Çelësi për një martesë të lumtur, është burri shumë më i gjatë se gruaja

Ndryshe

Çelësi për një martesë të lumtur, është burri shumë më i gjatë se gruaja

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 07:05

Interesat e njëjta, sensi i humorit dhe seksi i mirë janë faktorë që e bëjnë një lidhje të gjatë dhe të qëndrueshme.
Por, sipas studimeve të fundit, të pasurit një burrë të gjatë, e bën gruan shumë më të lumtur.

Sipas gjetjeve të bëra, ka dalë se gratë me burra të gjatë, kanë qenë më të kënaqura dhe më të lumtura.

“Megjithëse është ditur se gjatë historisë, meshkujt e gjatë kanë qenë të parapëlqyer nga femrat, për arsye të shumta, nuk është ditur, nëse kjo e ka bërë femrën edhe të lumtur” kanë thënë hulumtues nga Universiteti i Seulit në Kore.

“Dallimi shumë më i madh në gjatësinë e çiftit, është gjetur se lidhet ngushtë me lumturinë e gruas”,.

Hulumtuesit kanë nënvizuar se kjo nuk ka të bëjë me ndonjë naivitet të femrës, por se është një gjë që nuk e ka ndryshuar evolucioni.

Në të dhënat e 7850 çifteve, është gjetur se gratë më të lumtura, kanë qenë ato me burra shumë më të gjatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat