I vdes fëmija 5-vjeç, babai merr një vendim të vështirë

Ndryshe

I vdes fëmija 5-vjeç, babai merr një vendim të vështirë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 10:38

Thonë se nuk ka dhembje më të madhe se ajo e një prindi për fëmijën. Por një baba në Kinë e ka kthyer në forcë humbjen e fëmijës 5-vjeçar, duke u shpëtuar jetën pesë njerëzve të tjerë.

“Mami, më vjen shumë keq. Nuk do të bie në koma, jam mirë”. Këto kanë qenë fjalët e fundit të vogëlushit 5-vjeçar Weiwei, para se të humbte betejën me kancerin.

Vogëlushi nga provinca Zhanjiang e Kinës ka ndërruar jetë në 23 nëntor në spital, si pasojë e tumorit në tru, bën të ditur agjencia “Xinhua”.

Pavarësisht dhimbjes, familja e tij ka vendosur t’i japë organet e vogëlushit për pacientë të tjerë që kishin nevojë. Brenda të njëjtës natë, pesë pacientëve të tjerë u është ndryshuar jeta.

Vendimi i familjes së djalit është pritur me kundërshtime në fshatin ku ata jetojnë, por prindërit thonë se djali i tyre do të ishte i lumtur me këtë zgjedhje.

Mëlçia dhe dy veshkat janë transplantuar në tre pacientë, ndërsa dy djem kanë fituar shikimin pas dhurimit të kornesë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat