Parada e bukurisë për të mbijetuarat nga Holokausti (Foto)

Ndryshe

Parada e bukurisë për të mbijetuarat nga Holokausti (Foto)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 20:07

Në Izrael është mbajtur për të 3 vjet radhazi parada e bukurisë për të mbijetuarat e Holokausit, me organizatorët dhe pjesëmarrësit që e cilësuan këtë event, një afirmim për jetën.

60 gra me origjinë nga vende të ndryshme të Evropës, që i mbijetuan gjenocidit nazist, morën pjesë në paradë, ecën përpara publikut në skenën që ishte ngritur në qytetin port të Haifas.

Artistë të make-up dhe dhjetëra parukierë morën pjesë gjithashtu, duke përgatitur zonjat në paraqitjen e tyre, në mënyrë që ato të ndiheshin si mbretëresha të vërteta për këtë ditë.

Gruaja më e madhe në moshë mori duartrokitje të zjarrta, ndërsa të gjithave përpara publikut ju dha mundësia për të ndarë historitë personave, nga periudha e Holokaustit.

Organizata “Dora e ndihmës”, një grup i financuar privatisht, tha se ka ndihmuar më shumë se 200 mijë të mbijetuar nga Holokausti që jetojnë në Izrael dhe operon si një shtëpi për të mbijetuarit e Holokaustit, ka organizuar edhe këtë paradë bukurie dhe festive.

Drejtori ekzekutiv i “Ambasadës ndërkombëtare kri stiane në Jeruzalem, që mbështet këtë organizatë, tha se shpreson që ky event të jetë një ndihmë dhe një kënaqësi për këta të mbijetuar.

“Ky është një event vërtet i rëndësishëm, ku sonte të mbijetuarit e Holokaustit kanë mundësinë të eksperimentojnë dhe të provojnë diçka të re, diçka që në fëmijëri dhe ndoshta në rini iu është mohuar. Shumë prej tyre janë fëmijë të adoleshentëve apo të rinjve gjatë Holokaustit. Disa prej tyre kanë qenë edhe në geto apo në kampe përqendrimi. Ndaj kjo mbrëmje iu jep atyre diçka mbrapsht nga fëmijëria e mohuar. Nëse shihni mirë në fytyrat e të mbijetuarave të Holokaustit do të shihni gëzim dhe lumturi. Ky është qëllimi ynë. Dhe për ne kristianët, ky është një privilegj i madh, sidomos për mua që jam nga Gjermania, që jam i aftë të kontribuoj me diçka në këtë mbrëmje, për t’i kthyer diçka të rrëmbyer me të padrejtë vite më parë” tha Jurgen Buhler.

Organizatorët e eventit thanë se çdo vit pjesëmarrësit marrin pjesë me dëshirë dhe shumë kënaqësi, pavarësisht kritikave të ndryshme që e shohin si shitje të jetës së tyre në kujtim edhe të 6 milionë hebrenjve të vrarë në Holokaust gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një nga anëtarët e jurisë në këtë paradë, gazetari Lihi Lapid, tha se ishte shumë e prekur nga dëshira e këtyre zonjave për të festuar jetën, pavarësisht problemeve dhe vështirësive të kaluara në jetë.

“Besoj se ne i zgjedhim ato pikërisht për dëshirën që kanë për të jetuar, për energjinë e tyre. Ato janë sot shumë të lumtura në skenë, pavarësisht asaj cka na rrëfejnë. Secila prej tyre dëshiron dhe ka përmendur një fakt, që janë këtu sepse duan të kujtojnë dhe të flasin për ata çka ato s’mund ta harrojnë kurrë. Dhe këtu ka diçka vërtet prekëse, në mënyrën sesi ato tani e perceptojnë jetën dhe si i kuj tojnë gjithçka kanë kaluar në jetë, sot duan vetëm të festojnë jetën” tha ajo.

Fituesja e konkursit, ishte 83 vjeçarja Rita Berkowitz me flokët e saj argjendi, mbi të cilat u vendos kurora me gurë blu dhe të bardhë. Ajo tha se dëshironte të përcillte një mesazh për të gjithë popullin e Izraelit.

“Mesazhin që të gjithë hebrenjtë përqark botës, duhet të vijnë në Izrael, të gjithë. Duhet të jenë së bashku. Ne nuk kemi frikë nga askush sot. hebrenjtë nuk do të zhduken kurrë nga kjo botë” tha 83 vjeçarja.

Berkowitz ishte 7 vjeçe kur nisi Lufta e Dytë Botërore. Pas horroreve të Holokaustit, ajo emigroi në Izrael në vitin 1951 dhe aty u martua. Ajo ka një vajzë, 6 mbesa dhe 5 stërnipër e stërmbesa.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat