajo kalon shumicën e kohës së saj duke u shpjeguar njerëzve kureshtarë se ajo është nëna e vajzave dhe se ato janë binjake.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat